Connect with us

Lajme nga vendi

Nga sonte në mesnatë shtrenjtohet dizeli

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendim me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,44% në raport me vendimin e datës 12.12.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-Е V) rritet për 2,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) rritet për 3,00 den/litër.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1
SU nuk ndryshojnë.

Nga data 17.12.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 76,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) 80,50 (denarë/litër)

Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 78,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 39,370 (denarë/kilogram)

Advertisement

Lajme nga vendi

Kasami nga Berlini: Telefonuan në Beograd ta ndalojnë Albinin, por nuk e ndalojnë ndryshimin

Published

on

Kryetari i Lëvizjes BESA nga Berlini tha se politikanë të korruptuar qoftë në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, kur kanë ndonjë shqetësim e thirrin mikun e tyre që gjendet në Beograd, për të kryer ndonjë manovër dhe t’ia pamundësojnë Kurtit të bashkë me ta. Megjithatë, siç tha Kasami, nuk mundën t’ia pamundësojnë Albulenës së Vetëvendosjes të jetë në mesin e tyre.

“Ne sot falënderojm nga zemra përkrahjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili duhej të jet sot në mesin tonë, por e dini që ka disa zhvillime andej në Ballkan e dini që kemi një element problematik në vazhdimsi në Ballkan i cilki po vazhdon të bëjë probleme. Millosheviqi sot nuk është por pinjollët e tij vazhdojnë të jenë andej dhe të krijojnë shqetësime. Dhe sot në fatkeqësi të shqiptarëve në momente të caktuara kur disa politikanë të korruptuar andej qoftë në Prishtinë, Shkup apo Tiranë, kur kanë ndonjë shqetësim se duhet të ndodh ndryshimi, ata bëjnë një telefonat si tek ai kuizi “Milioneri”, e thirrin mikun e tyre dhe fatkeqësisht miku i tyre gjendet në Beograd. Edhe sot në Maqedoni kur duhet të ndodh ndryshimi, ndodhi një telefonat e tillë dhe fatkeqësisht për zhvillimet që ndodhën me manovrat më të mëdha që i bën Serbia në kufi me Kosovën i’a pamundësuan Albinit të Vetvendosjes që të jetë këtu, por  nuk ja pamundësuan Albulenës së Vetvendosjes që të jetë në mesin tonë”, deklaroi lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami gjatë fjalimit të tij në Berlin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Zjarret në Parkun Kombëtar “Sharr”, për një muaj digjen mbi 400 hektarë

Published

on

Të punësuarit e parkut kombëtar “Mali Sharr” për një javë janë trajnuar nga një ekip amerikan se si duhet të përballen me zjarret në pyje. Sipas drejtorit të parkut kombëtar vetëm për një muaj në malin Sharr janë djegë mbi 400 hektarë, ndërsa për katër ditë 220 hektarë pyje edhe kullota.

Tash më të punësuarit e parkut kombëtar nacional mali Sharr kanë marrë një trajnim nga një ekip, nga këto shërbime morëm orientime se si të ballafaqohemi me zjarre që muajin e fundit kanë qenë aktive në mali Sharr ku janë djegur 400 hektarë dhe në rastin e fundit në Sellcë janë djegë 220 hektarë ku për katër ditë kanë sjell shumë dëme në biodiversitet, në atë që quhet natyrë, janë djegur pyje të niveli të lartë, të ulëta livadhe, shkurre të ndryshme dhe të mos flasim për botë të egër dhe insekte të caktuara”, është shprehur Ibrahim Dehari, drejtor i Parkut Kombëtar “Mali Sharr”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

Published

on

 Koalicioni VLEN do të qëndroj në Berlin të Gjermanisë dhe në Cyrih të Zvicrës këto ditë për të takuar mërgatën në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare me 24 prill dhe 8 maj.

Continue Reading

Më të lexuarat