Connect with us

Lajme nga vendi

Mjekët nuk kanë besim tek autoritetet / Mjekët e rinj zgjidhjen e kërkojnë jashtë

Published

on

unësimet partiake, burokracia e madhe dhe mungesa e vullnetit politik për reforma të vërteta, janë vetëm pjesë e problemeve kyçe me të cilat ballafaqohen mjekët e rinj gjatë punësimit. Mjeku Bojan Trajkovski nga Asociacioni i mjekëve të rinj në intervistë për REL thotë se mjekët e rinj presin mbi një vit për punësimin e parë, kjo në situatë kur vendit i mungojnë kuadro.

Problemet administrative që i kanë kolegët pas diplomimit janë të mëdha. Fatkeqësisht, një pjesë e madhe e kolegëve zgjidhjen e gjejnë jashtë Maqedonisë duke mos pasur shpresë se këtu diçka do të përmirësohet, tha Bojan Trajkovski, Asociacioni i Mjekëve të rinj.

Trajkovski tha se të jesh mjek në Maqedoni është sfidë e madhe sidomos për shkak të nevojës së mësimit dhe punës së vazhdueshme, ndërsa problemi më i madh është përfshirja në sistem.

Përfshirja jonë në sistem është një nga problemet me të cilat ballafaqohemi dhe assesi nuk mund ta kuptojmë këtë sidomos për shkak të apeleve të shtetit dhe statistikës se numri i mjekëve në Maqedoni dhe në çdo tjetër vend në Ballkan është gjithnjë e më i ulët ndërsa largimi i mjekëve po rritet.

Trajkovski thekson se po ashtu problem paraqet mospasja e vullnetit që t’i jepet prioritet shëndetësisë,.

Advertisement

Fatkeqësisht si në shumë sektorë të tjerë në Maqedoni, ashtu edhe në shëndetësi, shumica e problemeve kanë të bëjnë me atë që përpiqen që t’i abuzojnë kuadrot e reja dhe punën e tyre. Më besoni se mjekët e rinj janë entuziastë dhe duan që të mësojnë, andaj duhet të punësohen lehtë dhe shpejt.

Nga Asociacioni i mjekëve të rinj thonë se brenda 10 viteve nga Maqedonia janë larguar mbi 2000 mjekë.

Lajme nga vendi

RMV, dënimi i 13 personave për përdhunim zhgënjyes, kërkohen reforma dhe dënime më të ashpra

Published

on

Aktgjykimi që Gjykata Themelore Penale në Shkup e dha kundër 13 personave për trafikim të fëmijëve, sulm seksual dhe përdhunim, si dhe prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve është një zhgënjim i madh dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate peshën e krimeve të kryera. Këto akte nuk janë vetëm një shkelje e rëndë e të drejtave të viktimës. Dënimet me burgim nën minimumin e përcaktuar ligjërisht për vepra të tilla të rënda të krimit të organizuar minimizojnë seriozitetin e këtyre veprave dhe në këtë mënyrë amnistojnë përgjegjësinë penale të autorëve, reaguan nga Platgorma për barazi gjinore, transmeton Portalb.mk.

“Dënime të tilla të reduktuara, në vend që t’i pengojnë ata nga kryerja e veprimeve të njëjta ose të ngjashme, mund t’i inkurajojnë burrat që të kryejnë përsëri forma të tilla të dhunës seksuale në të ardhmen. Banalizimi i vuajtjeve të viktimave në publik dërgon gjithashtu një mesazh shqetësues se si shoqëria jonë vlerëson sigurinë dhe mirëqenien e vajzave dhe grave”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, sipas Platformës, gjykata edhe pse kishte detyrim të vendoste lidhur me kërkesën për kompensimin e dëmit nga ana e viktimës, e refuzoi të njëjtën gjë dhe viktima e drejtoi të drejtën e tij për ta ushtruar atë në procedurë civile.

“Çdo vonesë e mëtejshme në drejtësi përbën viktimizimin për viktimën dhe e bën të pamundur shërimin dhe riintegrimin e tij. Akoma më shqetësues është rrëfimi i mbrojtjes që fajësonte në mënyrë indirekte viktimën e mitur, – ndaj në vend që të fokusohej tek krimet e autorëve, karakteri dhe e kaluara e viktimës u evidentuan si arsye që justifikonin cenimin e integritetit trupor, sigurisë dhe mirëqenies. Një diskurs i tillë publik vetëm përforcon stereotipet e rrezikshme, përjetëson diskriminimin sistemik dhe mund të dekurajojë viktimat e tjera të dhunës nga kërkimi i drejtësisë”, thuhet në reagim.

Theksohet edhe mungesa e ndonjë reagimi publik të Prokurorisë Publike për krimin e organizuar në lidhje me sanksionet e përcaktuara në këtë mënyrë për këto krime të rënda dhe deklaratat e gjykatës dhe të mbrojtjes.

Advertisement

“Ky rast nënvizon nevojën urgjente për reforma sistematike, duke përfshirë dënime më të ashpra për krimet ndaj vajzave dhe grave. Ne mbetemi të përkushtuar në përpjekjet dhe presionin për të hequr narrativat mizogjene nga procedurat ligjore dhe inkurajojmë publikun që të monitorojë me vigjilencë punën e institucioneve dhe të kërkojë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe e qartë në dënimin e atyre që dëmtojnë më të pambrojturit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se dënimi më i lartë që u shqiptua me 20 nëntor në Gjykatën Penale në Shkup është 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa më i ulëti me kusht. Të 13 të rinjtë nga mosha 22 deri në 32 vjeç u shpallën fajtorë nga gjykata për abuzim seksual me të miturën, filmimin e saj dhe shpërndarjen e incizimeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Edi Rama: Gjuha Shqipe, dje, sot, përgjithmonë

Published

on

Sot, 22 nëntor, është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila së fundmi është shpallur festë zyrtare në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë kombëtare pas miratimit të vendimit në fillim të këtij viti.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë.

“Gjuha Shqipe, dje, sot, përgjithmonë. Ta ruajmë, ta duam, ta përcjellim te brezat që vijnë”, thuhet në video, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar me një shkrim të thjeshtë: Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ambasada e SHBA organizon panel-diskutim me temë “Lufta kundër korrupsionit”

Published

on

Ambasada e SHBA-së, përmes Programit OPDAT të Ministrisë së Drejtësisë së SHBA-së dhe USAID-it, sot do të organizojë panel-diskutim me përfaqësues të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Entit shtetëror të revizionit dhe Prokurorisë Publike, me qëllim të përmirësimit të bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit.

Nga Ambasada e SHBA-së paralajmëruan se në hapjen e panelit-diskutimit do të drejtohen zëvendës shefi i misionit të SHBA-sl në Shkup, Nikoll Varns, prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski, kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Tatjana Dimitrovska dhe ndihmësja e revizorit kryesor shtetëror Marina Blazheska.

Continue Reading

Më të lexuarat