Komuna e Tetovës përmes një press konferece ka zbardhur të vërtetën rreth vendosjes së busteve në Tetovë.
Nga Komuna e Tetovës kanë bërë të ditur se toka ku janë vendosur bustet e luftëtarëve maqedonas nga Lufta e Dytë Botërore janë pronë e Muzeut të Tetovës dhe përgjegjëse për këto është drejtpërdrejt qeveria e udhëhequr nga Talat Xhaferi, më saktësisht Ministria e Kulturës si themeluese e këtij institucioni.
Sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptohet se këto tendenca të këqija janë përpjekje për të shkaktuar shqetësim dhe urretje mes qytetarëve. Kjo është politike e BDI-së dhe LSDM-së thonë nga komuna e Tetovës.