Connect with us

Lajme nga bota

Moment historik, rruga e parë në New York në emër të Ismail Qemalit

Published

on

Qyteti i New York-ut ka vendosur të nderojë një nga heronjtë e shquar të Shqipërisë duke i vënë emrin e tij një rruge. Rruga, e cila është hera e parë që mban emrin e një heroi shqiptar në këtë qytet të madh amerikan, do të mbajë emrin e Ismail Qemalit, figurës kryesore të pavarësisë shqiptare dhe presidentit të parë të shtetit të pavarur shqiptar.

Emërimi i një rruge në emër të Ismail Qemalit në New York nuk është vetëm një nderim për figurën e tij historike, por gjithashtu shënon një hap të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në qytetin e madh amerikan.

Shqiptarët janë një nga komunitetet më të rëndësishme dhe më të vjetra të diasporës në New York, dhe emërtimi i një rruge me emrin e një heroi kombëtar shqiptar përforcon identitetin dhe pranimin e tyre në këtë qytet.

Kryetari i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane në Staten Island, Naser Nika, dhe biznesmeni Shpëtim Qorraj, djali i dëshmorit Mustafë Qorraj nga Pemishta e Drenicës, janë në përpjekje të vazhdueshme për të realizuar një ndër arritjet më të rëndësishme për komunitetin shqiptar në New York.

Siç kanë bërë të ditur për Dukagjinin, ata po angazhohen intensivisht për të emëruar rrugën e parë në Staten Island në nderim të një heroit shqiptar, duke e bërë kështu një ngjarje të pazakontë dhe historike.

Advertisement

Në një ceremoni emocionuese që do të zhvillohet më 3 qershor 2023, komuniteti shqiptar në Staten Island, New York, do të festojë momentin historik – emërimin e rrugës “Ismail Qemalin”.

Ceremonia do të zhvillohet në Miller Field, një park i njohur i Parkut Board Walk, që ndodhet përball Rrugës Seaview Ave dhe Father Capedaano Blvd, në Staten Island.

Aktivitetet e ceremonisë do të jenë të shumta dhe do të kënaqin të pranishmit me një atmosferë festive.

Muzika shqiptare do të dëgjohet në tone të larta, recitimet do të përshkruajnë historinë dhe kontributin e Ismail Qemalit, ndërsa vallëzimet tradicionale do të japin një frymë autentike kësaj ngjarjeje.

Komuniteti shqiptar në të gjitha trojet do të mblidhet për të festuar këtë moment të rëndësishëm dhe për të shprehur krenarinë dhe dashurinë për trashëgiminë e tyre kulturore.

Advertisement

Rruga “Ismail Qemali” do të jetë një kujtim i përhershëm i kontributit të tij në historinë e Shqipërisë dhe do të shërbejë si një shenjë e unitetit dhe bashkëpunimit mes komuniteteve shqiptare dhe amerikane New York.

Ismail Qemali lindi në vitin 1844 në Vlorë dhe u bë figura kryesore e lëvizjes për pavarësi në fillim të shekullit të 20-të. Në vitin 1912, ai shpalli pavarësinë e Shqipërisë dhe u bë kryetari i parë i shtetit të pavarur shqiptar.

Advertisement

Lajme nga bota

Tajfuni godet Tajvanin/ Stuhia më e madhe që ka goditur ishullin në tre dekada

Published

on

Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë goditur Tajvanin, pasi stuhia më e madhe që ka goditur ishullin në gati tre dekada ka rënë në tokë përgjatë bregut të tij juglindor, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur dhjetëra.

Tajfuni Kong-rey u përcoll nga erëra që afroheshin 200 km/h, ekuivalente me një uragan të kategorisë 3 në Atlantik, sipas Qendrës së Përbashkët të Paralajmërimit të Tajfunit (JTWC).

Bëhet e ditur se kjo është stuhia më e madhe që ka goditur Tajvanin që nga Typhoon Herb në vitin 1996. Nga tajfuni, raportohet një e vdekur dhe të paktën 73 të lënduar.

Përpara stuhisë së fuqishme, autoritetet lokale urdhëruan mbylljen e përkohshme të zyrave dhe shkollave, ndërsa Tajvani pezulloi tregtimin në tregun e tij të aksioneve, shkruan CNN

Ndryshe, Tajvani në përgjithësi ka një histori të fortë për t’iu përgjigjur tajfuneve të mëdha, megjithëse fshatrat e largëta në rajonet më malore mund të jenë veçanërisht të prekshme ndaj rrëshqitjeve të dheut.

Advertisement

Siç raportohet, Ushtria e Tajvanit ka vënë në gatishmëri më shumë se 34,000 ushtarë për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe mbi 8,600 njerëz janë evakuuar nga zonat me rrezik të lartë.

Më shumë se 500 fluturime, përfshirë 300 udhëtime ndërkombëtare, janë anuluar dhe të gjitha shërbimet e trageteve në ishujt periferikë të Tajvanit janë pezulluar, sipas Administratës së Aviacionit Civil.

Edhe shërbimet hekurudhore po funksionojnë me kapacitet të kufizuar, sipas operatorit hekurudhor.

Imazhet nga Agjencia Qendrore e Lajmeve zyrtare e Tajvanit dhe rrjetet sociale treguan valë “të egra” që përplaseshin në brigjet e qarkut Taitung, ndërsa pjesë të qarkut fqinj Hualien u zhytën në ujërat e përmbytjeve.

Kong-rey u intensifikua me shpejtësi për të arritur fuqinë e supertajfunit, ndërsa ai po lëvizte drejt Tajvanit pasi goditi Filipinet. Megjithëse stuhia u dobësua pak përpara se të arrijë në tokë, ajo po lëshon rrebeshe të forta, përmbytje të shpejta, valë stuhie dhe rrezik për rrëshqitje të dheut.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

Rritet bilanci i viktimave në Spanjë, 9 trupa u gjetën në një garazh, njerëz të pajetë dhe brenda në makina

Published

on

Është rritur bilanci dramatik i përmbytjeve të befasishme në juglindje te Spanjës, që numëron tani 105 viktima, e sipas autoriteve, me gjasë, ndoshta dhe nuk mbyllet me kaq.

Ministri i Transportit, Óscar Puente, deklaroi se ka “njerëz të vdekur nëpër makina”, duke iu referuar qindra automjeteve të vogla dhe kamionëve të bllokuar nëpër rrugë nga balta.

Në një garazh në Valencia sipas mediave lokale, ekipet e emergjencës gjetën 9 trupa të pajetë. Nuk është ende e qartë se sa janë të zhdukurit, por për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit, me qindra ushtarë janë dislokuar në këtë zonë, një nga më të goditura nga fatkeqësia natyrore.

Stuhitë të forta me reshje të dendura shiu dhe breshër sa “madhësia e topave të golfit” goditën Spanjën ku lumenjtë dolën nga shtrati, rrugët, shtëpitë dhe fushat u përmbytën në shumë vende, makinat dhe pemët u rrëzuan nga masat ujore.

Si shkak autostradat dhe rrugët e vendit duhet të mbylleshin në jug dhe lindje të Spanjës. Trafiku ajror dhe hekurudhor gjithashtu u prek. Mësimet u anuluan në shumë shkolla dhe universitete. Qeveria spanjolle në Madrid ngriti me urgjencë një shtab krize për t’u marrë me problemet e shkaktuara nga stuhia. Nga kryeqyteti u dërguan me shpejtësi njësi ushtarake të specializuara në operacionet e shpëtimit në Valencia për të mbështetur shërbimet lokale.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga bota

BE: Kimikate të ndaluara në rreth 6% të produkteve kozmetike

Published

on

Nga inspektimet e kryera gjatë një projekti pilot të Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) rezultoi se rreth 6% e produkteve kozmetike përmbanin substanca të rrezikshme të ndaluara sipas rregullave evropiane, transmeton DW.

ECHA njoftoi se agjencitë kombëtare në 13 shtetet anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE) – ku bën pjesë edhe Gjermania– kishin kontrolluar rreth 4,500 produkte kozmetike dhe gjetën në 285 prej tyre substanca të ndaluara.

Pavarësisht nga firma dhe çmimi

Agjencia Evropiane e Kimikateve, me seli në Helsinki, e gjeti shumicën e substancave të ndaluara duke parë listat e përbërësve.

“Inspektimet u kryen kryesisht duke kontrolluar listën e përbërësve – gjë të cilën mund ta bëjnë lehtë edhe konsumatorët,” thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.

Në lapsat dhe e syve dhe të buzëve u gjet shpesh perfluorononyl dimethicone, i cili degradon në PFOA dhe PFCA, kurse në balsamet, kondicionerët dhe maskat e flokëve ishin shpesh të pranishme D4 dhe D5.

Advertisement

“Konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm se substancat e ndaluara u gjetën në lloje të ndryshme produktesh kozmetike, të prodhuara nga firma të ndryshme dhe në të gjitha kategoritë e çmimeve”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve.

Continue Reading

Më të lexuarat