Connect with us

Lajme nga vendi

Durmishi: Kemi ulur harxhimet e luksit, kemi rritur buxhetin për nevojat e qytetarëve

Published

on

Në buxhetin e vitit 2023 të Komunës së Tetovës, shpenzimet për udhëtimet zyrtare janë ulur nga 8 milion në 800 mijë denar, dhe kjo dëshmon se ne kemi planifikuar një buxhet zhvillimor dhe buxhet për qytetarët. Përfundimisht nuk ka më buxhet luksi siç ka qenë më herët, por ka buxhet për nevojat e qytetarëve tha në seancën e e Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi kryetar këshillit të Komunës.

Po ashtu ai, duke folur për planifikimin e buxhetit theksoi se me propozimet e tyre drejtpërsëdrejti janë të inkuadruar edhe qytetarët të cilët në debatet publike kanë dhënë propozimet e tyre. Në anën tjetër tash kemi vetëm 69 persona të angazhuar me kontratë në krahasim me periudhën kur me komunën ka drejtuar BDI-ja, e cila ka angazhuar mbi 500 me kontratë e mos të flasim për keqpërdorimet tjera të buxhetit që janë bërë tha Durmishi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Ish ushtari i UÇK-së, Ali Ahmeti injoroi 2 Majin dhe Karadakun për Erion Veliajn

Published

on

Ish ushtari i UÇK-së dhe vëllau i dëshmorit, Ardian Krasniqi ka reaguar nëpërmjet rrjete sociale për injorimin që Ali Ahmeti i bëri sot 2 Majit, ku përkujtohet lufta e lavdishme e UÇK-së në Karadak, vetëm për të marrë çmim nga Erion Veliaj.

Ja postimi i tij:

Takimet e tilla behen ne kordinim !
Ka protokoll! Jam i bindur se sikur ta ftonte z.Velijaj do ishte prezent me knaqesi ne kete date te shenjte perkujtimi!
Ali Ahmeti injoroi Gjakun e derdhiur ne Karadak,Injoroi Deshmoret,Familjaret e tyre,Invalid e ish Ushtar,injoroi 2 Majin diten e Çlirimit! Athua ska pse te shkon sepse e injoroin si vitin e kaluar,kane kuptu mileti Kombetarizmin e tije me korrespodenz!

Ahmeti ne kete rast konsideroi qe me shum vota di i bjere ai letra (qmimi si qytetar nderi e kordinuar) se sa vizita e perkujtimi i gjakut te njome ne Sllupqanin Legjendar!

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

AMS: E pajustifikuar dhe e pabazë rritja e çmimeve të sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistke

Published

on

Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMS) inkurajon Qeverinë, në përputhje me kompetencat e saj ligjore, të mbrojë të drejtat e të siguruarve dhe nëpërmjet ndryshimeve në Listën e çmimeve të ulë çmimet e policave të sigurimit të detyrueshëm ndaj përgjegjësisë automobilistike.

Siç thuhet në kumtesë, AMS-ja, si rregullator i tregut të sigurimeve, bën me dije edhe një herë publikisht se veprimi që kompanitë e sigurimeve rritën çmimet e sigurimit të detyrueshëm të përgjegjësisë automobilistike është krejtësisht i pajustifikuar dhe i pabazë.

Argumentet kryesore kundër rritjes së çmimit janë renditur në analizën e dorëzuar në komisionin kompetent në Ministrinë e Financave.

Rritja e çmimit të sigurimeve nuk është në funksion të forcimit të mbrojtjes së të siguruarve. Përkundrazi, kjo rritje çmimesh është vetëm dhe ekskluzivisht në funksion të mbulimit të kostove operacionale të shoqërive të sigurimeve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit

Published

on

Lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka vazhduar aktivitetet në kuadër të fushatës së zgjedhjeve parlamentare.

“Vizituam Studeniçanin dhe Moranën bashkë me Bekimin.
Me banorët diskutuam rreth programit tonë që është tejet me vlerë. Karshiaka është e vendosur në përkrahje të ndryshimit.
Karshiaka VLEN!’, ka shkruar Mexhiti.

Continue Reading

Më të lexuarat