Connect with us

Lajme nga vendi

MASH: Aplikacioni tims funksionon, çdo nxënës mund të hyjë në mësim onlajn me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij

Published

on

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka marrë njoftime për probleme në funksionimin e aplikacionit Tims (Teams) nga disa shkolla, por pas një kohe të shkurtër dje nxënësit i janë bashkangjitur llogarive të tyre përdoruese, thonë nga MASH-i për MIA-n.

“Përdoret aplikacioni tims, i cili funksionon dhe çdo nxënës me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin e tij mund të hyjë dhe ta përdorë profilin për pjesëmarrje në msëimin onlajn. Kmi marrë njoftime nga disa shkolla se kishte ndërprerje në funksionim, gjegjësisht shfrytëzimin e tims, por pas një kohe të shkurtër nxënësit janë bashkuar me llogaritë e tyre të përdoruesve, u përgjigj MASH-i në lidhje me ankesat e nxënësve se kanë probleme me përdorimin e këtij aplikacioni.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës drejtorëve të shkollave javën e kaluar u ka dërguar shkresë për masa urgjente që duhet t’i marrin për mbarëvajtjen e procesit arsimor në një mjedis pune të sigurt dhe stimulues.

Shkollave fillore dhe të mesme të komunave, MASH-i u dha udhëzime dhe mënyra për përdorimin e adresave elektronike, i udhëzoi që ta përforcojnë kontrollin për hyrje/dalje në shkolla dhe në ditët kur ka njoftim kërcënues, shkolla të organizojë mësimin në distancë (mësim onlajn) në vend të ndërprerjes së plotë të mësimit (lëshim nga shkolla).

Javën e kaluar dhe këtë javë, nxënësve të turnit të parë nga shkollat ​​që morën mesazhe kërcënuese kishun obligim për një orë të kyçen nga shtëpia onlajn përmes aplikacionit Tims, i cili është përdorë edhe për mësim edhe gjatë pandemisë së kovid.

Advertisement

Alarme për bomba të vendosura kanë mbërritur edhe sot në mëngjes në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup, ku anë duke u bërë kontrolle antiterror, njoftoi MPB-ja.

“Sot (02.03.2023) deri në orën 08:20 në MPB është denoncuar se në adresat elektronike të 18 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes të vendosur. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga nëpunësit e policisë janë ndëmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, theksojnë nga MPB-ja.

Dje kanë mbërritur kallëzime për gjoja mjet shpërthyes të vendosur në 120 shkolla në Shkup, ndërsa pas kontrolleve të bëra nga MPB-ja u konstatua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

Advertisement

Lajme nga vendi

VLEN: Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës (DOKUMENT)

Published

on

Gjykata Administrative e vërtetoi “trenin bullgar” në Komunën e Likovës, bëjnë të ditur nga VLEN ku publikohet edhe vendimi gjyqësor.

Sipas këtij vendimi, rezultati i vendvotimit 1112/1 në Likovë ështé i pavlefshëm dhe anulohet. Me këtë vendim do shkarkohet këshilli votues dhe se ndaj shkelësve të ligjit do ketë përgjegjësi penale, duke rrezikuar edhe me burgim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami me rininë e VLEN-it në hapësirat turistike të Malit Sharr: Turizmi malor, prioritet i qeverisë së ardhshme

Published

on

Kryetari i Lëvizjes Besa dhe njëheritë bartësi i listës për deputetë në njësinë 6 nga koalicioni VLEN, Bilall Kasami ka vazhduar sot fushatën në Malin Sharr.

Kasami tha se me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investoj edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum.

“Bashkë me Forumin e Gruas dhe rininë e VLEN sot qëndruam në Gurin e Sidollit. Tetova ka natyrë të pasur, vende tepër piktoreske për të cilat kujdesemi që ti ruajmë por edhe ti promovojmë si vende turistike. Po ashtu bashkë edhe me kandidatët për deputetë të zonës zgjedhore 6, takuam numër të madh të qytetarëve të cilët kishin dalë në shëtitje. Ja VLEN që Tetova dhe vendet e saj të ruhen, të vizitohen dhe të jenë perla turistike, të cilat nuk mund të gjinden në asnjë vend tjetër.

Me Ndryshimin që VLEN, pas 8 majit, në pikat turistike të Tetovës dhe rajonit do të investojmë edhe si pushtet qendror dhe turizmi në malin Sharr do të zhvillohet në maksimum!”, ka shkruar Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Maqedoni, fillon regjistrimi i nxënësve të klasës së parë për vitin shkollor 2024/25

Published

on

Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë.

Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik.

Përjashtimisht, fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse brenda datës 31 janar të vitit pasardhës ka mbushur gjashtë vjeç, pas një kërkese të mëparshme të prindit, pra kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.

Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku jeton ose banon përgjithmonë. Shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj.

Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në zonën e tij të banimit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat