Connect with us

Lajme nga rajoni

Tetë fëmijë u vranë në të shtënat në Beograd, disa nga të plagosurit ishin në gjendje kritike

Published

on

Tetë fëmijë kanë mbetur të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Beograd, por edhe roja i shkollës ka humbur jetën, raportojnë mediat serbe. Jozyrtarisht ka ndërruar jetë edhe mësuesi i plagosur.

Siç mëson portali, shumë të lënduar.
Sipas Nova.rs, nxënësi i dyshuar (14) është larguar nga vendi i ngjarjes pas të shtënave, por policia e ka arrestuar shumë shpejt.

Ai hyri  në klas në orën e historisë dhe filloi të qëllonte.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike. Ata u dërguan në qendrat e urgjencës. Mësohet se një fëmijë i është nënshtruar një operacioni me lëndime në kokë.

Skenat para shkollës janë tronditëse, nxënësit të mërzitur për gjithçka ka ndodhur. Para shkollës mbërrin edhe prindërit të tronditur.

Advertisement

Advertisement

Lajme nga rajoni

Shqiptarja shpallet “Miss Liberty 2025” në New York

Published

on

Vajza nga Kavaja rrëmbeu “Statujën e lirisë” në New York, ku triumfoi mes 13 vajzave. Në një lidhje me Skype, Ariela ka zbuluar se kjo kurorë i ka bërë të mundur që të shkojë të konkurrojë në “Miss New York.”

Ajo ka thënë se për këtë kurorë nuk ka qenë kriter vetëm bukuria, po juria i ka pyetur dhe për tema aktuale.

Sakaq, Ariela ka ndarë dhe detaje nga jeta e saj private, familja dhe deri te studimet që po ndjek në SHBA.

“Unë tani sapo e kam filluar shkollën dhe kam 3 vite për të studiuar. Unë kam 20 vite në SHBA. Jetoj me familjen, mami kur isha vogël më thoshte që anglishten do ta flasësh në shkollë dhe në shtëpi flisnim vetëm shqip.”

Continue Reading

Lajme nga rajoni

U mbyt nga burri në Itali, reagon vjehrra e Eleonorës: Nuk kishin lidhje me mua, djalin tim vriteni

Published

on

Vjehrra e Eleonora Toçit, 24-vjeçares që u mbyt nga bashkëshorti në Itali, ka mohuar akuzën e babait të viktimës se ishte ajo shkaktarja e ndarjes mes tyre.

Lulzim dhe Eleonora Toci ishin divorcuar disa muaj më parë, por ishin bashkuar sërish dhe e reja kishte shkuar bashkë me të në Itali.

Vjehrra e saj tha në emisionin “Me zemër të hapur”, se në kohën që nusja jetonte në Shqipëri jetonin të ndarë dhe se bashkë me burrin u conin ushqime.

Ajo thotë se është e lënduar nga ngjarja, madje thotë se djalin e saj dhe mund ta vrasin.

Jeni akuzuar nga zoti Mehmet se je shkaktarja e divorcit? E keqtrajtonit?

Advertisement

Nuk kanë pasur asnjë lidhje me mua. Unë kam qenë në shtëpinë time, kemi qenë të ndarë. Dhe unë kam fëmijë. Vocin tim që e ka bërë këtë punë shkoni vriteni, tjetër gjë nuk kam çfarë të them.

Nuk i merrnim ne lekët. Ne i çonim asaj dhe fëmijëve. A ke fëmijë ti? Ai lë pa bukë fëmijët e fëmijëve? Ka qenë në asistencë, ne iu çonim ushqime.

Nuk kishte lidhje me ne ajo fare.

Ju e dinit gjendjen e djalit? Çfarë ju tha mjeku?

Mjeku na tha mos e lini vetëm. Para tre muajsh ka bërë një vizitë në Tiranë, u vizitua. Ka ikur me çantën me ilaçe.

Advertisement

Babai: “Edhe në Peshkopi ka qenë i shtruar. E kam çuar në urgjencë 2-3 herë”.

Nëna: “Ai ka kaluar depresion moj zonjë pse nuk e kuptoni. I ka ikur truri. Ai vuante, ishte i sëmurë.

Edhe ata janë të përvëluar dhe unë jam e përvëluar. Edhe vocin tim vriteni ku ta gjeni. Çfarë të them më?! Unë jam e sëmurë”.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

E rëndë në Itali, 30-vjeçari shqiptar mbyt gruan në prani të fëmijëve të mitur

Published

on

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin në San Felice a Cancello, në provincën e Casertës, në Itali. Një 30-vjeçar shqiptar raportohet ka vrarë bashkëshorten e tij duke e mbytur gjatë një gindjeje mes të dyve rreth orës 05:00 të mëëngjesit të kësaj të mërkure.

Ajo që e bën tragjedinë edhe më të rëndë është fakti që akti brutal ka ndodhur në prani të dy fëmijëve të tyre të vegjël, vetëm 4 dhe 6 vjeç.

Autori i krimit është ndaluar menjëherë nga forcat e rendit, dhe është dërguar në komisariat, ku po mbahet në pritje të hetimeve nga Prokuroria e Santa Maria Capua Vetere.

Policia nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme për motivet që çuan shqiptarin më mbytjen e bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, fëmijët, që u bënë dëshmitarë të këtij akti të tmerrshëm, po u jepet ndihma e nevojshme psikologjike dhe sociale nga autoritetet përkatëse.

 

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat