Connect with us

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite me reshje shiu, në male dhe viset më të larta do të ketë reshje të dëborës.

Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 8 gradë.

Advertisement

Lajme nga vendi

Aksion i policisë në një klub nate në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, kapen 8 shtetase të huaja të moshës 22 deri në 32-vjeç

Published

on

Mbrëmë (20.07.2024) në periudhën nga ora 00:00 deri në 02:00, policët e SPB Tetovë kryen një kontroll në një klub nate në rrugën rajonale Tetovë – Shkup. Gjatë kontrollit në objekt u gjetën tetë shtetase të huaja të moshës nga 22 deri në 32 vjeç nga Rusia, Moldavia dhe Shqipëria, të cilat kishin keqpërdorur qëndrimin e tyre, pra qëndronin në shtet në kundërshtim me qëllimin e deklaruar. Ato janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin e policisë për procedurë të mëtejshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Lëndohet rëndë elektriçisti nga Reçica e Vogël, duke kryer punime në një shtëpi bie në kontakt me një linjë të tensionit të lartë dhe pëson djegie

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 19.07.2024 në orën 10:10, në SPB Tetovë është raportuar se në Qendrën e Urgjencës në Tetovë është sjellë me djegie H.I. (60) nga Reçicë e Vogël e Tetovës. Sipas raportit, ai kishte ardhur në kontakt me një linjë të tensionit të lartë gjatë punës për instalimin e rrjetit elektrik në një shtëpi në ndërtim në Kallnik të Tetovës dhe kishte pësuar djegie. Inspektimi në vendngjarje është kryer nga një ekip i SPB Tetovë dhe një inspektor i punës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Protestohet në Shkup – kërkohet lirimi i menjëhershëm i Blerim Ramadanit

Published

on

Bashkëshortja, dy bijtë, familjarë të tjerë dhe pjesëtarë të Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimitare të Kosovës, kanë protestuar sot para Gjykatës në Shkup.

Ata kërkuan lirimin e menjëhershëm të Blerim Ramadanit, ushtarit nga Kosova i cili është nën arrest në organet e Maqedonisë së Veriut, pasi u ndalua në kufirin e Jazhincës me një fletarrest të lëshuar nga Serbia./TV21

Continue Reading

Më të lexuarat