Connect with us

Lajme nga vendi

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

Published

on

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.

Lajme nga vendi

Shkon në 61 numri i viktimave në Koçan/ Ndërron jetë Aleksandar Gavrillovskin i cili ishte për kurim në Lituani

Published

on

Edhe një viktimë nga tragjedia në Koçan, bëhet fjalë për 29 vjeçarin Aleksandar Gavrillovski i cili ishte për kurim në Lituani. Lajmin e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sipas të cilit edhe dy pacientë të tjerë janë në gjendje kritike për jetën, shkruan Alsat.

“Tanimë i ndjeri Aleksandar Gavrilovski ishte njëri nga katër pacientët në gjendje kritike”, tha Taravari.

Numri i viktimave nga tragjedia në Koçan arrin në 61 persona. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Gëzohem që VV, LD, Alternativa dhe L.Besa kanë rënë dakord që të bëhen një parti, ASH-ja nuk ka pasur ftesë!

Published

on

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përshëndeti iniciativën e partive që janë pjesë e koalicionit VLEN që të shkrihen në një të vetme, por siç tha, deri te ASH-ja nuk ka pasur një ftesë të tillë, por nëse do të ketë, Taravari tha se do të shqyrtohet

“Sinqerisht unë e dëgjova tash duke ardhur, z.Mexhitin. ne e kemi diskutuar për shkrirje të VLEN-it prej në korrik të vitit të kaluar e më pas aspak nuk është hapur kjo temë. Unë gëzohem që ata kanë ra dakord, Vetëvendosje, LD-ja, Alternativa dhe Besa që të shkrihen dhe e përshëndes këtë aktin. Aleanca për shqiptarët do të mbetet si subjekt që do të tentoje të bashkëpunojë nëse këta do të shkrihen në një parti. Deri të ne nuk ka ardhur ashtu ftesë, nëse vjen, do ta shqyrtojmë”, tha Taravari.

https://www.facebook.com/tv21hd/videos/1321070935843885/?ref=embed_video

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Masat po japin rezultat, çmimet e produkteve bazë ushqimore po stabilizohen, inflacioni në muajin mars u ul me 1.3% në nivel mujor

Published

on

Inflacioni në mars 2025 krahasuar me muajin shkurt shënoinjë rënie prej -1.3%, të dhëna këto të Entit Shtetëror të Statistikave, njoftoinë rrjetin social Facebook ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi.

“Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës po japin rezultat.Çmimet e produkteve ushqimore bazë janë në stabilizim dhe në rënie.Në nivel vjetor në mars 2025 krahasuar me mars 2024, inflacioni i matur për mes kostos së jetesës është 2.7%. Në vazhdimësi popunohet në masa për përmirësimin e standardit të qytetarëve dhe stabilizimin e çmimeve”, ka shkruar ministri Durmishi.

Qeveria, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, mori vendim për kufizimin e marzhit bruto të fitimit të 102 grupeve të produkteve ushqimore bazë, si dhe vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta të 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë. Këto dy vendime kanë hyrë në fuqi më 20 shkurt dhe do të vlejnë deri më 30 prill 2025.

Vendimi për të kufizuar marzhin bruto të fitimit në tregtinë me shumicë dhe pakicë në 102 grupe produktesh ose mbi 1000 produkte ushqimore dhe joushqimore përfshin:

5% marzh fitimi bruto në bazën 8 produkte ushqimore qumësht, bukë, miell (lloji 400 dhe tip 500, vezë, vaj gatimi, dhe kos)

Advertisement

10% marzh fitimi bruto për produktet ushqimore, i cili përfshin një grup prej 55 produkteve ushqimore (mish dhe produkte mishi, sheqer, produkte qumështi, margarinë, gjalpë, perime dhe fruta të konservuara, fasule, oriz, makarona)

15% marzh fitimi bruto për 39 produkte ushqimore dhe produkte higjienike (fruta dhe perime të freskëta, detergjentë, ushqim për fëmijë, pelena, sapun, letër higjienike dhe të tjera.

Po ashtu u ngrinë çmimet e 8 grupeve të produkteve ushqimore bazë :qumështi, buka, mielli (lloji 400 dhe tipi 500), vezët, vaji i gatimit, kosi etj.

Qëllimi i këtyre masave është mbrojtja e standardit të qytetarëve, ulja e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe stabilizimi i inflacionit.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat