Connect with us

Lajme nga vendi

Pasojat më të mëdha nga përdorimi i fishekzjarrëve i vuajnë fëmijët, MPB rikujton se ndalohet shtija e mjeteve piroteknike

Published

on

Pavarësisht dënimeve dhe fushatave sensibilizuese, përdorimi dhe shitja e fishekzjarrëve vazhdon të jetë shqetësues, tradicionalisht në muajin dhjetor apo në prag të Vitit të Ri. Autoritetet policore theksojnë se po bëjnë veprime për të parandaluar shitjen e mjeteve piroteknike dhe rrjedhimisht fushatë për prezantimin e rreziqeve nga përdorimi i tyre, ndërkaq sipas sociologut Latif Mustafa, këto mjete, ndikimin më të madh negativ e kanë te fëmijët, shkruan Portalb.mk.

Zyrtarët policorë të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Tetovë kanë filluar aktivitetet e tyre parandaluese për zbulimin, parandalimin dhe sanksionimin e blerjes dhe shitjes së paligjshme të fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike në Gostivar dhe Tetovë.

“Tregtarët vendas janë këshilluar gjithashtu që të përmbahen nga shitja e lëndëve piroteknike, sepse në të kundërt do të përballen me parashtresa adekuate dhe pasoja tjera juridike penale. Aktivitete të ngjashme do të zhvillohen edhe në periudhën në vijim, për të kontribuar në përballjen me shitjen dhe aktivizimin e paligjshëm të lëndëve piroteknike para dhe gjatë festave të ardhshme”, tha Fatmir Rexhepi nga SPB Tetovë.

Deri më tani në këtë rajon nuk ka rast të konfiskimit të fishekzjarrëve.

Përdorimi i tyre sipas sociologut Latif Mustafa ndikimin më të madh negativ e ka të fëmijët, ndërsa përdorimi i tyre para se gjithash, është përdorim me motive komerciale.

Advertisement

“Fëmijët, kryesisht, nxiten nga filmat vizatimorë, filmat e animuar në përdorimin tyre. Pavarësisht se në këto filma nuk vërehet qartë se ato përdoren nga fëmijët, mirëpo bota komerciale i targeton pikërisht fëmijët në përdorimin e tyre. Por nuk mund të themi që, më pak se fëmijët, i përdorim edhe të rriturit, kjo shpeshherë e nxitur nga pamundësia e përdorimit të armëve, një traditë e hershme e jona në raste festash, kështu që me përdorimin e fishekzjarrëve këto persona shuajnë një lloj yshtje për përdorimin e armëve. Fatkeqësisht ata bëhen model i keq edhe për fëmijët. Disa lloje të fishekzjarrëve janë të ndaluara me ligj dhe ato futen përmes kontrabandës. Në përgjithësi është ves, dukuri e shëmtuar dhe duhet mënjanuar sa më parë ngaqë përdorimi i tyre krijon shqetësim, ngacmim e tmerrim të njerëzve. Përdorimi i tyre është i shëmtuar, nxit trazirë dhe shqetësime tee njerëzit dhe përfundimisht duhet mësuar që të kremtojmë si njerëz”, theksoi Mustafa.

Ministria e Punëve të Brendshme deri tani ka konfiskuar deri më tani 100 mijë copa të mjeteve prioteknike.

“Deri më tani kemi konfiskuar rreth 100.000 copë të mjeteve piroteknike, prej tyre 4.000 janë pikërisht në territorin e komunës së Kumanovës”, tha ministri Oliver Spasovski për sasinë e konfiskuar në vitin 2022.

Pavarësisht dënimeve dhe fushatave sensibilizuese nga autoritetet, përdorimi dhe shitja e fishekzjarrëve vazhdon të jetë shqetësues, tradicionalisht në muajin dhjetor, në prag të Vitit të Ri

Advertisement

Dje, autoritetet policore në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Shkupit organizuan dhe ushtrim demonstrues për parandalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike gjatë së cilës u prezantuan rreziqet nga përdorimi, me qëllim të ndërgjegjësimit të qytetarëve.

Autoritetet policore, gjithashtu në mbarë vendin shpërndajnë dhe fletushka me qëllim që t’i njoftojnë qytetarët me rrezikun nga mjetet piroteknike.

Kujtojmë që Ligji për shkelje kundër rendit dhe qetësisë publikenë nenin 31 parasheh gjobë në shumë prej 200 deri në 500 euro në kundërvlerë denari për atë që pa autorizim qëllon me armë zjarri, përdor mjete piroteknike ose lëndë të ngjashme shpërthyese ose djegëse, ose në mënyrë të ngjashme prish qetësinë dhe sigurinë e qytetarëve.

Sipas Kodit Penal, neni 396 parashikon prodhimin, mbajtjen dhe tregtimin pa leje të armëve ose materieve shpërthyese:

Kushdo që i paautorizuar prodhon, posedon, shet, blen ose shkëmben armë zjarri, municion ose lëndë plasëse, dënohet me burgim prej tre deri në dhjetë vjet;
Nëse lënda e veprës nga paragrafi 1 është një sasi më e madhe e armëve të zjarrit, municionit ose eksplozivit, ose armëve të zjarrit, municionit ose materieve shpërthyese që qytetarëve u është ndaluar, kryesi dënohet me së paku pesë vjet burg.
Autoritetet apelojnë për kujdes dhe mbrojtje nga pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike, sidomos gjatë kësaj periudhe.

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat