Lajme nga vendi
Sipas matematikave të partive tona, shqiptarët do fitojnë 40 deri 45 deputetë! Sa janë reale?
Kalkulimi me numra të mundshëm të deputetëve në zgjedhjet që afrohen, është një metodë e njohur për të bë fushatë në funksion të mobilizimit të strukturave partiake dhe frymëzimit me një “fitore të sigurt” që po afrohet. Kjo metodë po përdoret edhe tani kur ka filluar fushata jozyrtare për zgjedhjet e 8 majit.
Fillimisht në këtë temë ka folur zëvendës kryeministri dhe dhe ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.
Duke treguar synimet e e BDI-s në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, Grubi ka parashikuar se BDI do të arrijë të fitojë 20 deputetë në këto zgjedhje. “Siç po ecin bisedimet në BDI, ne do të kemi mbi 20 deputetë në zgjedhjet e këtij viti më 8 maj… Unë jam i bindur. E shkrova edhe në një letër se kishte pyetje nga gazetarët. E shkrova ’20+’. Ky është parashikimi im në përputhje me të gjitha sondazhet”, deklaroi Grubi. Bashkëpartiaku i tiij, Blerim Bexheti, ka bë parashikim edhe më optimist, duke e ndërlidhur numrin e deputetëve që do fiton BDI-ja me emrin e Televizionit 21, ku ishte mysafir. “Realisht korrespondon me emrin e televizionit tuaj – 21+”, tha Bexheti, duke u shprehur i bindur në fitore të sigurt të partisë së tij.
Kalkulime optimiste bën edhe opozita. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se pritjet e tyre janë se numri i deputetëve që do të fitojmë koalicioni VLEN do të jetë mbi 20 deputetë.
“Duke e parë opinioni, aktivistët, frymën që është krijuar, euforinë, nevojën për ndryshim, ky vullnet i popullit shqiptarë për ndryshim nuk ka kush e ndalë. Nuk ka faktor të kësaj bote që mund ta ndalë këtë ndryshim. Andaj jam i bindur për fitore dhe pastaj sa do të jetë fitorja është më relative, por mendoj se vullneti i madh i shqiptarëve për ndryshim do të sjell rezultat befasues”, deklaroi Gashi.
Ai bëri thirrje që gjithë qytetarët të votojnë VLEN-in, për ta fuqizuar atë në qeverinë e ardhshme në mënyrë që të shtyjë përpara sa më lehtë projektet dhe proceset për shqiptarët. Gashi poashtu ka vlerësuar se dalja e shqiptarëve në zgjedhje në dy blloqe është e shëndetshme dhe beson që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë dhe shtoi se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve” dhe shtoi se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.
Në bazë të kalkulimeve të partive politike, del se partitë shqiptare do të fitojnë 40 deri 45 deputetë. Parashtrohet sa janë reale këto parashikime? Realisht, për shqiptarët do të ishte sukses që të tejkalohet numri i deputetëve shqiptarë nga zgjedhjet e fundit, që lëvizi mes 30 dhe 33 deputetëve, varësisht se si zhvilloheshin lëvizjet e deputetëve drejt pushtetit ekzekutiv. Numri 35 do të ishte një numër solid, i cili numerikisht do e faktorizonte politikën shqiptare. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se numrat ndonjëherë nuk paraqesin me automatizëm edhe faktorizim real politik, sepse kemi pasur raste kur me më pak deputetë janë ë më shumë punë dhe anasjelltas, shkruan Zhurnal.
Poashtu dihet se me sistemin aktual zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, numri i deputetëve shqiptarë përballë atyre maqedonas dhe të komuniteteve tjera varet në masë të madhe nga shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Faktori i parë është se me sa lista garojnë partitë shqiptare. Faktori i dytë është se sa është përqindja e daljes së votuesve shqiptarë, e sa përqindja e daljes së votuesve të komuniteteve tjera në zgjedhje. Faktori tjetër është se sa janë pastruar listat zgjedhore nga votuesit fantomë, një plagë e madhe nga e cila kanë lënguar proceset zgjedhore në të kaluarën.
Poashtu, vite me radhë ishte prezente dukuria që votuesit shqiptarë në përqindje më të vogël të marin pjesë në zgjedhje, në krahasim me ata maqedonas, që deri diku u përmirësua në zgjedhjet e vitit 2020 edhe atë jo që u rrit aq shumë përqindja e shqiptarëve, por u vërejt rënie e përqindjes së maqedonasve që dolën në zgjedhje. Kjo ishte pasqyrim i menjëhershëm i dy dukurive shqetësuese:
- Dukuria e parë – Zhgënjimi i votuesve nga politika dhe premtimet e parealizuara
- Dukuria e dytë- Shpopullimi i Maqedonisë së Veriut dhe dyndja drejt vendeve perëndimore.
Në zgjedhjet e 8 majit ekzistojnë parakushte reale që jehona e votuesve të jetë më e lartë, sepse ëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta në ntë njëjtën ditë- raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare, shkruan Zhurnal.
Por kjo nuk do të thotë me automatizëm që do të rritet numri i deputetëve shqiptarë, duke pasur parasysh se rritje mund të ketë edhe tek jehona e votuesve maqedonas. Jehona e votuesve shqiptarë dhe maqedonas gërshetohet kryesisht në katër Njësi zgjedhore, ku struktura e votuesve është e përzier.
Në Njësinë numër 1, nga koncentrimi i votës shqiptare por edhe nga jehona e njërit dhe komunitetit tjetër varet nëse shqiptarët do të kenë 4 deputetë, do të bien në 3 ose do të arrijnë për herë të parë të fitojnë 5 deputetë.
E njëjta gjë vërehet edhe në Njësinë numër 2, ku nga “jehona e gërshetuar” varet nëse shqiptarët do të ruajnë numrin aktual prej 5 deputetëve, do të bien në katër, ose do të arrijnë për herë të parë të fitojnë 6 deputetë.
Në Njësin numër 5, partitë shqiptare në vitin 2020 arritën maksimumin e deritanishëm duke fituar 4 deputetë. Dilema e zgjedhjeve të ardhshme është nëse ky numër mund të rritet në 5, të mbetet njësoj, ose të bie në tre deputetë.
Në njësinë numër 6, jehona dhe koncentrimi i votuesve përcaktojnë nëse partitë shqiptare do të fitojnë 15, 16 ose eventualisht 17 deputetë. Kjo Njësi konsiderohet edhe si “hambari” më i madh i votave shqiptare, që mund të përcaktojë edhe fituesin e zgjedhjeve.
Vite me radhë, ndër procese zgjedhore, partitë shqiptare bëjnë përpjekje për të fituar një mandat deputeti edhe në Njësinë zgjedhore numër 3, ku votojnë votuesit shqiptarë të Velesit dhe ashkës, por deri tani ky synim nuk është arritur as veçmas, e as kur është garuar me koalicione./Zhurnal
Lajme nga vendi
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025
Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.
Lajme nga vendi
Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik
Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.
“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.
Lajme nga vendi
Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza
Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.
Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.
Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve