Lajme nga rajoni
Nga sot, qytetarët e Serbisë obligohen t’i dorëzojnë armët e paregjistruara në Polici
Qytetarët që posedojnë armë të paregjistruara, nga e hëna e 8 majit, e deri më 8 qershor siç ka njoftuar Ministria e Brendshme e Serbisë mund t’i dorëzojnë ato armë në çdo stacion policor.
“Qytetarët që dorëzojnë armët e paregjistruara në atë periudhë nuk do të kenë nevojë të dëshmojnë prejardhjen e tyre dhe ato mund t’i lënë në polici çdo ditë nga ora 07:00 deri në orën 19:00”, ka njoftuar Ministria e Brendshme.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë të dielën se pret përgjegjësi nga qytetarët dhe ka kërkuar nga ata që të mos fshihen dhe t’i hedhin armët, por t’ia dorëzojnë policisë.
Ministria e Brendshme serbe, nisi aksionin për dorëzimin e armëve pa leje pas dy vrasjeve masive që ndodhën në fshatrat afër Mlladenocit dhe Smederevës , si dhe në shkollën fillore të Beogradit “Vladislav Ribnikar”, në të cilat u vranë 17 persona dhe më shumë se 20 u plagosën.
Lajme nga rajoni
Deputeti gjerman: Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën
Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderon Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.
Sa i përket dialogut, Hacker vlerëson se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.
Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet të njohë Kosovën.
Lajme nga rajoni
Meta nesër para Gjykatës për konfirmim të masës së sigurisë! Çfarë pritet të ndodhë në vijim me Presidentin e Partisë së Lirisë
Një ditë pas arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, detaje të reja mësohen në lidhje me faktin se çfarë pritet të ndodhë me ish-kreun e shtetit.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se Meta nesër pritet të dalë në gjykatë, për konfirmim të masës së sigurisë, “arrest me burg”.
Më pas, pritet që Meta të dërgohet në qelitë e paraburgimit. GJKKO pritet që sot të dalë me një deklaratë për mediat, ku të njoftojë se në çfarë ore do mbahet seanca nesër në gjykatë për të.
Igli Celmeta: Nesër GJKKO do të konfirmojë masën e sigurisë arrest me burg. Më pas Meta pritet të dërgohet në qelitë e paraburgimit. Sipas ligjit, GJKKO duhet të dalë me njoftim zyrtar, për të lajmëruar orarin, se kur do mbahet seanca nesër për masën e sigurisë për zotin Ilir Meta. (Balkanweb)
Lajme nga rajoni
Përveç Metës dhe Kryemadhit, SPAK lëshon urdhërarreste dhe për Pirro Xhixhon e Ema Çokun
SPAK ka lëshuar urdhërarreste dhe për dy persona të tjerë përveç Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.
Sipas burimeve, SPAK kërkoi “arrest me burg” për Pirro Xhixhon (ish-kreu i AKEP, babai i deputetes së PL Erisa Xhixho) dhe Ema Çokun. Megjithatë GJKKO ka vendosur “arrest shtëpie” për Pirro Xhixhon dhe “detyrim paraqitje” për Ema Çokun.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pranë Kthesës së Kamzës teksa ishte duke u kthyer nga Kosova.(BalkanWeb)
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve