Connect with us

Lajme nga vendi

Përmbaruesit “zhvatës” të pashembulltë, qytetarët në hall!

Published

on

Përmbaruesit janë shndërruar në tmerr të qytetarëve, ankesa pa numër në drejtim të përmbaruesve që po “zhvatin” qytetarët e varfër. Mbi 93 përmbarues të regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar kanë marrë apo vjelur afër 160 milionë euro (159.761.407 euro), thuhet në raportin e publikuar të Odës së Përmbaruesve për vitin 2023. Nga shuma totale prej afër 160 milionë eurove, 41.9 milionë euro janë mbledhur vetëm nga qytetarët. Shumë jashtëzakonisht e lartë për një vend dhe shoqëri të varfër, por përmbaruesit nuk e kanë ndërmend të ndalen pasi askush që është mbi ta nuk po i ndal dot që kjo veprimtari famkeqe e tyre të merr fund njëherë e përgjithmonë. Kjo gjë duhet të rregullohet me ligj që tavani i kamatës mos të jetë më i lartë se borxhi, por përderisa po vjelën qytetarët askush nuk po brengoset.

Përmbaruesit gjatë 2023 kanë “zhvatur” afër 160 milionë euro

Mbi 93 përmbarues të regjistruar në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar kanë marrë apo vjelë afër 160 milionë euro (159.761.407 euro), thuhet në raportin e publikuar të Odës së Përmbaruesve për vitin 2023. Vetëm në territorin e Gjykatës Themelore Shkup dhe Gjykatës Penale Shkup janë përmbaruar mbi 92 milionë euro.

Nga shuma totale prej afër 160 milionë eurove, 41.9 milionë euro janë mbledhur nga qytetarët, derisa në vitin 2022 ka qenë 40.5 milionë euro. Nga institucionet shtetërore janë vjelur 29.53 milionë euro, që është rezultat më i mirë se vitet e kaluara. Dhe nga bizneset janë marrë 90.34 milionë euro. Bëhet fjalë për 76 mijë raste të ekzekutuara.

Përmbaruesit në mbrojtje të interesit të bankave shkatërrojnë dhe fundosin qytetarët – 

Advertisement

Përmbarimi është i paraparë si instrument me qëllim që të mos dëmtohen bankat apo kreditorët ato që kryesisht japin hua. Dhe, si i tillë paraqet instrument efikas sepse në të kaluarën gjyqet kanë qenë të mbushura me lëndë dhe këto shoqëri bankare nuk kanë mund t’i realizojnë të drejtat e tyre, prandaj është paraparë përmbarimi si shërbim publik i cili ushtrohet nga përmbaruesit. Por, në realitet ky shërbim publik kur shkelet nga vetë përmbaruesit kjo shkon krejt në kurriz të qytetarëve duke dëmtuar deri në palcë si pasojë e ngarkesës dhe shtimit të borxhit, deri në afat të pa caktuar.

Avokati i popullit, Naser Ziberi, për Zhurnal më herët pati thënë se nuk është problemi te ekzistenca e përmbaruesve, por te shkeljet e dispozitave ligjore që bëhen pikërisht nga këta përmbarues. Sepse, sipas tij përmbaruesit marrin mjete që nuk janë të parapara për përmbarim, kamata nuk ka tavan, bllokohet burimi i vetëm financiar e të tjera, që krejt këto rëndojnë jetesën e qytetarëve.

“Nuk paraqet problem sistemi, por keqpërdorimi sistemit. Do të thotë rastet kur përmbaruesit nuk respektojnë dispozitat ligjore për përmbarim, ligjeve për marrëdhënie obligative të cilat shpesh herë shkelen nga ana e përmbaruesve. Këto shkelje shpesh herë ndodhin në rastet kur përmbaruesi nuk e bënë informimin në kohë të kreditorit apo atij që ka borxh, pra mos njoftimi në kohë ja shkurton mundësinë qytetarit që ta shlyejë borxhin dhe mos t’i bllokohet llogaria, mos t’i rritet kamata. Problemi i dytë paraqitet kur përmbaruesi merr mjetet të cilat me ligj janë të ndaluara të preken siç janë ndihma sociale, shtesat fëmijërore, e kështu me radhë, ose merren më shumë mjete se sa me ligj është e lejuar. Kur një qytetarë e ka burim të vetëm financiar rrogën apo pensionin, përmbaruesi nuk guxon ta ndalojë më shumë se një të tretën, por në praktikë ndodhë e kundërta”, pati deklaruar Ziberi.

Ai shtoi se, problem tjetër shumë serioz janë edhe mjetet që përmbarohen, pasi shpesh herë ndodhë të përmbarohen mjete që janë ekzistenciale si kushte elementare për jetesë, duke përfshirë këtu edhe mobiljet e shtëpisë, aparate të ndryshme si televizor, frigorifer, mjete të cilat ligjërisht janë të përjashtuara nga përmbarimi.

Por, nuk është kjo e tëra pasi çështja kryesore dhe shumë problematike e dëmtuese për qytetarët është edhe mungesa e një tavani për kamatën. Pra, në mënyrë legjitime kamata rritet pa ndërprerë dhe kalon shumën e borxhit, dhjetëfishohet deri në pa kufi. E kjo rëndon dhe shton borxhin sa më shumë, që qytetarët mos të kenë mundësi kurrë në jetë ta shlyejnë atë borxh, që i bie edhe nëse paguajnë me këste paguajnë vetëm kamatën por jo edhe borxhin. Më e trishtë se kaq, qytetari vdes por borxhi vazhdon të jetojë dhe i transferohet trashëgimtarëve.

Advertisement

Kur flasim për përmbarues dhe qytetarët si palë të dëmtuar, avokati i popullit tha për Zhurnal se ka jashtëzakonisht shumë ankesa nga qytetarët të cilat janë rrëqethëse, një borxh prej 3 mijë eruove, i bëhet 10 mijë e deri 15 mijë euro, ose mos të flitet për shumë më të mëdha kur borxhi është 20 mijë apo 30 mijë euro, qytetarët vdesin dhe nuk arrijnë ta paguajnë borxhin, madje u bartet edhe trashëgimtarëve borxhi.

Nuk ka mundësi logjike që një qytetarë me një pagë minimale përnjëherë të paguajë një shumë aq të lartë të borxhit, edhe nëse paguan me këste i bie që paguan vetëm kamatën por jo edhe borxhin, prandaj mos kufizimi i kamatës ndëshkuese paraqet problem serioz për qytetarët. Prandaj, kur kërkohen shkaqet tjera pos mungesës së punës se përse qytetarët braktisin vendin, në këtë shkaqe mund të llogaritet edhe kjo “përdhosje” e dinjitetit të qytetarët që në emër të ndihmës e mbrojtjes ligjore shkatërrohen, fundosen dhe dëmtohen maksimalisht qytetarët. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)

Published

on

Me një ceremoni solemne në Kukës të Shqipërisë, është inauguruar simboli i
shqiponjës që është një dhuratë nga filantropi tetovar Lazim Destani. Monumenti
“Shqiponja”, u vendos në këtë pikë tek e cila kryqëzohen rrugët që lidhin Kukësin
me Rrugën e Kombit poashtu përmes kërij rreth rrotullimi realizohen edhe hyrje
daljet nga Rruga e Kombit të qytetarëve të Hasit. Në ceremoninë e sotme solemne,
krahas donatorit Lazim Destani me bashkëpuntorët e tij ishte i pranishëm edhe
kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj dhe deputeti i zonës së Kukësit
Pandeli Majko.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, pas prerjes së shiritit, filantropi tetovar Lazim
Destani tha se ndihet krenar që shqiponja tash e tutje do të qëndrojë në këtë vend
pasi që është simboli ynë që na bën krenar. Ai tha se vjen nga një fshat i malësisë
së Tetovës, Bozovcë, ku është rritur dhe me Kukësin i ndan vetëm një kodër.
Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Kukësit Albert Halilaj tha se Kukësi është qyteti
që i bashkon të githë shqiptarët përmes rrugës së Kombit.
Në shenjë vlerësimi për dashurinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm për
Kukësin, filantropit Lazim Destanit i është dorëzuar çelësi e Qytetit, simbol i
mirënjohjes dhe respektit të përbashkët. Çelësi i është ndarë nga ana e kryetarit të
Bashkisë së Kukësit Albert Halilaj. Për Destanin ky është një moment i veçantë në
jetën e tij,
Ky monument është dhuruar në Tiranë për nderë të 100 vjetorit të pavarësisë së
shtetit shqiptar dhe prej sot do të qëndrojë në trekëndshin e tre shteteve, Shqipëri,
Kosovë dhe Maqedoni. Shqiponja poashtu do të ketë edhe aksesorët ndihmës dhe
sistemin e ndriçimit dekorativ./TV KOHA /

Continue Reading

Lajme nga vendi

Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat

Published

on

Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.

“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës

Published

on

Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.

Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.

“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.

Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”

Continue Reading

Më të lexuarat