Connect with us

Lajme nga vendi

“Grupi i Kumanovës” s’kanë përgjigje në kërkesën për transferim në Kosovë

Published

on

Enver Hoxha i njohur si Klein i “Grupit të Kumanovës”, thotë se ka bërë kërkesë për të pasur shtetësinë e Kosovës mirëpo e njëjta i është refuzuar nga ambasada e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, sipas tij arsyeja e refuzimit ka qenë dënimi për veprën penale që ka. Ndërkohë institucionet e Kosovës kanë thënë se i njëjti nuk ka bërë kërkesë për të pasur shtetësi kosovare.

Janë të dënuar me burgim të përjetshëm, e shpresat për liri i kanë të pakta.

Mirëpo, “Grupi i Kumanovës”, të cilët vuajnë dënimin në burgun e Idrizovës në Maqedoninë e Veriut, kanë një kërkesë nga shteti i Kosovës pasi që shumica prej tyre vijnë nga treva të ndryshme të saj.

Këta kërkojnë që të transferohen në vendlindje për të vuajtur dënimin. Për këtë gjë, kërkesat i kanë dërguar edhe në institucionet të Maqedonisë së Veriut.

E këtë e konfirmon edhe Agim Nuhiu që deri para pak ditësh e mbante pozitën e zëvendësministrit të Drejtësisë.

Advertisement

“Janë deponuar kërkesat nga ana e te burgosurve të “Lagjes se trimave” në Kumanovë! Procedurat nuk janë të lidhura me afat. Në këtë rast është me rëndësi edhe qëndrimi i shtetit të Kosovës se a do t’i pranoj aktgjykimet penale të shqiptuara nga ana e gjyqësorit të Maqedonisë së Veriut! Pra, do te duhet edhe një qëndrim i përbashkët i të dy shteteve! Autoritet e Maqedonisë ende nuk janë lëshuar në vlerësimin e kushteve që duhet të plotësohen për transferimin e të burgosurve në fjalë”, ka deklaruar Agim Nuhiu, ish zëvendësministër i Drejtësisë-Maqedonia e Veriut.

Ndërkohë, njëri nga të burgosurit ka bërë një kërkesë tjetër përpos asaj për transferim.

Enver Hoxha, i njohur si Klein, në ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut thotë se ka deponuar kërkesën për shtetësi.

Mirëpo që sipas tij kjo është refuzuar.

“Ka thënë se s’mundet të lëshohet shtetësia sepse jemi të dënuar për një vepër kriminale, për një vepër të rëndë dhe në këtë rast nuk mund të bëhet shtetësia, pasaporta”, ka sqaruar Enver Hoxha (Klein), i dënuar për Rastin Kumanova.

Advertisement

Ai e pranon se në të kaluarën asnjëherë nuk ka pasur dokumentacion të Kosovës.

“Unë skam pasur pasaportë Kosovare apo Jugosllave asnjëherë. Jam veteran invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, ushtar i Agim Ramadanit, brigada 138 njësia Delta”, ka deklaruar Enver Hoxha (Klein), i dënuar për Rastin Kumanova.

Ndërkohë, njohës të sistemit ligjor në Kosovë tregojnë arsyet se kur plotësohen kushtet që një aplikues të mos mund të përfitoj shtetësinë e Kosovës.

“Secili person që është i dënuar ose ka vepër penale brenda dhe jashtë Kosovës ai konsiderohet se cënon sigurinë e brendshme apo të jashtme dhe rrezikon marrëdhëniet diplomatike”, ka thënë Anton Nrecaj, Instituti CLARD.

Në ndërkohë, në një përgjigje për televizionin Duakgjini nga Ministria e Punëve të Brendshme, kanë thënë se në Departamentin për Shtetësi, Azil dhe Migracion deri tani nuk është paraqitur asnjë kërkesë për përfitim të shtetësisë nga Enver Hoxha, i njohur si Kleini.zhurnal.mk

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Mjegull në rrugën Lisec – Kodra e Diellit

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa, në disa vende më të larta nëpër rrugë të lagështa. Dukshmëri të zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës prej 40-50 metra ka në aksin rrugor f. Lisec – Kodra e Diellit.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Siljanovska: Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe, simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm

Published

on

Presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska Davkova ka uruar 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përcjell TV21. Ajo e ka cilësuar këtë datë si të rëndësishme për shqiptarët, por edhe për shtetin e Maqedonisë së Veriut.

“Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe nuk është vetëm akt i reformës gjuhësore, por edhe simbol i aspiratës për emancipim dhe iluminizëm. Gjuha krijon një hapësirë ​​për mirëkuptim, bashkëpunim dhe bashkim rreth vlerave identitare. Përmes saj, diversiteti bëhet pasuri dhe e ardhmja bëhet një mundësi për rritje individuale dhe kolektive. Gjuha dhe kultura shqiptare janë të ngulitura në indin tonë shoqëror dhe çelin hapësirë për mirëkuptim dhe bashkëjetesë. Respektimi i dallimeve gjuhësore na bën një shoqëri demokratike dhe multikulturore”, shkruhet mes tjerash në urimin e presidentes Siljanovska-Davkova.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Normalizohet transporti publik në Shkup, studentët pasdite në protestë

Published

on

Normalizohet gjendja me transportin publik në Shkup. Drejtori i NQP-së “Shkup”, Dragi Kushovski thotë se sasitë e naftës nuk janë dorëzuar plotësisht, por furnizimi aktualisht është i mjaftueshëm. “Transporti publik është normalizuar sot. Të gjitha linjat funksionojnë, njësoj si më parë, pra njësoj si para shfaqjes së problemit me mungesën e karburantit. Të gjitha autobusët që janë në gjendje pune po qarkullojnë rregullisht, tha Kushovski. Transporti publik në Shkup dy ditët e fundit shkaktoi kaos në kryeqytet për shkak të reduktimit të autobusëve si pasojë e mungesës së naftës. U lëshuan vetëm rreth tridhjetë autobusë të Ndërmarrjes Publike të Transportit, nga të cilët 25 funksiononin me gaz natyror dhe disa të tjerë që kishin rezerva nafte. Qeveria dje, në një seancë të jashtëzakonshme vendosi të shpallë gjendje krize dhe të ofrojë naftë për shtatë ditët e ardhshme nga rezervat shtetërore. /Alsat.mk

Continue Reading

Më të lexuarat