Connect with us

Lajme nga vendi

CILËSIA E RRUGËVE NË EVROPË: Maqedonia e 35-ta nga 40 shtete

Published

on

Cilësia e infrastrukturës rrugore në Evropë ndryshon shumë dhe kjo temë shpesh shkakton diskutime në media. Ekzistojnë më shumë Hulumtime mbi Cilësinë e rrugëve në vendet e Kontinentit të Vjetër. Të dhënat për ranglistën e mëposhtme rrjedhin nga “Raporti për konkurrencën globale të Forumit Ekonomik Botëror për vitin 2019”, në të cilin janë vlerësuar 141 shtete. Vetëm në kuadër të Evropës, Maqedonia e Veriut renditet në vendin e 35 në Evropë me 3.4 pikë, në listën e 40 shteteve evropiane. Vonesa në rrumbullakimin e korridorit tetë ku akoma nuk kemi një autostradë moderne prej Shkupi deri në Ohër, si dhe zhagitjet dhe vonesat e riparimit edhe të autostradës Tetovë-Gostivar, Shkup-Veles, apo riparimet vetëm të pjesshme të aksit rrugor Shkup-Tetovë, që vuan për asfaltim të ri dhe mbushjen edhe të gropave vende vende, bën që Maqedonia të mos ketë një pozitë të volitshme në këtë renditje.

Për Kosovën nuk ka të dhëna në listë, ndonëse me investimet e mëdha në rrugë dhe autostrada, ajo do të merrte vendin e merituar në këtë renditje. Në anketë kanë marrë pjesë me mijëra menaxherë nga sektorë të ndryshëm ekonomikë, të cilët iu përgjigjën 78 pyetjeve, ndër të cilat ishte edhe pyetja për cilësinë e infrastrukturës rrugore në vendin e tyre. Atyre iu ofrua ta vlerësonin atë me cilësi nga 1 (jashtëzakonisht e keqe) në 7 (jashtëzakonisht e mirë).

Më dobët të renditur se Maqedonia janë vetëm Moldavia, Bosnje dhe Hercegovina , Ukraina, Rumunia dhe Malta. Rezultati i sondazhit është harta, e cila jep një pasqyrë të gjerë të cilësisë së rrugëve në Evropë dhe në të mund të shohim qartë ndarjen lindje-perëndim. Shumë ish-shtete sovjetike dhe vende në Evropën Lindore shënojnë nën 4 pikë. Në gjysmën perëndimore të Kontinentit të vjetër, shumica e vendeve shënojnë mbi 4 dhe madje mbi 5 pikë. Holanda ka rrugët më të mira në Evropë (vlerësimi 6.4), e ndjekur nga Zvicra (6.3). Këto dy shtete zënë pozitat 2 dhe 3 në listën globale dhe përballë tyre është vetëm Singapori, i cili ka rrugët më të mira në botë. Në Evropë rrugët më të mira i ka edhe Austria, Portugalia, Spanja dhe Kroacia. Nga shtetet e rajonit spikat Shqipëria që në dekadën e fundi nga një vend me pak rrugë të trashëguara nga ish sistemi komunist është shndërruar në një vend me akse modern rrugore dhe renditet në vendin e 28 me 3.9 pikë, e pasuar nga Mal i Zi .

Rrugët më të mira në Evropën Qendrore dhe Lindore gjenden në Austri (6.0 pikë) dhe Kroaci (5.6). Kroacia është një shembull interesant, duke qenë se infrastruktura rrugore e vendit është ndër më të mirat në Evropë dhe e 12-ta më e mira në botë. Duke filluar nga vitet 2000, vendi filloi një sërë projektesh ambicioze të zhvillimit të infrastrukturës rrugore, me qëllim rritjen e cilësisë së rrugëve. Duke qenë se Kroacia është një nga vendet turistike më të vizituara në Evropë, rëndësia e infrastrukturës rrugore ishte kritike dhe investimet në këtë sektor ishin të mëdha.

Një tjetër rezultat pozitiv është Turqia me 5.0 pikë , bile më shumë se disa vende të Evropës Perëndimore dhe Veriore, madje edhe mbi Norvegjinë (4.5) dhe Britaninë e madhe (4.9). Terreni i vështirë për ndërtimin e rrugëve, i përkeqësuar nga fjorde të panumërta dhe një popullsi relativisht e rrallë, shpjegon pse Norvegjia ka një rezultat më të ulët se fqinjët e saj nordikë. Përderisa tendenca e përgjithshme është e dukshme (vendet e Evropës Lindore kanë, mesatarisht, rezultate më të këqija se ato në Evropën Perëndimore dhe Veriore), megjithatë ekzistojnë dallime. Për shembull, Belgjika ka rrugë dukshëm më të këqija se fqinjët e saj. Ky kontrast është bërë edhe më i fortë duke pasur parasysh se Holanda ka cilësinë më të mirë të rrugëve në Evropë (rezultatet 6.4 krahasuar me 4.4 të Belgjikës). Dhe, natyrisht, kjo bëri që holandezët të bënin shaka me fqinjët e tyre, duke thënë se ndryshimi midis rrugëve në Holandë dhe Belgjikë nuk është vetëm i dukshëm, atë mund ta ndjeni dhe dëgjoni!

