Lajme nga vendi
Qeveria ndërpreu marrëveshjen për fabrikën e veturave elektrike në Tetovë
Drejtoria për për Zonat e Zhvillimit Industrial Teknologjik (ZZHIT) si përfaqësues i Qeverisë së RMV-së në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë “e.Go” njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike.
“Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë në Gjermani. Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për ZZHIT, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore”.
“Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë”.
Lajme nga vendi
SHGM: Pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dënon sjelljen joprofesionale dhe të pahijshme të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Dragan Kovaçki, i cili sot ka penguar gazetaren e medias online, portali Sakamdakazam.mk, Sonja Delevska, gjatë ushtrimit të detyrës së saj profesionale në Kuvend.
Siç raportohet në shkresën e dërguar deri tek SHGM, gazetarja Delevska po kryente detyrën e saj profesionale duke i drejtuar pyetje legjitime drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski. Ndërsa Hristovski po i përgjigjej pyetjeve të Delevskës lidhur me certifikatën e tij për gjuhën angleze, deputeti Kovaçki iu drejtua me fjalët: “fike mikrofonin, po regjistron,” duke treguar nga telefoni i saj. Delevska i ofroi telefonin e saj deputetit, por ai refuzoi ta merrte dhe thirri Hristovskin që të largohej.
Ne ju bëjmë thirrje të gjithë përfaqësuesve politikë që të tregojnë një nivel të duhur respekti dhe qasje konstruktive ndaj mediave dhe përfaqësuesve të tyre, të përgjigjen rregullisht ndaj pyetjeve të tyre, dhe të përmbahen nga çdo formë presioni apo shpifjeje.
Kujtojmë se liria e mediave dhe e drejta e gazetarëve për të bërë pyetje janë parime themelore të një shoqërie demokratike. Çdo përpjekje për të penguar, frikësuar ose diskredituar gazetarët përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes dhe transparencës së institucioneve.
SHGM do të vazhdojë të monitorojë nga afër gjendjen e të drejtave të punonjësve të medias dhe të angazhohet për mbrojtjen e standardeve profesionale gazetareske.
SHGM dënon komunikimin e papërshtatshëm ndaj gazetarit Sërgjan Stojançov
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) shpreh shqetësimin dhe dënon çdo formë të komunikimit të pahijshëm ose presionit publik ndaj gazetarit Sërgjan Stojançov nga TV Tellma, i cili raportonte për procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive.
Komunikimi i pahijshëm dhe grupor erdhi pas publikimit të artikullit “Përpjekja e dytë për funksion për Verzivolin dhe një këshilltare lokale kandidate për Këshillin e ASHMAAV-së” në faqen e internetit të TV Tellma, ku një profil i quajtur Faik Demiri shprehu pakënaqësi për temën e trajtuar në një gjuhë tejet fyese dhe të papërshtatshme.
Sipas kolegut Stojançov, i cili sot informoi SHGM-në, në rrjetet sociale ka marrë komente fyese dhe thellësisht përçmuese nga të afërm të ngushtë të kandidatëve potencialë për funksionarë publikë që pretendojnë të jenë anëtarë të Këshillit të Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizive, organit kryesor për rregullimin e mediave në vend.
Çdo formë presioni, fyerjeje ose përçmimi ndaj gazetarëve, veçanërisht kur bëhet nga persona publikë ose funksionarë, përbën një sulm ndaj lirisë së mediave dhe demokracisë.
Gazetarët kanë të drejtën dhe detyrën të raportojnë për çështje me interes publik, sidomos kur ato lidhen me emërimin e funksionarëve publikë ose vendime që ndikojnë në publikun dhe mjedisin mediatik në vend. Puna e tyre duhet të mbrohet nga presione dhe kërcënime që mund të ndikojnë në lirinë e shprehjes dhe funksionimin demokratik të institucioneve.
SHGM mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së mediave dhe do të vazhdojë të ndjekë të gjitha përpjekjet për presion ose manipulime të drejtuara ndaj gazetarëve.
Lajme nga vendi
Pedagogu Avzi Mustafa dhe profesori Afrim Osmani, janë fitues të çmimit shtetëror “22 Nëntori”
Komisioni për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” në mbledhjen e saj ka marrë vendim për ndarjen e çmimit shtetëror “22 Nëntori” për vitin 2024 në shenjë mirënjohjeje për personat nga jeta politike, kulturore dhe shoqërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut që kanë dhënë kontribut për përmirësimin e bashkëjetesës ndërpersonale dhe mirëkuptimit të ndërsjellë ndërmjet anëtarëve të komuniteteve, kulturave dhe feve të ndryshme.
Çmimi “22 Nëntori” i ndahet mësuesit prof. Dr. Avzi Mustafa, dhe profesori universitar Afrim Osmani.
Kryetar i Bordit për ndarjen e çmimit “22 Nëntori” është Reshat Ameti.
Çmimi do t’u dorëzohet fituesve më 22 nëntor 2024 (e premte) në orën 11:00 në Kuvend./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Tetovarit i fshihen faktet, padi për avokatin dhe punëtorin e Kadastrës
Të hënën në SPB-Tetovë, 64-vjeçari nga Tetova ka raportuar se me fshehje të fakteve është dëmtuar në shumë prej 30.000 eurove nga një punonjës i Agjencisë për kadastër dhe patundshmëri Tetovë dhe nga një avokat nga Tetova.
Sipas raportit, punonjësi i kadastrës nga Gjykata Themelore Tetovë ka ngritur një aktgjykim gjyqësor të vitit 2014, i cili ka qenë në favor të tij dhe i cili është mbajtur në zyrën e avokatit. Kështu që ai është dëmtuar për gjysmën e banesës ku jeton. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve