Connect with us

Lajme nga vendi

Lypsarë në çdo kënd, interesimi e kujdesi mungojnë!

Published

on

Politikanët në çdo katër vite apo thënë më saktë në çdo periudhë parazgjedhore shndërrohen në lypsarë që lypin besimin e qytetarëve, votën. Por, që pasi ta marrin këtë që e lypin edhe po i lype me “Interpol” vështirë të gjenden, Largohen nga qytetarët fokusohen në privilegje dhe jetë luksoze. Pra, nga lypsarë para zgjedhjeve shndërrohen në “zengina” pas zgjedhjeve. Që në fakt hallin e lypsarëve apo nevojtarëve të realt më së miri duhet ta kuptojnë këta politikanë, por nuk po ndodh kështu. Numër i madh i qytetarëve të këtij vendi po vërshojnë kënde të ndryshme me copë kartoni në duar për të kërkuar lëmoshë. Numri i tyre është rritur dukshëm gjatë muajit të Ramazanit, ku solidarizimi i besimtarëve mysliman nuk mungon. Por, këta qytetarë kanë nevojë për ndihmë që zgjidh problemin e tyre në kohë permanente dhe jo të holla sa për të blerë një copë buke, e këtë duhet ta bëjnë politikanët, shkruan Zhurnal.

Kjo qasje duhet të kontrollohet nuk mundet që njerëz që qëndrojnë në prapavijë të pasurohen nga lëmosha që kërkojnë fëmijë të mitur. Prandaj, organet e shtetit saktësisht MPB duhet të hetojë në detaje se nëse ekziston një klan i tillë duhet të zhbëhet sa më shpejt që është e mundur dhe fëmijët të kthehen në kujdes social, në të kundërtën lejohet në mënyrë publike keqpërdorim i fëmijëve.

Pretendimet për ekzistimin e një klani të tillë e prishin edhe hapësirën e nevojtarëve të realt e të vërtetë. Sepse, qytetarët po dëgjojnë kudo e nga kushdo që mos jepni të holla sepse këta nuk kanë nevojë por janë të punësuar për të qenë lypsarë, dhe këtu bie ndesh humanizmi dhe keqpërdorimi i mundshëm. Kjo situatë kaotike vjen si pasojë e mos veprimit të institucioneve përgjegjëse.

Ndihma sociale duhet të rritet me rritjen e inflacionit. Kur kostoja e jetesës rritet muaj pas muaji, më të cenuarve nuk mund t’u jepet një lëmoshë. Për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, duhet t’u jepet të paktën paga minimale. Ky është mesazhi kryesor nga analiza e efekteve të reformës sociale të vitit 2019. Tregon se ndryshimi i qasjes dhe mënyrës së pagesës dha efektet e dëshiruara, ndonëse për shkak të krizës Covid dhe inflacionit, numri i të varfërve nuk u ul në mënyrë drastike.

Reforma trefishoi numrin e njerëzve që marrin ndihmë sociale, por numri i të varfërve ra me 1 deri në 2 për qind. Prandaj sugjerohet që në vend të masave populiste – siç është ndihma për fëmijën e tretë, paratë të caktohen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara.

Advertisement

“Nëse nuk keni para për të paktën një vakt të nxehtë në ditë, kjo do të thotë se ndihmat duhet të rriten”, thotë Paul Sutts, autor i Analizës.

Autorët e analizës sugjerojnë se asistenca sociale nuk duhet të ndërpritet nëse përfituesit fillojnë të punojnë. Aktualisht, shumica e njerëzve për të mos humbur ndihmën prej 6,7 mijë denarë në muaj, punojnë ilegalisht. Në këtë mënyrë, përveç stimulimit të ekonomisë gri, autoritetet nuk kanë një numër të saktë nëse dhe kur këta persona do të dalin nga pragu i varfërisë.

Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk

Lajme nga vendi

Tetovë, interesim I lartë për vaksinim

Published

on

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë  Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes

Published

on

Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes, teksa mora pjesë në bazarin vjeshtor të organizuar nga kopshti “Fidani”. Ishte një aktivitet i jashtëzakonshëm, ku fëmijët, të udhëhequr me dashuri dhe përkushtim nga mësimdhënëset, kishin përgatitur ushqime të ndryshme dhe me entuziazëm i ofronin ato prindërve dhe mysafirëve. Drejtoresha e kopshtit, Gezime Bakiu, së bashku me ekipin e saj, kishin bërë një punë të shkëlqyer për të organizuar këtë aktivitet të bukur dhe domethënës për të gjithë komunitetin.
Mësimdhënëset, me përkushtim maksimal, qëndronin pranë fëmijëve në çdo hap, duke i ndihmuar dhe mbështetur gjatë procesit të shitjes. Atmosfera festive dhe bashkëpunimi shembullor mes stafit dhe fëmijëve e bënë këtë ditë një sukses të vërtetë. Ky aktivitet jo vetëm që pasuroi aftësitë sociale dhe praktike të fëmijëve, por kontribuoi edhe në forcimin e lidhjeve të komunitetit tonë, duke inkurajuar të gjithë të ndihen krenarë për angazhimin dhe punën e bërë./TV KOHA/

Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës

Published

on

Është miratuar rebalansi i buxhetit të komunës së Tetovës për vitin 2024.
Në seancën e 40 të këshillit të komunës së Tetovës ishin 17 pika në rendin e ditës, ndërsa sipas kryetarit të këshillit të komunës së Tetovës
Naim Ismaili deri tek ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës ka ardhur për shkak të rritjes së bllok-dotacioneve si dhe rritjes së të hyrave vetenake.
Në ndërkohë, komuna e Tetovës ka pranuar një donacion nga kompania e telefonisë A1, ku bëhet fjalë për vendosjen e WI Fi falas në parkun e e
Xhamisë së Pashës dhe para qendrës për kulturë për qytetarët dhe vizitorët./ TV KOHA/ 
Continue Reading

Më të lexuarat