Connect with us

Lajme nga vendi

Sot u kërcënuan 15 shkolla në Shkup, alarmet përsëri rezultuan të rreme

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se alarmet e sotme për bomba në 15 shkolla në Shkup ishin të rreme. Nga kjo ministri thanë se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me raportimet e sotme, të cilat në adresën e emailit kanë marrë mesazh me kërcënim për mjet shpërthyes dhe është konstatuar se këto janë të rreme, transmeton Portalb.mk.

“Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga zyrtarët policor janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe më pas janë kryer kontrolle të hollësishme nga grupet e inspektimit antiterror dhe është konstatuar se bëhet fjalë për kallëzime të rreme”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Sot rreth orës 08:30 në SPB Shkup u raportua se në adresat elektronike të 15 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, dje tha se është pothuajse apsolutisht e pamundur të detektohet se nga vijnë njoftimet për bomba në shkolla, qendra tregtare, institucione shtetërore dhe autobuse.

“VPN-të janë rrjete private virtuale të hostuara në vende të huaja. Kjo është arsyeja pse ne punojmë me shërbimet partnere. Kjo është luftë hibride. Ministria e Brendshme punon intensivisht me shërbimet partnere. Po, ata komunikojnë çdo ditë. Me NATO-n dhe vendet e tjera me të cilat kemi bashkëpunim. Po bëhen analiza me shërbimet e sigurisë. Sa i përket masave, pas çdo raporti, ato duhet të zbatohen sipas protokollit, pa improvizim. Departamenti i Antiterrorizmit i kontrollon të gjitha shkollat ​​që sa më shpejt të konstatohet se raportet janë të rreme”, tha Kovaçevski, duke kujtuar se në të gjitha vendet e rajonit, ekziston vlerësimi se bëhet fjalë për luftë speciale, gjegjësisht hibride, të cilat u bënë më të shpeshta me fillimin e luftës në Ukrainë, të gjitha me qëllim krijimin e panikut dhe destabilizimit.

Advertisement

Kryeministri u dërgoi edhe mesazh qytetarëve që të mos marrin pjesë në këto aktivitete.

“Situata e sigurisë në vend është stabile. Ministria e Brendshme kryen me sukses punën e saj për të garantuar sigurinë e çdo qytetari në vendin tonë. Sa i përket aktit monstruoz të njoftimit për bombë, i cili fillimisht filloi në autobusët në NTP, pastaj shkollat ​​në Shkup dhe qytete të tjera, dhe raportimet u përhapën në qendra tregtare dhe në banesa – ato kanë të bëjnë me publikun, i cili në fakt është një nga punët kyçe në fushën e terrorizmit”, theksoi Kovaçevski.

Ai shtoi se Maqedonia nuk është e vetmja me këtë lloj problemi dhe se vendet fqinje dhe vendet e tjera në botë janë masivisht të ekspozuara ndaj sulmeve të tilla.

Edhe presidenti Pendarovski tha se krimi kompjuterik është i vështirë për t’u dëshmuar dhe se kërkon kohë, por se sa i përket masave operative të ndërmarra, fëmijët në shkolla janë të sigurt, se ka monitorim 24 orësh të shkollave dhe institucioneve dhe se autoritetet marrin të gjitha veprimet e nevojshme.

Përndryshe, nga 26 tetori në SPB Shkup disa herë është denoncuar se email-adresat e disa shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për vendosje të bombës. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se të gjitha paraqitjet kanë qenë të rrejshme.

Advertisement

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski njoftoi se mesazhet janë lëshuar nga jashtë shtetit.

Spasovski më 19 nëntor deklaroi se së shpejti do të ketë rezultate nga hetimi për paralajmërime për bomba, të cilat krijojnë shqetësim në opinion tashmë një kohë të gjatë.

Advertisement

Lajme nga vendi

E premtja dite jo punë për besimtarët ortodoks, e hëna për të gjithë

Published

on

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale njofton se sipas ligjit për festat, 17 prilli, e premtja e madhe, apo e premtja para Pashkëve, është ditë jo pune për gjithë besimtarët ortodoks në Maqedoni të Veriut. Ndërkohë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e republikës së Maqedonisë së Veriut do të jetë 20 prilli, dita e hënë, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Millanov: Deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt

Published

on

Drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Oliver Milanov dje në TV21 bëri të ditur se deri më tani janë asgjësuar rreth 300 tonë ushqim i pasigurt.

Sipas tij, kontrollet janë forcuar dhe shumica e ushqimeve të pasigurta janë tërhequr nga tregu para se të arrijnë te konsumatorët.

“Rreth 300 tonë ushqime të pasigurta u zbuluan për shkak të mospërputhjes në të njëjtin ushqim. Bëhet fjalë për ëmbëlsirat, produktet e qumështit, mishin e kuruar, ushqimet e përpunuara, ujërat natyrale minerale, mjaltin, frutat, perimet”, tha drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari.

Ai tha se edhe pse AUV është përgjegjëse për zbatimin e kontrolleve të sigurisë së ushqimit, përgjegjësinë përfundimtare për ushqimin e pasigurt e kanë operatorët.

“Ne si Agjenci kemi obligim që të bëjmë kontrolle të rregullta dhe të garantojmë sigurinë e ushqimeve të vendosura në treg, por operatorët, si subjekte që ofrojnë ushqimin, mbajnë përgjegjësi të plotë për atë që ofrojnë për konsumatorët”, tha Oliver Millanov.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Kreshniku në shënjestër të hakmarrjes politike

Published

on

Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë. Kështu thuhet në reagimin e BDI-së, e cila siç thuhet, me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces, nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit.

Reagimi i plotë i BDI-së:

Tri pyetje për drejtësinë selektive!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) me shqetësim të thellë po i ndjek zhvillimet lidhur me ngjarjen tragjike në Koçan dhe mënyrën si institucionet e drejtësisë po e trajtojnë këtë proces, nën presion të qartë politik dhe me qëllim që faji të hidhet mbi të tjerët, për të mbrojtur njerëzit e pushtetit.

Informacionet se një prokuror publik, që ka qenë pjesë e lëndës, është tërhequr për shkak të mospajtimeve rreth kualifikimit të veprës dhe veçanërisht për shkak të presioneve politike nga partitë në Qeveri, në një shtet normal do të ishin alarm për gjithë shoqërinë.

Advertisement

Në realitetin tonë, heshtja e institucioneve flet më zëshëm se çdo vendim.

Dje u soll një vendim që pothuajse të gjithë të ndaluarit të lirohen nga paraburgimi aktiv, përveç Kreshnik Bekteshit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim – një person që prej kohësh është në shënjestër të hakmarrjes politike.

Kjo tashmë nuk është çështje individuale, por një model i rrezikshëm i drejtësisë selektive, që po shndërrohet në instrument për presion dhe eliminim politik.

BDI kërkon publikisht dhe menjëherë që Prokuroria t’u përgjigjet qytetarëve:

A është e vërtetë se një prokuror është tërhequr për shkak të hetimit të udhëhequr politikisht?
A do ta lejojë Prokuroria që të shndërrohet në instrument të hakmarrjes politike ndaj opozitës?
Cilat janë kriteret, sipas të cilave disa lirohen, e disa mbeten në paraburgim pa prova të mjaftueshme dhe me hetim të paqartë?

Advertisement

Kjo nuk është drejtësi – kjo është politikë e kamufluar si gjyqësor.

Nuk duhet të lejojmë që tragjedia e Koçanit të përdoret për propagandë politike dhe për të fshehur përgjegjësinë e strukturave në pushtet.

BDI nuk mbron individë, por mbron drejtësinë si parim – të barabartë për të gjithë./koha.mk/

Continue Reading

Më të lexuarat