Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi – BDI-së: U tjetërsuat për interesa personale, 8 maji është afër

Published

on

Besar Durmishi nga Lëvizja BESA përmes një statusi në Facebook ka theksuar se BDI nga një parti e dal nga lufta është shumëtjetërsuar vetëm për interesa personale.

“Nga një parti e dalur nga lufta në avancimin e shqiptarëve dhe realizimin e marrëveshjes së Ohrit u tjetërsuan për interesa personale. Ndërruan ideologji u bënë parti e gjelbërt me fushatë urbane! Nuk mjaftoi me kaq, nga çiftelia dhe këngët patriotike u ulën me horrat, turkët, romët dhe boshnjakët. Në çdo cikël zgjedhor ndërruan ideologji dhe të gjitha pa sukses.

Populli ju njeh, për atë 24 prilli dhe 8 maji është afër. Populli VLEN!”, ka shkruar Durmishi

Advertisement

Lajme nga vendi

Aksion i policisë në një klub nate në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, kapen 8 shtetase të huaja të moshës 22 deri në 32-vjeç

Published

on

Mbrëmë (20.07.2024) në periudhën nga ora 00:00 deri në 02:00, policët e SPB Tetovë kryen një kontroll në një klub nate në rrugën rajonale Tetovë – Shkup. Gjatë kontrollit në objekt u gjetën tetë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 32 vjeç nga Rusia, Moldavia dhe Shqipëria, të cilat kishin keqpërdorur qëndrimin e tyre, pra qëndronin në shtet në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohet rëndë elektriçisti nga Reçica e Vogël, duke kryer punime në një shtëpi bie në kontakt me një linjë të tensionit të lartë dhe pëson djegie

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 19.07.2024 në orën 10:10, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është sjellë me djegie H.I. (60) nga Reçicë e Vogël e Tetovës. Sipas raportit, ai kishte ardhur në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë punës për instalimin e rrjetit elektrik në një shtëpi në ndërtim në Kallnik të Tetovës dhe kishte pësuar djegie. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe një inspektor i punës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Protestohet në Shkup – kërkohet lirimi i menjëhershëm i Blerim Ramadanit

Published

on

Bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, kanë protestuar sot para Gjykatës në Shkup.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ushtarit nga Kosova i cili është nën arrest në organet e Maqedonisë së Veriut, pasi u ndalua në kufirin e Jazhincës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia./TV21

Continue Reading

Më të lexuarat