Connect with us

Lajme nga vendi

“RMV gati për BE”, shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen, maqedonasit luftojnë për identitet!

Published

on

Shqiptarët sado që krekosen për afirmimin e të drejtave, dhe udhëheqjen e institucioneve me peshë në vend, sërish kur zbritet në terren dhe shihet gjendja e qytetarëve shqiptarë dëshmohet e kundërta. Rajonet e banuara me shqiptarë vazhdojnë të mbesin zonat me më pak të punësuar, kjo pasi për politikat shtetërore maqedonase mund të konsiderohet forma moderne e dëbimit apo largimit nga shteti të shqiptarëve. Varfëro, mos punëso, dëbo, duken këto tre shtylla përmes të cilave pa luftë e në paqe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe me perspektivë. Edhe tani kur shqiptarët po udhëheqin me shumë pozita të larta e janë bartës të institucioneve kryesore në vend, sërish diskriminimi mbetet damka reale e gjendjes së shqiptarëve në këtë që trajtohen nga pala tjetër. Por, qëndrueshmëria shqiptare i ka ballë dhe ka vazhduar me rezistencë dhe ngritje në të njëjtën kohë. Diskrimini i fundit për të cilin është raportuar bëhet fjalë në institucionin “Pyjet Kombëtare”, ku sipas zëvendës drejtorit shqiptarë, Safet Miftari, aty ka vetëm urrejtje, diskriminim në baza etnike, dhe keqpërdorime të shumta të detyrës zyrtare. E nga ana tjetër teksa vendi po bën përpjekje për ndryshimet kushtetuese, maqedonasit po luftojnë për identitetin e tyre, e shqiptarët si kurdoherë vazhdojnë të përballen me diskriminim, shkruan Zhurnal.

Vazhdon diskriminimi ndaj shqiptarëve –

“Urrejtje, neglizhencë, diskriminim në bazë etnike dhe keqpërdorime të shumta të detyrës zyrtare”, këto janë vetëm disa nga akuzat e zëvendës drejtorit të “Pyjeve Kombëtare”, Safet Miftari për drejtorin e të njëjtit institucion, Valentin Gruevski. Në ditën e parë të punës, Miftari thotë se kishte kërkuar që të paktën emri i tij të shkruhet në gjuhën shqipe, por pas kësaj kërkese, sipas tij shqipja u hoq me sprej të zi edhe nga tabela në pjesën hyrëse të institucionit.

“Kemi 10 sektorë ku janë nga ata 10 asnjë të emëruar shqiptar, kërkova që të paktën 3 të menaxhojmë ne, kërkova që të paktën 3 zëvendës sektorësh të menaxhojmë ne, nuk ndodhi edhe ajo, hasi në vesh të shurdhër. E njëjta situatë ndodhë edhe me njësitë rajonale, pra këtë ndërmarrje publike e përbëjnë 30 njësitë rajonale, pra në çdo qytet nga një drejtor, gjithashtu edhe te ato drejtorë, ne me numër edhe në bazë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat apo përqindjes, na takojnë 9 drejtorë, nuk është bë edhe ajo, janë vetëm 3 nga BDI-ja”, deklaroi Safet Miftari, zëvendës drejtor i “Pyjeve Kombëtare”.

Në këtë institucion me mbi 1,800 të punësuar, shqiptarët përfaqësohen me më pak se 5 për qind. Edhe pse zëvendës drejtor, Miftari thotë se nacionaliteti i tij e shtynë drejtorin që atë të mos e llogarit fare, madje më shumë kompetenca t’u jep punonjësve të thjeshtë se sa atij. Miftari ngre dyshime edhe për kurdisje tenderësh, me çka paralajmëroi padi penale.

Advertisement

“Nëse nuk ndërmerren masa bëj apel deri te institucionet përkatëse, duke filluar nga agjencia për zbatimin e gjuhës shqipe, antikorrupsioni, policia financiare të ndërmerren masa sepse unë do të bëj edhe padi penale ndaj personit në fjalë nëse nuk ndërmerren masa të parandalohen keqpërdorimet, kemi dyshime se edhe firma qeveritare këtu kurdisin tenderere”, shtoi Safet Miftari, zëvendës drejtor i “Pyjeve Kombëtare”, për Alsat.

Ai shtoi se edhe pse ka kërkuar, nuk i jepet qasje në listën e plotë të të punësuarve pasi çdo ditë në zyra sheh njerëz të ri, që i sjell partia Liberal Demokrate. ALSAT kontaktoi me drejtorin Valentin Gruevski i cili këto akuza i cilësoi si marrëzira ndërsa Miftarin si njeri konfliktuoz. Ai e pranoi se vetëm 3 shqiptarë janë udhëheqës të njësive rajonale, por sipas tij, në institucion s’ka shqiptarë inxhinier të pyjeve, që është kusht për të qenë drejtor sektori apo i njësitit rajonal.

Shqiptarët në RMV nuk diskriminohen vetëm në shkolla e çerdhe, por edhe në investime ekonomike, në punësime, e në Kushtetutë madje ofendohen me 20% –

Enti Shtetëror i Statistikave ka publikuar të dhënat për vendet aktive të punës dhe ato të lira në nivel shteti për tremujorin e katërt të vitit 2022.Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi i ka analizuar këto të dhëna nga pikëpamja rajonale dhe ka rezultuar se zonat e banuara me shqiptarë vazhdojnë të mbesin me numrin më të ulët të punësimeve në nivel shteti.

