Site icon Tetova Expres

Sipas matematikave të partive tona, shqiptarët do fitojnë 40 deri 45 deputetë! Sa janë reale?

Kalkulimi me numra të mundshëm të deputetëve në zgjedhjet që afrohen, është një metodë e njohur për të bë fushatë në funksion të mobilizimit të strukturave partiake dhe frymëzimit me një “fitore të sigurt” që po afrohet. Kjo metodë po përdoret edhe tani kur ka filluar fushata jozyrtare për zgjedhjet e 8 majit.
Fillimisht në këtë temë ka folur zëvendës kryeministri dhe dhe ministri për Sistem Politik, Artan Grubi.

Duke treguar synimet e e BDI-s në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, Grubi ka parashikuar se BDI do të arrijë të fitojë 20 deputetë në këto zgjedhje. “Siç po ecin bisedimet në BDI, ne do të kemi mbi 20 deputetë në zgjedhjet e këtij viti më 8 maj… Unë jam i bindur. E shkrova edhe në një letër se kishte pyetje nga gazetarët. E shkrova ’20+’. Ky është parashikimi im në përputhje me të gjitha sondazhet”, deklaroi Grubi. Bashkëpartiaku i tiij, Blerim Bexheti, ka bë parashikim edhe më optimist, duke e ndërlidhur numrin e deputetëve që do fiton BDI-ja me emrin e Televizionit 21, ku ishte mysafir. “Realisht korrespondon me emrin e televizionit tuaj – 21+”, tha Bexheti, duke u shprehur i bindur në fitore të sigurt të partisë së tij.

Kalkulime optimiste bën edhe opozita. Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se pritjet e tyre janë se numri i deputetëve që do të fitojmë koalicioni VLEN do të jetë mbi 20 deputetë.
“Duke e parë opinioni, aktivistët, frymën që është krijuar, euforinë, nevojën për ndryshim, ky vullnet i popullit shqiptarë për ndryshim nuk ka kush e ndalë. Nuk ka faktor të kësaj bote që mund ta ndalë këtë ndryshim. Andaj jam i bindur për fitore dhe pastaj sa do të jetë fitorja është më relative, por mendoj se vullneti i madh i shqiptarëve për ndryshim do të sjell rezultat befasues”, deklaroi Gashi.

Ai bëri thirrje që gjithë qytetarët të votojnë VLEN-in, për ta fuqizuar atë në qeverinë e ardhshme në mënyrë që të shtyjë përpara sa më lehtë projektet dhe proceset për shqiptarët. Gashi poashtu ka vlerësuar se dalja e shqiptarëve në zgjedhje në dy blloqe është e shëndetshme dhe beson që do të rritet edhe numri i deputetëve shqiptarë dhe shtoi se koalicioni VLEN ka njohuri dhe dije si dhe guximin për ta sjell ndryshimin dhe nuk dirigjohen nga askush por se janë “zëri dhe vullneti i gjithë shqiptarëve” dhe shtoi se spektri politik shqiptar po shkon drejt pjekjes politike, dhe se 30 vite demokraci janë pak për të pjekur.

Në bazë të kalkulimeve të partive politike, del se partitë shqiptare do të fitojnë 40 deri 45 deputetë. Parashtrohet sa janë reale këto parashikime? Realisht, për shqiptarët do të ishte sukses që të tejkalohet numri i deputetëve shqiptarë nga zgjedhjet e fundit, që lëvizi mes 30 dhe 33 deputetëve, varësisht se si zhvilloheshin lëvizjet e deputetëve drejt pushtetit ekzekutiv. Numri 35 do të ishte një numër solid, i cili numerikisht do e faktorizonte politikën shqiptare. Megjithatë, duhet të kemi parasysh se numrat ndonjëherë nuk paraqesin me automatizëm edhe faktorizim real politik, sepse kemi pasur raste kur me më pak deputetë janë ë më shumë punë dhe anasjelltas, shkruan Zhurnal.

Advertisement

Poashtu dihet se me sistemin aktual zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, numri i deputetëve shqiptarë përballë atyre maqedonas dhe të komuniteteve tjera varet në masë të madhe nga shumë faktorë objektiv dhe subjektiv. Faktori i parë është se me sa lista garojnë partitë shqiptare. Faktori i dytë është se sa është përqindja e daljes së votuesve shqiptarë, e sa përqindja e daljes së votuesve të komuniteteve tjera në zgjedhje. Faktori tjetër është se sa janë pastruar listat zgjedhore nga votuesit fantomë, një plagë e madhe nga e cila kanë lënguar proceset zgjedhore në të kaluarën.

Poashtu, vite me radhë ishte prezente dukuria që votuesit shqiptarë në përqindje më të vogël të marin pjesë në zgjedhje, në krahasim me ata maqedonas, që deri diku u përmirësua në zgjedhjet e vitit 2020 edhe atë jo që u rrit aq shumë përqindja e shqiptarëve, por u vërejt rënie e përqindjes së maqedonasve që dolën në zgjedhje. Kjo ishte pasqyrim i menjëhershëm i dy dukurive shqetësuese:

  1. Dukuria e parë – Zhgënjimi i votuesve nga politika dhe premtimet e parealizuara
  2. Dukuria e dytë- Shpopullimi i Maqedonisë së Veriut dhe dyndja drejt vendeve perëndimore.
    Në zgjedhjet e 8 majit ekzistojnë parakushte reale që jehona e votuesve të jetë më e lartë, sepse ëhet fjalë për zgjedhje të dyfishta në ntë njëjtën ditë- raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare, shkruan Zhurnal.

Por kjo nuk do të thotë me automatizëm që do të rritet numri i deputetëve shqiptarë, duke pasur parasysh se rritje mund të ketë edhe tek jehona e votuesve maqedonas. Jehona e votuesve shqiptarë dhe maqedonas gërshetohet kryesisht në katër Njësi zgjedhore, ku struktura e votuesve është e përzier.
Në Njësinë numër 1, nga koncentrimi i votës shqiptare por edhe nga jehona e njërit dhe komunitetit tjetër varet nëse shqiptarët do të kenë 4 deputetë, do të bien në 3 ose do të arrijnë për herë të parë të fitojnë 5 deputetë.
E njëjta gjë vërehet edhe në Njësinë numër 2, ku nga “jehona e gërshetuar” varet nëse shqiptarët do të ruajnë numrin aktual prej 5 deputetëve, do të bien në katër, ose do të arrijnë për herë të parë të fitojnë 6 deputetë.
Në Njësin numër 5, partitë shqiptare në vitin 2020 arritën maksimumin e deritanishëm duke fituar 4 deputetë. Dilema e zgjedhjeve të ardhshme është nëse ky numër mund të rritet në 5, të mbetet njësoj, ose të bie në tre deputetë.

Në njësinë numër 6, jehona dhe koncentrimi i votuesve përcaktojnë nëse partitë shqiptare do të fitojnë 15, 16 ose eventualisht 17 deputetë. Kjo Njësi konsiderohet edhe si “hambari” më i madh i votave shqiptare, që mund të përcaktojë edhe fituesin e zgjedhjeve.
Vite me radhë, ndër procese zgjedhore, partitë shqiptare bëjnë përpjekje për të fituar një mandat deputeti edhe në Njësinë zgjedhore numër 3, ku votojnë votuesit shqiptarë të Velesit dhe ashkës, por deri tani ky synim nuk është arritur as veçmas, e as kur është garuar me koalicione./Zhurnal

Exit mobile version