Connect with us

Lajme nga vendi

Komuna e Tetovës: Përgjegjës për vendosjen e busteve është qeveria BDI-LSDM

Published

on

Komuna e Tetovës përmes një press konferece ka zbardhur të vërtetën rreth vendosjes së busteve në Tetovë.

Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se toka ku janë vendosur bustet e luftëtarëve maqedonas nga Lufta e Dytë Botërore janë pronë e Muzeut të Tetovës dhe përgjegjëse për këto është drejtpërdrejt qeveria e udhëhequr nga Talat Xhaferi, më saktësisht Ministria e Kulturës si themeluese e këtij institucioni.

Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet se këto tendenca të këqija janë përpjekje për të shkaktuar shqetësim dhe urretje mes qytetarëve. Kjo është politike e BDI-së dhe LSDM-së thonë nga komuna e Tetovës.

Advertisement

Lajme nga vendi

Shkurtohet orari i parkimit me pagesë në Tetovë

Published

on

Kthimi i mërgimtarëve në vendlindje ka detyruar autoritetet lokale që të aktivizohen që të mos ketë kaos në trafik, pasi që përvoja nga e kaluara nuk është e mirë, kur dihet se Tetova gjithnjë vuan për bulevarde të reja, rrugë më të gjëra dhe mungesë të vendeve të parkimit. Së këndejmi, komuna e Tetovës në bashkëpunim me ndërmarrjen Parkingu i Qytetit, ka vendosur që të shkurtojë orarin e parkimit zonal për dy orë respektivisht tani koha e parkimit do të jetë nga ora 07:00 deri në ora 21:00, dy orë më herët se zakonisht. Tashmë të gjithë qytetarët pas orës 21:00 mund ta shfrytëzojnë parkimin pa pagesë sepse dhe merimanga e qytetit nuk do të punojë, por luten qytetarët që mos t’i parkojnë veturat e tyre në trotuare dhe në vende ku pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve, njoftojnë nga komuna e Tetovës.

“Ky vendim do të filloj nga 15 i këtij muaji deri në 15 gusht. Po ashtu tashmë oborret e shkollave në Tetovë janë të lira dhe parkimi është falas. Duke nisur nga ky fakt drejtuesit e automjeteve do ishte mirë që të parkojnë veturat e tyre në këto parkingje që të shmangim kaosin në komunikacion. Tani është koha kur mërgimtarët tanë janë për pushime në vendlindje dhe në shenjë respekti dhe nderimi kemi vendosur të shkurtojmë orarin e parkimit me pagesë. Në anën tjetër për të lehtësuar edhe më shumë trafikun e qytetit, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me Sektorin e Punëve të Brendshme Tetovë, do të punojë vazhdimisht në ruajtjen e rendit dhe rregullimin në rrugë për të shmangur kaosin në qytet”, tha Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Urologu Agim Berisha pritet të jetë drejtor i ri i Spitalit Klinik të Tetovës

Published

on

Doktor Agim Berisha pritet të jetë drejtor i përgjithshëm i Spitalit Klinik të Tetovës, mëson portali TS. Berisha është një kohë të gjatë si specialist në Spitalin Klinik të Tetovës. Berisha është emëruar nga VLEN gjegjësisht, Lëvizjes Demokratike.

Nuk do të ketë më drejtor ekonomik në Spitalin Klinik të Tetovës, por do të jetë vetëm Agim Berisha drejtor i përgjithshëm.

Drejtori në ardhje siç mësohet do të ketë konsideratë të jashtëzakonshme për punonjësit që janë me kontrata në vepër që vite të tëra kanë punuar në këtë Spital edhe gjatë Pendemisë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski: Bashkëpunimi me Hungarinë nuk është i kufizuar, tani na duheshin vetëm 500 milionë euro

Published

on

Pakoja financiare e qeverisë së Victor Orbanit është një bashkëpunim i veçantë ekonomik që do të zhvillohet në nivel të qeverive të Maqedonisë dhe Hungarisë, dhe është një lloj bashkëpunimi që nuk është i kufizuar në sasi, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë vizitën e tij në Ohër.

“Më vjen keq që kam lexuar në media të caktuara nga politikanë të caktuar se Mickoski “premtoi një miliard, solli 500 milionë euro”. Tani e them këtë, ne premtuam një miliard por sollëm më shumë, por do ta përdorim kur të na duhet.

Aktualisht na duhen 500 milionë euro. Nga ato 250 milionë nevojiten që komunat të financojnë projektet e tyre, gjë që është e rëndësishme për qytetarët sepse duan të ndjejnë projekte reale. 250 të tjerat duam t’ua japim bizneseve dhe kompanive, sepse kanë kushte tregu të paktën dyfish më të këqija. Sot në biznes ai që nuk ka nevojë për kredi merr kredi, këtu po japim si Qeveri, kjo është për ju”, tha Mickoski.

Detyrimi i biznesit do të jetë që të ketë të paktën 250 milionë euro që do t’i investojë si mjete të veta, në mënyrë që investimi fillestar në kompani të jetë 500 milionë euro.

Continue Reading

Më të lexuarat