Connect with us

Lajme nga vendi

Ademi: BDI do të propozojë ligj të ri në periudhë të zgjedhjeve nuk mund të nënshkruhet marrëveshje për rritjen e pagave në universitetet publike

Published

on

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot ishte pjesë e protestës së profesorëve të Universitetit të Tetovës, të cilët kërkojnë marrëveshje të re kolektive me këtë edhe rritje të pagave.

Ademi tha se BDI do të propozojë ligj të ri, i cili siç tha, parasheh rritje të rrogave edhe për të punësuarit në Universitetin e Tetovës. Ademi tha se për momentin nuk mund të nënshkruhet marrëveshje kolektive pasi janë shpallur zgjedhjet.

Arrestohet një i dyshuar në Gjakovë për dhunë në familje dhe përdorim të armësIbishi: Fletarrestet e Rusisë ndaj zyrtarëve të Kosovës nuk do të zbatohenArsyetimet shabllon të aktgjykimeve, shkak edhe mbingarkesa e gjyqtarëveDua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të ri, teksa shfaqen bashkë në pas-ndej…Lipjan, gjendet i vdekur në rrugë një 70-vjeçar
“Sot në mëngjes kemi dorëzuar propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për arsimin e lartë, me të cilin do të kemi unifikim të pagave në universitetet publike. Pengesa e vetme është se këtë moment janë shpallur zgjedhjet dhe kryetari i Kuvendit nuk mund të nënshkruajë marrëveshje kolektive. Shpresoj që ditët e ardhshme të kemi seancë të posaçme dhe të procedojmë me ligjin më tej. Iu kam bërë thirrje të gjitha partive politike që ta përkrahin këtë ligj”, tha mes tjerash Ademi.

Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive
Lexo po ashtu
Sindikata e UT-së kërkon nënshkrimin e marrëveshjes kolektive
Në lidhje me rritjen e pagave vetëm në Universitetin “Kirili dhe Metodi”, Ademi tha se UKM-ja ka negociuar dhe dorëzuar marrëveshje kolektive që në vitin 2022.

“Universitetet tjera u vonuan me dokumentet për të realizuar marrëveshje kolektive. Nuk duhet të lejojmë diskriminimin e universiteteve publike dhe duhet t’i ndihmojmë të zhvillohen”, tha Ademi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë

Published

on

Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

RMV, dënimi i 13 personave për përdhunim zhgënjyes, kërkohen reforma dhe dënime më të ashpra

Published

on

Aktgjykimi që Gjykata Themelore Penale në Shkup e dha kundër 13 personave për trafikim të fëmijëve, sulm seksual dhe përdhunim, si dhe prodhim dhe shpërndarje të pornografisë së fëmijëve është një zhgënjim i madh dhe nuk pasqyron në mënyrë adekuate peshën e krimeve të kryera. Këto akte nuk janë vetëm një shkelje e rëndë e të drejtave të viktimës. Dënimet me burgim nën minimumin e përcaktuar ligjërisht për vepra të tilla të rënda të krimit të organizuar minimizojnë seriozitetin e këtyre veprave dhe në këtë mënyrë amnistojnë përgjegjësinë penale të autorëve, reaguan nga Platgorma për barazi gjinore, transmeton Portalb.mk.

“Dënime të tilla të reduktuara, në vend që t’i pengojnë ata nga kryerja e veprimeve të njëjta ose të ngjashme, mund t’i inkurajojnë burrat që të kryejnë përsëri forma të tilla të dhunës seksuale në të ardhmen. Banalizimi i vuajtjeve të viktimave në publik dërgon gjithashtu një mesazh shqetësues se si shoqëria jonë vlerëson sigurinë dhe mirëqenien e vajzave dhe grave”, thuhet në reagim.

Gjithashtu, sipas Platformës, gjykata edhe pse kishte detyrim të vendoste lidhur me kërkesën për kompensimin e dëmit nga ana e viktimës, e refuzoi të njëjtën gjë dhe viktima e drejtoi të drejtën e tij për ta ushtruar atë në procedurë civile.

“Çdo vonesë e mëtejshme në drejtësi përbën viktimizimin për viktimën dhe e bën të pamundur shërimin dhe riintegrimin e tij. Akoma më shqetësues është rrëfimi i mbrojtjes që fajësonte në mënyrë indirekte viktimën e mitur, – ndaj në vend që të fokusohej tek krimet e autorëve, karakteri dhe e kaluara e viktimës u evidentuan si arsye që justifikonin cenimin e integritetit trupor, sigurisë dhe mirëqenies. Një diskurs i tillë publik vetëm përforcon stereotipet e rrezikshme, përjetëson diskriminimin sistemik dhe mund të dekurajojë viktimat e tjera të dhunës nga kërkimi i drejtësisë”, thuhet në reagim.

Theksohet edhe mungesa e ndonjë reagimi publik të Prokurorisë Publike për krimin e organizuar në lidhje me sanksionet e përcaktuara në këtë mënyrë për këto krime të rënda dhe deklaratat e gjykatës dhe të mbrojtjes.

Advertisement

“Ky rast nënvizon nevojën urgjente për reforma sistematike, duke përfshirë dënime më të ashpra për krimet ndaj vajzave dhe grave. Ne mbetemi të përkushtuar në përpjekjet dhe presionin për të hequr narrativat mizogjene nga procedurat ligjore dhe inkurajojmë publikun që të monitorojë me vigjilencë punën e institucioneve dhe të kërkojë drejtësi. Dhe drejtësia duhet të jetë e shpejtë, e drejtë dhe e qartë në dënimin e atyre që dëmtojnë më të pambrojturit”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se dënimi më i lartë që u shqiptua me 20 nëntor në Gjykatën Penale në Shkup është 5 vjet e 6 muaj burg, ndërsa më i ulëti me kusht. Të 13 të rinjtë nga mosha 22 deri në 32 vjeç u shpallën fajtorë nga gjykata për abuzim seksual me të miturën, filmimin e saj dhe shpërndarjen e incizimeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Edi Rama: Gjuha Shqipe, dje, sot, përgjithmonë

Published

on

Sot, 22 nëntor, është Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, e cila së fundmi është shpallur festë zyrtare në Shqipëri.

Kjo është hera e parë që 22 Nëntori kremtohet si festë kombëtare pas miratimit të vendimit në fillim të këtij viti.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku përcillet mesazhi se gjuhën shqipe duhet ta duam, ruajmë dhe t’ia përcjellim brezave që vijnë.

“Gjuha Shqipe, dje, sot, përgjithmonë. Ta ruajmë, ta duam, ta përcjellim te brezat që vijnë”, thuhet në video, ndërkohë që Rama e ka shoqëruar me një shkrim të thjeshtë: Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Continue Reading

Më të lexuarat