Lajme nga vendi
VMRO-DPMNE : Shumica parlamentare vazhdimisht po zvogëlohet

Për shkak të krimit të Kovaçevskit, shumica po zvogëlohet, pasi doli Alternativa, Lidhja Demokratike, askush nuk dëshiron të qëndrojë në anijen që po fundoset, thonë nga VMRO-DPMNE.
“Kovaçevski dhe Ahmeti ruajnë koalicionin e tenderëve, krimit dhe nepotizmit. Edhe Kovaçevski e di që Ahmeti po e shpëton për të kryer sa më shumë tenderë, për përfitim personal dhe është i gatshëm për të gjitha llojet e lëshimeve vetëm që të vazhdojë së bashku me Ahmetin në grabitjen e Maqedonisë.
Gjithnjë e më shumë deputetë të LSD-së po thonë me zë të lartë se nuk pajtohen me politikat e Kovaçevskit, dhe ai vetë e di se askush nuk i miraton veprimet e tij dhe prandaj i mban të frikësuar me kërcënime dhe presione.
VMRO-DPMNE apelon deri te deputetët e pushtetit, të gjithë ata që në periudhën e kaluar kanë treguar arsye dhe qëndrime të ndryshme nga kjo kryesi që t’i qëndrojnë në rrugë të njëjtës, sepse pas ndryshimeve në qeveri Maqedonisë do t’i duhet LSD-ja si opozitë, por një LSD e qëndrueshme, e cila ka politika të forta kombëtare dhe shtetërore”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Disa shtëpi përmbyten në Batincë nga shiu, Sadiki: Nuk ka rrezik për banorët

Reshjet intensive të shiut kanë bërë që lumi Markovë të dalë nga shtrati i tij në fshatin Batincë.
E njëjta ka shkaktuar përmbytje në rrugë, por edhe në disa shtëpi, raporton TV21.
Kryetari i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, thotë se gjendja është duke u rregulluar, aktualisht nuk ka nevojë për evakuim, por ka dëme materiale.
Nuk mendoj se është shumë e rrezikshme që banorët të evakuohet, deri më tani ka pasur dëme materiale në oborret e disa amvisërive”, tha ai.
Lajme nga vendi
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar derisa të përfundojnë punimet e pastrimit pas rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës në Tetovë,

Ekipet e Komunës së Tetovës janë angazhuar intensivisht për pastrimin e rrëshqitjes së dheut në Rrugën e Banjës, pas reshjeve të fundit që kanë shkaktuar rrëshqitje të konsiderueshme, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve.
Komuna e Tetovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve, veçanërisht për shoferët që kalojnë në këtë segment rrugor, derisa të përfundojnë punimet e pastrimit. Po ashtu, institucionet përgjegjëse po monitorojnë situatën për të parandaluar rrëshqitje të mëtejshme dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për stabilizimin e terrenit.
Lajme nga vendi
Protesta. Nuk mund të merren vendime për punëtorët pa punëtorë (video)

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, në konferencën e sotme për media i njoftoi detajet e protestës së nesërme të punëtorëve. Ai tha se nesër, më 2 prill, në ora 12:05, anëtarët e organeve dhe trupave të Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë do ta fillojnë seancën publike, e cila do të fillojë para Shtëpisë së Punëtorëve dhe më pas përmes Kuvendit dhe Odës Ekonomike do të përfundojë para Qeverisë së Maqedonisë.“Ne do t’i dërgojmë mesazhin Kuvendit: Nuk mund të ketë gjithçka për deputetët dhe asgjë për punëtorët. Para Odës Ekonomike do t’u themi punëdhënësve “Dora e shtrirë sot nga një punonjës nesër mund të bëhet grusht i shtrënguar”, dhe para Qeverisë do të përfundojmë me mesazhin “Nuk mund të merren vendime për punëtorët pa punëtorë”, Trendafilov.Kryetari i LSM-së theksoi se “pakënaqësia e punëtorëve vjen nga fakti se politikat e ndërmarra nga krijuesit e atyre politikave janë në drejtim të gabuar dhe se janë në dëm të punëtorëve”.“Ata nuk mund të kujdesen për punëtorët, për ata nga të cilët marrin rrogën. Sulmet që ata bëjnë, pas dy, tre ose më shumë konferencave për shtyp, nuk do të ndryshojnë asgjë. Sa më shumë të na sulmoni, aq më të fortë bëhemi”, tha Trendafilov.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve