Connect with us

Lajme nga vendi

Taravari takohet me kryetarët e degëve të ASH-së nga të gjitha zonat e vendit

Published

on

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe anëtarët e kryesisë së ngushtë, kanë takuar sot kryetarët e degëve të ASH-së nga të gjitha zonat e vendit.

Në takim është biseduar për organizimin e brendshëm, anëtarësimet e reja, aktivitetet në terren, ristrukturimin lokal dhe sfidat e reja që e presin partinë periudhën në vijim. Kryetarët e degëve të ASh-së, janë njoftuar edhe rreth zhvillimeve politike, ndërsa kanë shprehur edhe sugjerimet, propozimet dhe kanë referuar për aktivitetet në degët përkatëse.

Kujtojmë se nesër do të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe kryetarit të partisë opozitare Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari, për hyrjen e mundshme të këtyre të fundit në Qeveri

Advertisement

Lajme nga vendi

Prej sot marketet me më shumë se 10 të punësuar duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve në ueb-faqe

Published

on

Duke filluar nga sot, shitësit me pakicë duhet të publikojnë çdo ditë çmimet e shitjes së produkteve në faqet e tyre zyrtare të internetit. Obligimi buron nga ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit që janë publikuar në Gazetën Zyrtare më 4 mars dhe Ministria e Ekonomisë ka hartuar Rregullore për mënyrën e shpalljes së çmimeve të mallrave.

Rregullorja thotë se të gjithë shitësit e vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj të angazhuar në tregtinë me pakicë në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive kanë për detyrë të publikojnë çdo ditë çmimet e mallrave që vendosin në treg në faqen e tyre të internetit në mënyrë të qartë dhe të qasshme, përmes një seksioni të veçantë të faqes së internetit të shitësit me pakicë të dedikuar për çmimet (Çmimore). Çmimet e publikuara duhet të jenë të disponueshme pa pasur nevojë për regjistrim ose hyrje shtesë.

Përditësimet e çmimeve duhet të bëhen çdo ditë deri në orën 10:00, dhe në rast të një gabimi teknik të paqëllimshëm, tregtari është i detyruar të korrigjojë gabimin brenda 24 orëve.

Nëse tregtari ofron çmime promocionale ose me zbritje, faqja e internetit duhet të tregojë çmimin e rregullt, përqindjen ose shumën e uljes, si dhe kohëzgjatjen e promovimit ose zbritjes.

Në një anketë të bërë nga AIM, shumica e qytetarëve kanë deklaruar se nuk do të dalin në treg derisa bojkoti është në vazhdim. Ata pajtohen se çmimet e produkteve janë shumë të larta për të ardhura të ulëta.

Advertisement

Sipas autoriteteve, kjo metodë e publikimit të çmimeve të shitjes do të sigurojë transparencë, konkurrencë më të madhe dhe ulje çmimi.

Ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorit u miratuan në seancën parlamentare të mbajtur më 25 shkurt. Një ligj të ngjashëm ka miratuar edhe Kroacia.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë

Published

on

Më 16.04.2025, rreth orës 18:25, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën lokale fshat Kopanica – fshat Bojanë, Shkup, një motoçikletë “Suzuki” me targa të Shkupit, e drejtuar nga S.S. (38) nga fshati Bukoviq, Shkup, ka dalë nga rruga.
Për shkak të lëndimeve të marra, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë në vendngjarje. Një mjek i Shërbimit të Ndihmës Urgjente ka konstatuar vdekjen, ndërsa me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Pasagjeri S.J. (41) nga fshati Kopanica, Shkup, ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Kompleksin e Klinikave “Nëna Tereza”.

Një hetim ka pasuar nga prokurori publik dhe ekipi i hetuesve të SPB Shkup.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski se po kryen terror politik

Published

on

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski se po kryen terror politik me qëllim që të mbrohen zyrtarët e pushtetit nga përgjegjësia për tragjedinë e Koçanit, në të cilën humbën jetën 61 persona. Opozita, thekson se zyrtarët policorë nga Koçani e Shtipit të cilët janë përfshirë në hetimin e Prokurorisë janë të periudhës së kaluar, ndërsa ata që kanë qenë në detyrë natën e kobshme, sipas tyre as nuk përmenden.“Si nuk u gjend asnjë i dyshuar nga kryeshefët aktual dhe zyrtarët aktual të MPB-së në Koçan dhe Shtip të cilët kanë qenë përgjegjës të drejtpërdrejtë për sigurinë natën e kobshme. Pse për shembull kryeshefja e Sektorit për Punë të Brendshme në Koçan Marija Cvetkovska Manevska nuk është në mesin e të përfshirëve me hetimin? Pse kryeshefi i Krim Policisë në Koçan Tomo Donev, nuk është në mesin e të arrestuarve? Si është e mundshme as kryeshefi i SPB Shtip e as kryeshefi i Krim Policisë në Shtip, gjithashtu të mos jenë të përfshirë në hetim. Ministër Toshkovski, a keni pak ndërgjegje? Ju po kryeni terror dhe ndjekje politike vetëm për t’i mbrojtur ata që ju i keni emëruar dhe vendosur”, deklaroi Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.Për drejtësi selektive akuzon edhe BDI-ja opozitare, e cila thekson se hetimi është hakmarrje politike, por që kamuflohet si drejtësi. Sipas integristëve, përgjegjësia po kërkohet në mënyrë selektive dhe ka për qëllim eliminimin politik.“U mor një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike…Kjo tashmë nuk është çështje individuale – por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik…Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor…BDI nuk mbron individë – por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë”, thonë nga BDI.Ndryshe, ka shkuar në 62 numri i viktimave nga tragjedia në Koçan. Një pacient që po trajtohej në Beograd ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme. Informacionin e kanë kon!rmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Kujtojmë se disa të lënduar nga zjarri që shpërtheu në diskotekën “Puls” më 16 mars të këtij viti, vazhdojnë të kurohen jashtë shtetit.Tragjedia në Koçan,Opozita me akuza ndaj pushtetit.

 

Continue Reading

Më të lexuarat