Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Verit

Published

on

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i vranët dhe me reshe të shiut.

Temperatura minimale do të jetë 7 deri 11 gradë celsius, kurse maksimalja nga 14 deri 20 gradë celsiut.
Edhe në Shkup moti do të jetë i vranët me reshje lokale të shiut ku temperatura maksimale do të arrijë deri në 18 gradë celsius.
Gjatë të premtes dhe të shtunës pritet mot stabil, ndërsa nga dita e diel sërish pritet mot o vranët me reshje të shiut.

Advertisement

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Continue Reading

Më të lexuarat