Vazhdon keqpërdorimi i balancuesit për punësim, i cili ka për qëllim përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të qytetarëve në institucionet e shtetit. Rasti i fundit që është denoncuar në televizionin Alsat, është punësimi në Agjencinë për mbështetje financiare në Bujqësi dhe zhvillim rural. Në fund të vitit 2022, Agjencia ka hapur në konkurs për punësim me numër rendor 739/2022, ku përveç kritereve tjera të cilët është dashur t’i plotësojnë kandidatët, potencohet qartë vendi i lirë është për qytetar të përkatësisë etnike SHQIPTAR.

Advertisement

Në vendimin e marrë nga Agjencia për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim rural të vulosur më 7 shkurt të këtij viti, qëndron emri i një qytetare maqedonase e cila është shpallur si fituese e konkursit dhe është punësuar në pozitën e bashkëpunëtorit më të ri për mbështetje dhe kontroll të dokumenteve.

Raste të tilla ka shumë, prandaj shqiptarët vazhdojnë ende të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, që më shpesh shpërfillen se sa përfillen. Dhe, kjo është dëshmi që shqiptarët ndjehen të diskriminuar në gjitha instancat dhe në gjitha mënyrat e mundshme, dhe kjo pastaj shkakton dëshpërim e zhgënjim dhe përkthehet me largim prej vendi.

Gjuha shqipe në Maqedoninë e Veriut është zyrtare në komunat me shumicë shqiptare, në Shkup, si dhe në institucionet qendrore, si në Kuvend dhe Qeveri, por në Kushtetutë ajo nuk definohet si gjuhës shqipe, por si gjuhë që e flasin mbi 20 për qind e qytetarëve nga numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë së Veriut. Një përkufizim që është ofendues sepse gjuha e popullit shtetformues definohet me përqindje, kjo është e pakuptimtë dhe prandaj është nevoja dhe momenti tani të ndryshohet.

Kujtojmë që, për nxënësit shqiptarë në Veles dhe në Idrizovë edhe këtë vit mbetet dëshira, nevoja dhe kërkesa e njëjtë, një shkollë ku do të vijojnë mësimin në gjuhën e tyre amtare. Por, kjo kërkesë po has në vesh të shurdhër dhe këta nxënës po trajtohen si nxënës të dorës së dytë për të cilët nuk vlejnë ligjet e njëjta të këtij shteti, që garantojnë për secilin qytetarë shkollimin në gjuhën amtare.

Megjithatë, siduket është futur në praktikë trinomi varfëro, mos punëso, dëbo, dhe përmes kësaj pa luftë e në paqe shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po lëshojnë vendin e tyre, në kërkim të një jete më të dinjitetshme dhe me perspektivë. Shqiptarët sado që krekosen për afirmimin e të drejtave, dhe udhëheqjen e institucioneve me peshë në vend, sërish kur zbritet në terren dhe shihet gjendja e qytetarëve shqiptarë dëshmohet e kundërta. /Zhurnal.mk

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fronti dhe VLEN-i ndeshen në Tetovë?! Që të dy taborët njoftojnë se do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në Sheshin “Iliria”, më 6 maj

Published

on

Një gjë që nuk ka ndodhur në zgjedhjet paraprake. Dy taborët shqiptare në zgjedhjet parlamentare, do t’i mbajnë tubimet përmbyllëse në po të njëjtin vend, në po të njëjtën datë dhe në po të njëjtën orë, transmeton TV21.

Fronti Europian tubimin përmbyllës e kishte paralajmëruar që më parë, për në ora 20:00 më datë 6 maj 2024. Vendi Sheshi “Iliria” në Tetovë.

Por, ajo çfarë tërhoqi vëmendjen është se edhe VLEN njofton se do të mbajë tubimin përmbyllës po ashtu në Sheshin “Ilira” në Tetovë, më 6 maj 2024 dhe në ora 20:00.

Continue Reading

Lajme nga vendi

KSHZ-ja nuk pranon ankesat për votimin në Likovë

Published

on

Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) sot në seancë vendosi që të mos pranohet ankesa për votim në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale të 24 prillit të koalicionit VLEN për vendvotimin 1112/1 në Komunën e Likovës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me sugjerim të anëtarit të KSHZ-së, Abdush Demiri, është hapur materiali zgjedhor konfidencial nga ky vendvotim dhe, siç tha ai, mungojnë dy fletëvotime, andaj ka kërkuar që votimi në këtë vendvotim të anulohet, ndërsa Bordi zgjedhor të shkarkohet.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu, tha se votimi anulohet vetëm nëse ka më shumë fletë votimi në kuti, gjë që nuk ka ndodhur.

Anëtarët e KSHZ-së votuan dhe propozimi i Demirit nuk u pranua, dhe ai paralajmëroi se për këtë vendvotim do të ketë mendim të veçantë.

Në seancën e KSHZ-së janë pranuar edhe kërkesat për akreditime shtesë për rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mickoski nga Bërvenica: Qeverinë e ardhshme do ta kryesojë VMRO-DPMNE-ja, BDI do të shkojë në opozitë

Published

on

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Continue Reading

Më të lexuarat