Connect with us

Lajme nga vendi

ASH-ja e Taravarit: Krim i organizuar në Gjykatën e Tetovës me sjelljen e vendimit për kryetarin e partisë

Published

on

Aleanca për Shqiptarët krahu i Arben Taravarit sot përmes një konference për shtyp ka hedhur dyshime për krim të organizuar në sjelljen e vendimit nga ana e Gjykatës së Tetovës e cila ka vendosur në favor të kërkesës së Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës që Sela të jetë kryetar i partisë, raporton Portalb.mk.

Nga ASH-ja krahu i Taravarit theksuan se ky lajm doli në opinion pa u informuar përfaqësuesi ligjor i ASH-së.

“Grupacioni i pakënaqur që përfundoi te BDI përdori të gjitha mekanizmat e pushtetit për të ndërruar katër gjyqtarë deri në momentin që arritën të gjejnë gjyqtarin e tyre të preferuar që u kryen punë padrejtësisht. Kjo parregullsi dhe ky paradoks i informimit na e vërteton atë që sistemi gjyqësor në RMV është i kapur nga politikanë të papërgjegjshëm”, thanë nga Aleanca për Shqiptarët krahu i Taravarit.

Ndërkaq avokati i ASh-së krahu i Taravarit, Abidin Abduli theksoi se janë ndryshuar disa gjykatës, ndërsa disa tjerë kanë shkuar në pushim mjekësor.

“Në vendim vetëm citohen dokumentacioni i dorëzuar nga pala tjetër, pa mos u shqyrtuar asnjë dëshmi, asnjë kërkesë e jona dhe pa hyrë t’i kontrollojnë dëshmitë dhe faktet e palës tjetër. Para jush i kam procesverbalet e gati shumicës së degëve të ASH-së të cilat nën direktivën e zotit Sela mbajnë kuvende mes 10-18 shkurt, prej ditës kur e kanë mbajtur kuvendin në restorant Bushi deri në kongres, në datat 13, 14 dhe 15 mbajnë kuvende degësh me çka i pushojnë nga detyra delegatët e kongresit dhe zgjedhin delegatë të rinj. Në kongres të jashtëzakonshëm shkohet me delegatët paraprak, nuk mund të shkosh në kongres të jashtëzakonshëm me delegat të ri, ata bëjnë ndërrimin e më shumë se 400 delegatëve”, tha Abduli.

Advertisement

Ai theksoi se kuvendi qendror i ASH-së krahu i Selës nuk ka pasur kuorum, pasi në Gjykatën e Tetovës janë dorëzuar 68 deklarata të kuvendarëve të ASH-së me deklarim se nuk kanë marrë pjesë në kuvendin qendror në restorant Bushi të thirrur nga Sela.

“Në bazë të statutit të partisë thirrjen e kongresit të drejtë ekskluzive e ka kryetari i partisë dhe 2/3 e kuvendarëve”, tha Abduli.

Ai theksoi se Gjykata e Tetovës dëshmitë e tyre nuk i citon në vendimin e vet, e aprovon njëanshëm kërkesën e palës tjetër dhe në fund vetëm e refuzon kërkesën e tyre me arsyetim se ata nuk kanë të drejtë të kërkojnë komplet ndërrimin e statutit të partisë.

“Hedh dyshime të mëdha se ky vendim është sjellë jashtë institucionit Gjykata Themelore e Tetovës dhe vetëm është nënshkruar nga gjykatësi Ilir Rexhepi”, tha Abduli.

Ai hodhi gjithashtu dyshime për krim të organizuar mes kryetarit të gjykatës, gjykatësit që ka vendosur për lëndën dhe njërit prej avokatëve të palës tjetër.

Advertisement

“Lëndën do ta ankimojmë në Gjykatën e Apelit në Gostivar. Do i shohim të gjithë mundësitë që të shohim përgjegjësi procedurale dhe penale për kryetarin e gjykatës dhe gjykatësin që ka vendosur”, tha Abduli.

Ata theksuan se shpresojnë që Gjykata e Apelit në Gostivar do sjell vendim të drejtë dhe të ligjshëm.

Kujtojmë që edhe paraprakisht nga krahu i Taravarit disa herë kanë theksuar se në këtë rast është bërë presion ndaj gjykatës për ndryshimin e gjykatësve disa herë në këtë lëndë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Paraburgim për një 31 vjeçar nga Shkupi, dyshohet për tentim për përdhunim

Published

on

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj personit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer vepër penale sulm seksual dhe dhunim nga neni 186 paragrafi 1 lidhur me nenin 19 (në tentativë ) të Kodit Penal.

“Më 5 shtator, 31-vjeçari ka sulmuar një grua në Kisella Vodë dhe në kundërshtim me vullnetin e saj të shprehur qartë, ka tentuar qëllimisht të kryejë akte seksuale ndaj saj. Viktima ka qenë duke ecur në drejtim të shtëpisë së saj dhe pasi ka kaluar në vendkalimin për këmbësorë në bulevardin “Boris Trajkovski” afër komunës Kisella Boda, i dyshuari e ka kapur me të dyja duart dhe ka tentuar ta tërheqë zvarrë në një rrugë anësore. Ai e shtyu dhe tentoi ta sulmonte seksualisht. Gruaja vazhdonte të bërtiste, të kërkonte ndihmë dhe përpiqej të çlirohej, ndërsa kur njerëzit filluan të mblidheshin, i dyshuari e la të ikte pa e arritur qëllimin e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga PTHP-ja.

Prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin, me të cilin ka deklaruar se ekziston rreziku që ai të ikë, të pengojë procedurën penale ose të përfundojë tentativën e veprës penale. Gjykata themelore penale e Shkupit e ka pranuar propozimin dhe të dyshuarit i është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Durmishi: Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve

Published

on

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, në përputhje me përkushtimin e saj për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, shpalli sot thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve në kuadër të Programit për mbrojtjen e konsumatorëve për vitin 2024. Mjetet financiare nga ky Program janë të dedikuara për realizimin e programeve dhe projekteve nga shoqatat e konsumatorëve. Përmes kësaj mbështetjeje financiare, Ministria e Ekonomisë dhe Punës ndan mjete financiare për realizimin e programit (projektit) për mbrojtjen e konsumatorëve në vlerë prej 300.000,00 denarë deri në 500.000,00 denarë në përputhje me propozim programet (projektet) e dorëzuara për mbrojtjen e konsumatorëve deri në shterimin e mjeteve financiare të parashikuara për këtë thirrje, të organizatave joqeveritare për mbrojtjen e konsumatorëve për sigurimin e informacioneve dhe ndihmës për konsumatorët.Kjo iniciativë është pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të përmirësuar cilësinë e jetës së të gjithë qytetarëve dhe për të forcuar mbrojtjen dhe të drejtat e tyre.Inkurajojmë të gjitha shoqatat e konsumatorëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë për mbështetje financiare që do t’u mundësojë atyre të realizojnë projekte të rëndësishme për të mirën e konsumatorëve. Kjo thirrje është dëshmi e përkushtimit tonë për transparencë, drejtësi dhe gjithëpërfshirje në krijimin e politikave që përmirësojnë kushtet e jetesës së të gjithë qytetarëve.Më shumë informacione për kushtet e aplikimit, shumën e mjeteve financiare dhe afatin për dorëzimin e kërkesave mund të gjeni në ueb-faqen tonë www.economy.gov.mk.Sektori i Koordinimit të aktiviteteve të ministrit
Ju bëjmë thirrje të kontribuoni bashkërisht në forcimin e të drejtave të konsumatorëve në vendin tonë. Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është jo më vonë se ora 16:00 më 20.09. të vitit 2024.Tv Koha

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjendet një trup i pajetë brenda një hoteli në Tetovë

Published

on

Me datë 05.09.2024 në ora 11:40, në SPB Tetovë nga Emergjenc Mjekësore e Tetovës kanë raportuar se në një hotel në Tetovë ndodhet një person i vdekur, i cili nga mjeku i Mjekësisë Emergjente ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune.

“Është konstatuar se bëhet fjalë për P.J.R (68) nga Britania e Madhe. Prokurori publik dhe zyrtarët policorë nga SPB- Tetovë kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të Prokurorisë Publike, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, thuhet në kumtesën e SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat