Lajme nga vendi
Marrin pushime pa pagesë për të punuar në bregdet, kjo po ndodhë me nëpunësit shtetëror në Maqedoni
Nëpunësit e administratës shtetërore në Maqedoninë e Veriut po marrin pushime pa pagesë për të punuar në qendrat turistike, sidomos në Kroaci.
Këtë e bën të ditur portali maqedonas sdk.mk.
Sipas këtij portali, punonjësit e administratës thuajse në të gjitha nivelet marrin tre muaj pushim pa pagesë, plus një muaj pushim të kombinuar të vjetër dhe të ri, në mënyrë që të mund të shkojnë jashtë vendit, kryesisht në bregdetin kroat dhe të punojnë në hotele dhe restorante gjatë sezonit të verës.
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu konfirmon për “sdk.mk” se administratorët po marrin pushime pa pagesë dhe po shkojnë për të punuar në vendet turistike. Vetëm nga ministria e tij këtë vit kanë marrë leje pa pagesë 15 persona.
“Vetëm ditët e fundit kam nënshkruar vendime për pushim pa pagesë të tre punonjësve. Është e vërtetë që shkojnë të punojnë në vendet turistike verore, por ligjërisht nuk mund t’i ndalojmë dhe të mos u japim këtë lloj leje. Kjo dukuri është e keqe edhe në afat të gjatë, sepse ata që largohen, kontaktojnë atje, marrin oferta për punë të tjera, mund të humbasim edhe punëtorë në sektorin publik”, tha ministri Aliu.
Asnjë institucion shtetëror nuk ka të dhëna të përgjithshme se sa administratorë kanë marrë leje pa pagesë.
Këtë sezon veror, kompania “Croatia Airlines” ka lansuar linjën e fluturimit nga Shkupi për në Split. Siç e pa ekuipazhi ynë, avionët janë plot me udhëtar[ që shkojnë në Kroaci për punë sezonale. Një pjesë e madhe e tyre janë administratorë./Sdk.mk
Lajme nga vendi
Kompletohet përbërja e re e Komisionit për falje, këto janë emrat
Është kompletuar përbërja e re e Komisionit për falje, ndërsa nesër është paraparë të mbahet seanca e parë konstituive, thuhet në njoftimin e kabinetit të presidentes, Gordana Siljanovska Davkova.
Kryetare e Komisionit është Milka Ristova, ndërsa anëtarë të tij janë Oliver Bacanovic, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Suleimanoski.
Ky komision është pjesë e organeve të presidentes, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë vendos se kush dhe çfarë lloj faljeje do t’u jepet të dënuarve me aktgjykim të formës së prerë.
“Më e rëndësishmja për këtë komision është që së pari ta bëjë këtë, pasi po vjen Viti i Ri, e më pas ka falje. Por, një orë më vonë ai duhet të thërrasë anëtarët e të gjitha komisioneve të mëparshme për falje, për të dëgjuar vërejtjet, përvojat dhe sugjerimet e tyre. Pastaj, edhe për të thirrur kryetarin e Komisionit një seancë dëgjimore, ju e dini se është përgatitur një version pune i Ligjit për falje. Ligji ynë për faljen tani është me shumë defekt, pas ndryshimeve, që do të thotë shfuqizimi i dispozitave nga Gjykata Kushtetuese, realisht na duhet një ligj i përputhshëm me atë evropian dhe mendoj se atëherë Komisioni do të mund të marrë barrën e vendimmarrjes”, tha Siljanovska Davkova së fundi në një intervistë për MRT.
Presidentja thekson se na duhet një ligj që do të përcaktojë saktësisht se kush, si dhe çfarë bën, por rreziku më i madh për këtë proces është që të politizohet ose partizohet.
Vendimet për faljen e të dënuarve merren nga kreu i shtetit me rekomandimin e Komisionit të faljes, i cili është organ i përhershëm punues në shërbim të presidentit.
Përbërja e mëparshme e Komisionit, e cila u konstituua në fund të korrikut, dha dorëheqje kolektive, pasi disa nga faljet e shpallura për Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, 23 tetor, shkaktuan reagime në opinion, ndërsa në disa media është raportuar se njëri nga personat e falur ishte anëtar i kartelit të drogës “Baron”.
Lajme nga vendi
Lëvizja Besa shënoi 10 vjetorin e themelimit
Partia Lëvizja Besa këtyre ditëve feston 10-vjetorin e themelimit që për këtë, organizoi manifestim në Pallatin e Kulturës në Tetovë. Duke folur për rrugëtimin e Lëvizjes Besa, lideri Bilall Kasami tha se lëvizja BESA ka luajtur rol vendimtar edhe në proceset euro-integruese duke i përkrahur dhe duke qenë çelësi në çdo proces.Deklartaa Megjithatë, gjatë këtyre proceseve kemi bërë të qartë se rruga euro-atlantike nuk guxon të kalojë përmes shkeljes së të drejtave të shqiptarëve, prandaj në referendumin e 2019-ës kemi bërë fushatë me moton “Po për NATO dhe BE, por si shqiptar dhe jo si përqindje”, ndërsa gjatë ndryshimeve kushtetuese kemi kushtëzuar pushtetin e asaj kohe për të hequr formulimin maqedon dhe për ta zëvendësuar me qytetar i Maqedonisë për shqiptarët në dokumentet identifikuese. Pushteti i kaluar, dështimin në rrugën integruese donte ta kamuflonte me projekte avanturistike si Open Balkan. Megjithatë, edhe atëherë si opozitë kemi deklaruar dhe tash si pushtet po e vulosim qartë se nuk bëhemi pjesë e projekteve që e shkelin Kosovën.Kasami nuk shmangu dot akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, të cilën e fajësoi për largimin e qindra e mijërave shqiptarëve nga trojet e tyre.“Jeni të vetëdijshëm se në 20 vitet e fundit, vendit tonë i është shkaktuar një dëm i madh nga largimi masiv i qytetarëve, një fenomen i paparë më herët, duke shkaktuar kështu edhe një tkurrje të madhe demografike. BDI, si pjesë e pushtetit, jo vetëm që nuk ka marrë asnjë veprim për ta ndalur apo zbutur këtë largim masiv, por ka shfaqur një indiferencë të thellë edhe ndaj vetë diasporës. Ndërsa sot, kur kanë humbur pushtetin, shkojnë të vajtojnë në mërgatë, gjoja për gjuhën shqipe. Ata e kanë shkelur gjuhën shqipe dhe shqiptarët për 20 vite me radhë. Shembulli më i mirë për këtë është pikërisht ekzodi i shqiptarëve. Por vajtimet e tyre nuk janë as për gjuhën shqipe e as për mërgatën, por për humbjen e pushtetit dhe tenderëve”Si përfaqësues i koalicionit VLEN, mori pjesë edhe Izet Mexhiti, që siç tha, nuk përgatiti fjalim pasi shkoi në shtëpinë e vëllait, Bilall Kasamit,. Mexhiti tha se u munduan të tjerët të krijojnë përçarje në VLEN ndërsa për Besën.Mexhiti tha se fuqizimi i saj është edhe fuqizim i koalicionit.Në këtë përvjetor jubilar , të pranishëm ishin edhe ministrat Besar Durmishi dhe Fatmir Limani ndërsa kishte mysafoirë edhe nga partia e Arben taravarit dhe Alternativës. TV KOHA
Lajme nga vendi
Tearcë, filloi realizimi I projektit “Fuqizmi I këshillave komunal”
Në komunën e Tearcës sot ka filluar sesioni I parë në kuadër të projektit “Fuqizmi I këshillave komunal, faza e dytë”. Ndërkaq, projekti “Fuqizmi I këshillave komunale, faza e dytë” financohet nga Qeveria e Zvicrës dhe Ministria e Pushtit Lokal dhe bashkëfinancohet nga Programi I Kombeve të Bashkuara për Zhvillim UNDP.Gjatë sesioneve, qytetarët dhe bashkësitë lokale do të diskutojnë për idetë,projektet që I kanë si prioritete dhe të njejtit do të votohen, ndërsa në fund vetëm një projekt do të përkrahet, ndërsa edhe komuna e Tearcës do të participojë.
Besnik Osmani –kryetar I këshillit të komunësNë Sesionin e Parë që u mbajt në shkollën fillore të komunës së Tearcës, morrën pjesë përfaqësues të bashkësive lokale, shoqata të ndryshme që gravitojnë në kuadër të kësaj komune dhe qytetarë. Projekti I këtillë realizohet edhe në disa komuna tjera. TV KOHA
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve