Politikanët në çdo katër vite apo thënë më saktë në çdo periudhë parazgjedhore shndërrohen në lypsarë që lypin besimin e qytetarëve, votën. Por, që pasi ta marrin këtë që e lypin edhe po i lype me “Interpol” vështirë të gjenden, Largohen nga qytetarët fokusohen në privilegje dhe jetë luksoze. Pra, nga lypsarë para zgjedhjeve shndërrohen në “zengina” pas zgjedhjeve. Që në fakt hallin e lypsarëve apo nevojtarëve të realt më së miri duhet ta kuptojnë këta politikanë, por nuk po ndodh kështu. Numër i madh i qytetarëve të këtij vendi po vërshojnë kënde të ndryshme me copë kartoni në duar për të kërkuar lëmoshë. Numri i tyre është rritur dukshëm gjatë muajit të Ramazanit, ku solidarizimi i besimtarëve mysliman nuk mungon. Por, këta qytetarë kanë nevojë për ndihmë që zgjidh problemin e tyre në kohë permanente dhe jo të holla sa për të blerë një copë buke, e këtë duhet ta bëjnë politikanët, shkruan Zhurnal.
Kjo qasje duhet të kontrollohet nuk mundet që njerëz që qëndrojnë në prapavijë të pasurohen nga lëmosha që kërkojnë fëmijë të mitur. Prandaj, organet e shtetit saktësisht MPB duhet të hetojë në detaje se nëse ekziston një klan i tillë duhet të zhbëhet sa më shpejt që është e mundur dhe fëmijët të kthehen në kujdes social, në të kundërtën lejohet në mënyrë publike keqpërdorim i fëmijëve.
Pretendimet për ekzistimin e një klani të tillë e prishin edhe hapësirën e nevojtarëve të realt e të vërtetë. Sepse, qytetarët po dëgjojnë kudo e nga kushdo që mos jepni të holla sepse këta nuk kanë nevojë por janë të punësuar për të qenë lypsarë, dhe këtu bie ndesh humanizmi dhe keqpërdorimi i mundshëm. Kjo situatë kaotike vjen si pasojë e mos veprimit të institucioneve përgjegjëse.
Ndihma sociale duhet të rritet me rritjen e inflacionit. Kur kostoja e jetesës rritet muaj pas muaji, më të cenuarve nuk mund t’u jepet një lëmoshë. Për t’i nxjerrë këta njerëz nga varfëria, duhet t’u jepet të paktën paga minimale. Ky është mesazhi kryesor nga analiza e efekteve të reformës sociale të vitit 2019. Tregon se ndryshimi i qasjes dhe mënyrës së pagesës dha efektet e dëshiruara, ndonëse për shkak të krizës Covid dhe inflacionit, numri i të varfërve nuk u ul në mënyrë drastike.
Reforma trefishoi numrin e njerëzve që marrin ndihmë sociale, por numri i të varfërve ra me 1 deri në 2 për qind. Prandaj sugjerohet që në vend të masave populiste – siç është ndihma për fëmijën e tretë, paratë të caktohen për fëmijët e familjeve të pafavorizuara.
“Nëse nuk keni para për të paktën një vakt të nxehtë në ditë, kjo do të thotë se ndihmat duhet të rriten”, thotë Paul Sutts, autor i Analizës.
Autorët e analizës sugjerojnë se asistenca sociale nuk duhet të ndërpritet nëse përfituesit fillojnë të punojnë. Aktualisht, shumica e njerëzve për të mos humbur ndihmën prej 6,7 mijë denarë në muaj, punojnë ilegalisht. Në këtë mënyrë, përveç stimulimit të ekonomisë gri, autoritetet nuk kanë një numër të saktë nëse dhe kur këta persona do të dalin nga pragu i varfërisë.
Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk