Lajme nga vendi
Shaqiri premton investime në infrastrukturën e 100 shkollave! Lëvizja Besa: Nxënësit janë ende pa libra
Lëvizja Besa ka dalë me reagim në lidhje me mungesën e teksteve shkollore edhe në gjysmë-vjetorin e dytë. Nga kjo parti e akuzojnë ministrin e Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri, se nuk është i aftë për të menaxhuar me dikasterin e arsimit në vend.
“Pavarësisht faktit se, procesi edukativo – arsimor duhet të jetë ne përputhje me ligjin që është në fuqi, si duket njeriu një i dikasterit te Arsmit, Jeton Shaqiri, nuk e kupton rëndësinë e ligjit dhe të dispozitave ligjore, si dhe parimet bazë të manaxhimit (planifikim, organizim, koordinim dhe kontroll) për ta menaxhuar sistemin arsimor”.
“Si pasojë, edhe këtë gjysmëvjetor, nxënësit tonë i gjen pa libra shkollor, ndërsa edhe ato pak libra që i kanë, gjysmat janë të dëmtuara. Shkollat tona ngelin pa strategji të qartë për sigurimin e cilësisë në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Sistemi i funksionimit të arsimit fillor dhe te mesëm vazhdon me një gjendje kaotike dhe me politizim të skajshëm”.
Procesi i zbatimit të kurrikulës vazhdimisht shoqërohet me mungesa, skandale dhe dështime, edhe pse për mbarëvajtjen e procesit kujdesen organet institucionale kompetente të MASH, cilësia e teksteve shkollore mbetet sfidë. Lëvizja BESA si objektiv kryesorë e ka pasur dhe vazhdon ta ketë: “Ngritjen e cilësisë së arsimit fillor dhe të mesëm, përmes konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë dhe ofrimin e mësimdhënies cilësore. Prandaj, i bëjmë thirrje ministrit të Arsimit dhe Shkencës, z. Jeton Shaqirit, të kryej detyrën ligjore për të cilën është emëruar dhe publikisht e pyesim: “A jeni të vetëdijshëm për dëmin që i bëni arsimit fillor dhe të mesëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut””, thonë nga Lëvizja Besa./Telegrafi/
Lajme nga vendi
Orari i punës i Shërbimeve administrative të MPB-së gjatë festave të Pashkëve

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të ardhshme të Pashkëve, kumtoi se sot të gjitha Seksionet për punë administrative pranë Repartit për punë administrative të MPB-së, përveç Repartit për punë administrative Shkup, do të punojnë në periudhën prej orës 08:00 deri 16:00.
Reparti për punë administrative Shkup, megjithatë, respektivisht njësitë e tij organizative sot do të punojnë me këtë orar:
Pika Prolet – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30;
Pika TVM – me dy turne prej orës 07:30 deri 19:30, ndërsa me periudhën e njëjtë do të punojnë edhe pikat në Beko dhe Gjorçe Petrov;
Pikat Draçevë dhe Butel do të punojnë në një turn në periudhë prej orës 10:00 deri ora 18:00.
MPB-ja i njofton qytetarët se fotografimi për dokumente personale do të bëhet pa caktim të terminit, ndërsa dhënia e dokumenteve do të bëhet rregullisht.
Nesër (e shtunë 19.04) do të punojnë vetëm sportelet për dhënie të dokumenteve personale në TVM dhe Beko nga ora 08:00 deri ora 16:00.
Lajme nga vendi
LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .
Lajme nga vendi
Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.
“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.
Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve