Lajme nga vendi
(VIDEO) Fillon sanimi i gropave në rrugët e Tetovës a thua edhe këtyre gropave në rrugën e Leninit ( Sami Frashëri) këtë rradhë do ju vije fundi
Një pjesë infrsatrukturës rrugore në qytetin e Tetovës vazhdon të dëmtohet çdo vit. Përfundimi i periudhës me ngrica nxjerr në pah gropat në rrugë në shumë të qytetit të Tetovës dhe kjo përsëritet gati se çdo vit.Tashmë kanë filluar të dëmtohen rrugët që janë edhe në pjesën qendrore të Tetovës. E tillë është rruga Boris Kidriç, e cila është asfaltuar diku në vitin 2010. Nuk është vetëm kjo rrugë e cila ka filluar të dëmtohet por janë edhe shumë rrugë tjera të cilët nga viti në vit po shkatërrohen. Kësisoji, shumica e këtyre rrugëve lidhen me rrugët kryesore ndërsa pamja e këtilla
është dekada me rradhë në këto zona të qytetit të Tetovës. Me këtë rast, komuna e Tetovës ka bërë të ditur se në plan për këtë vit janë afër 12 rrugë të cilët duhet të rikustruohen ose të mbushen gropat.Sipas komunës së Tetovës, tenderimi për sanimin e gropave ka përfunduar dhe tashmë ndërmarrja që është kontraktuar ka filluar me me mbushjen e gropave në shumë pjesë të Tetovë.Për këtë qëllim janë ndarë 2 milion denarë.
Gjendja është më e rëndë edhe nëpër disa lagje të Tetovës ku gropat janë përditshmëri për banorët e këtyre lagjeve.Më problematike paraqitet situata kur ka rreshje të shiut dhe gropat nuk vërehen ndërsa vozitësit dëmtojnë veturat e tyre.
Ndërkaq, nëse në të kaluarën ishin lënë pasdore rrugët dytësore, kohëve të fundit për rikostruim janë bërë edhe shumë rrugë kryesore, ndonëse të njejtat janë asfaltuar jo më shumë se tre ose katër vite. Kësisoji, rrugët e Tetovës gjithnjë në pranverë i nënshtrohen sanimit, por vetëm në ato pjesë ku janë të dëmtuara dhe pengojnë qarkullimin e automjeteve. Sipas autoriteteve komunale, pritet që disa rrugë të rikostruohen tërëssisht dhe në ato rrugë nuk do të intervenohet me sanimin e gropave. TV KOHA
Lajme nga vendi
Filantropi tetovar Lazim Destani dhuron shqiponjën për Kukësin (VIDEO)
Lajme nga vendi
Raundi i dytë zgjedhor, KSHZ-ja hedh poshtë të gjitha ankesat
Qeveria do të emërojë të besuarit e saj në komunat ku nuk u zgjodhën kryetarë komunash në zgjedhjet lokale. Kjo do të bëhet menjëherë pasi KSHZ zyrtarisht t’i mbyllë zgjedhjet dhe do të informojë Qeverinë. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ende nuk kanë mbajtur asnjë bisedim me partnerët e koalicionit për atë se kush do të përzgjidhet si ushtrues detyre.
“Fillimisht duhet zyrtarisht KSHZ ti përfundojë zgjedhjet dhe ta informojë qeverinë. Kjo pres të ndodhë javën e ardhshme. Më pas Qeveria ka afat prej 15 ditëve të veprojë dhe ta informoj KSHZ-në dhe Kuvendin që Kuvendi në afat prej 60 ditëve të mbajë zgjedhje të reja në ato komuna ku ishin të pa suksesshme… Kështu që unë pres gjatë javës së ardhshme kur ti marrim të ulemi me partnerët e koalicionit dhe ti propozojmë emrat se cilët do të jenë të besueshmit e qeverisë në ato komuna ku zgjedhjet ishin të pa suksesshme”, tha Hristijan Mickoski – Kryeministër.
Të pa suksesshme zgjedhjet lokale ishin në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë e Rostushë. Në zgjedhjet që do të përsëriten në këto komuna, nuk do të vlejë censusi dhe nuk do të kenë mundësi që përsëri të dështojnë. Ndërkohë nga KSHZ refuzuan të gjitha 16 ankesat për procesin e votimit të rrethit të dytë dhe presin nëse dorëzuesit e ankesave do të ankohen edhe në Gjykatën Administrative. Ankesa pati për komunat Karposh, Shuto Orizare dhe Bërvenicë. Në Shuto Orizare u dorëzuan 13 ankesa prej të cilave dhjetë nga koalicioni “Maqedonia jote” e VMRO-DPMNE-së dhe tre nga “Lidhja e Romëve”. Dy ankesa pati nga koalicioni “Përvoja për sukses” në Karposh dhe një ankesë pati kandidati i VLEN në Bërvenicë, Haqim Ramadani. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mela merrë pozitën e “krye-timonierit” të Dibrës
Pas ceremonisë së pranim-dorëzimit të mandatit nga ish-kryetari Hekuran Duka, Fisnik Mela mori sot zyrtarisht detyrën e Kryetarit të Komunës së Dibrës.
Në fjalën e tij, Mela e cilësoi këtë moment si një përgjegjësi të madhe dhe një emocion të veçantë, duke theksuar se mandati që i është dhënë nga qytetarët përfaqëson më shumë se një detyrë politike – një angazhim moral për të shërbyer me ndershmëri, transparencë dhe përkushtim.
“Dibra meriton institucione që dëgjojnë, që veprojnë dhe që sjellin zhvillim të vërtetë. Bashkë do ta ndërtojmë një komunë të mundësive, të bashkëpunimit dhe të mirëqenies për të gjithë”, deklaroi Mela.
Në fund, kryetari i ri i Dibrës uroi: “Zoti e bekoftë Dibrën dhe qytetarët e saj.”
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