Advertisement

Islanda gjithashtu ka rezultate të ulëta me 4.1 pikë, ndoshta për shkak të popullsisë së saj të rrallë dhe terrenit të pavolitshëm. /koha/

Advertisement

Lajme nga vendi

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli konkursin për Qytetin e Kulturës për vitin 2025

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit shpalli sot Konkursin për financimin e një projekti me interes kombëtar, eventin “Qyteti i Kulturës në 2025”.
Në konkurs mund të marrin pjesë komunat në Republikën e Maqedonisë, me përjashtim të qytetit të Shkupit dhe komunat e qytetit të Shkupit, qëllimi i të cilit është krijimi i kushteve për zhvillim të balancuar kulturor, disponueshmëria e vlerave kulturore për qytetarët, si. si dhe ringjalljen e kulturës në nivel lokal.
Regjistrimi bëhet me aplikim elektronik në Portalin Kombëtar për shërbime elektronike: https://uslugi.gov.mk, duke filluar nga 22 nëntor 2024. në orën 14:00, më 22 dhjetor 2024. në orën 14:00.
Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit dhe procesit të aplikimit në faqen e internetit uslugi.gov.mk (https://uslugi.gov.mk/frequently-asked-questions.nspx), si dhe përmes kontaktit qendra e këtij portali kombëtar për shërbimet elektronike.
Një nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit është promovimi dhe aksesi i kulturës maqedonase, ndërsa projekti “Qyteti i Kulturës” forcon zhvillimin kulturor dhe zhvillimin e turizmit në nivel lokal dhe bashkëpunimin me vetëqeverisjen lokale. kontribuon në nxitjen ekonomike dhe turistike të bashkive në të gjithë vendin.
“Qyteti i Kulturës” në vitin 2024 ishte Kriva Pallanka, e cila gjatë gjithë vitit prezantoi një program të pasur dhe koncept të qëndrueshëm programor, me zhanre dhe estetikë të ndryshme nga krijimtaria tradicionale dhe bashkëkohore, me pjesëmarrjen e artistëve përkatës vendas dhe të huaj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi për ditën e Alfabetit: E vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka uruar Ditën e Alfabetit. Ai ka thënë se në Ditën e Alfabetit të gjuhës shqipe kujtojmë dhe nderojmë këtë moment historik, që shënon përfundimin e Kongresit të Manastirit dhe mishëron identitetin e popullit shqiptar.

“Si Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku shqiptarët janë popull shtetformues, e vlerësoj këtë festë dhe gjuhën shqipe si gurthemel të shoqërisë dhe diversitetit etnik, ndërsa angazhohem për të siguruar që ajo të trajtohet me barazi dhe respekt në çdo nivel të jetës institucionale dhe shoqërore. Ndërkaq, për mua si shqiptar kjo ditë paraqet një thelb të pashkëputur të identitetit tim, që më bën krenar. Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, gëzuar 22 Nëntorin!”, shkruan Gashi.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kina hapi dyert, qytetarët nga Maqedonia dhe 8 vendeve të tjera do të mund të udhëtojnë pa viza

Published

on

Ministria e Punëve të Jashtme kineze njoftoi sot se do të zgjerojë politikën pa viza në nëntë vende të tjera, përfshirë Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Midis 30 nëntorit 2024 dhe 31 dhjetorit 2025, politika pa viza do të zbatohet për poseduesit e pasaportave nga Bullgaria, Rumania, Kroacia, Mali i Zi, Malta, Estonia, Letonia dhe Japonia, tha në një konferencë shtypi në Pekin Zëdhënësi i Ministrisë Lin Jian.

Përveç kësaj, Kina do të zgjasë gjithashtu periudhën e qëndrimit pa viza nga 15 deri në 30 ditë, njofton Reuters.

Duke filluar nga 30 nëntori 2024, mbajtësit e pasaportave të zakonshme nga 38 vende, duke përfshirë nëntë vendet e reja të shtuara, do të mund të hyjnë në Kinë pa vizë për biznes, turizëm, vizitë të afërmve dhe miqve, shkëmbim vizitash dhe tranzit, jo më shumë se 30 ditë.

Continue Reading

Më të lexuarat