Lajme nga vendi
Hulumtimi: Shqiptarët për, maqedonasit kundër ndryshimeve kushtetuese
Qytetarët e perkatesise etnike maqdonase janë shprehur kundër futjes së Bullgarëve në Kushtetutë, përkundër kushtit për nisje të negociatave me BE-në, thuhet në anketën e fundit që për “Detektor” e ka zbatuar Instituti për Hulumtime Politike – Shkup.
Sipas kësaj ankete, 56% e qytetarëve vlerësojnë se nuk duhet të ndryshohet Kushtetuta. Vetëm 27.5% e të anketuarve mbështesin ndryshimet kushtetuese.
Shqiptarët me mbështetje më të madhe për ndryshimet kushtetuese. 79.3% e shqiptarëve janë “pro” kurse 72.4% e Maqedonasve janë “kundër” futjes së Bullgarëve në Kushtetutë.
Sipas anketës, 11.2% e Maqedonasve janë për futjen e Bullgarëve në Kushtetutë, kurse 8.8% e Shqiptarëve janë “kundër” ndryshimeve kushtetuese.
60.8% e të anketuarve vlerësojnë se ndryshimet kushtetuese do të kenë pasoja negative për vendin derisa 19.1% nuk presin pasoja negative.
Sipas anketës së “Detektor”, siç njofton KlanM, 42% e qytetarëve presin që VMRO-DPMNE-ja të mbetet në qëndrimin dhe të mos i mbështesë ndryshimet kushtetuese kurse 25% presin që partia më e madhe opozitare të ndryshojë qëndrimin.
Sipas përkatësisë etnike, 45.7% e Maqedonasve vlerësojnë se VMRO-DPMNE nuk do të ndryshojë qëndrimin, derisa 43.3% e Shqiptarëve presin që VMRO-DPMNE të lëshojë pe.
Analiza e strukturës së moshës së të anketuarve, sic percjell KlanM, tregon se kundërshtarët më të mëdhenj të ndryshimeve kushtetuese janë më të vjetrit, kurse kundërshtime më të vogla ka te të rinjtë.
Anketa e Institutit për Hulumtime Politike – Shkup është zbatuar përmes telefonit nga 2 deri më 6 Maj të këtij viti me 1.112 të anketuar./KlanMacedonia
Lajme nga vendi
Tetovë, interesim I lartë për vaksinim
Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur sot dhe zhvillohet në 36 loakcione të vendit. Janë siguruar 70 mijë doza, ndërsa 32 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim.Në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë shihet një interesim i madh i qytetarëve për t’u vaksinuar.Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë thotë se, vaksinimi po zhvillohet pa pengesa, ndërsa tregon edhe arsyet pse duhet vaksinuar.Sipas saj, nëse ka interesim më të madh do të sigurohen doza shtesë. “Sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit kemi një interesim të shtuar për vaksinim.Të gjithë qytetarët e interesuar aplikojnë në portalin vakcinacija.mk, pra bëhet fjalë për grupet e rrezikuara dhe marrin sms termin se kur të vijnë të marrin vaksinën. Janë siguruar vaksina për pesë grupet e rrezikuara, të sëmurit kronikë, personat e moshës mbi 60 vjeçare, puntorët shëndetësorë, fëmijët deri në moshën 5 vjeçare dhe gratë shtatzëna.Për të gjithë këta, Ministria e Shëndetësisë ka siguruar vaksina pa pagesë.Qendra për Shëndet Publik në Tetovë, deri më tash ka siguruar 1700 doza të vaksinës kundër gripit sezonal” thotë Bllagorodna Mishkovska mjeke në Qendrën për Shëndet Publik në Tetovë Nga Qendra për Shëndet Publik thonë se vaksinimi mbron pacientët kundër gripit sezonal dhe ka nivel të lartë të imunitetit, por edhe nëse infektohen simptomat janë më të vogla dhe gripi kalohet më lehtë. Ministria e Shëndetësisë njofton se të gjithë të regjistruarit do të marrin porosi SMS për datën, orën e saktë dhe vendin ku duhet të paraqiten për vaksinim. Mjekët apelojnë që të gjithë qytetarët që janë pjesë e pesë grupeve të rrezikuara, në kohë të marrin vaksinën dhe të mbrohen nga viruset e ndryshme gjatë periudhës së ardhshme. / TV KOHA/
Lajme nga vendi
Visar Ganiu : Fëmijët ma rregulluan ditën që në mëngjes
Lajme nga vendi
Miratohet ribalansi I buxhetit të komunës së Tetovës
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve