Connect with us

Lajme nga vendi

Hulumtim, korrupsioni po përzë çdo ditë e më shumë të rinjtë nga vendi

Published

on

Korrupsioni është arsyeja kryesore që të rinjtë largohen nga vendi dhe bëhen të suksesshëm në vendet e huaja. Kështu vlerëson kryetarja e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska. Ajo thotë se shoqëria në vendin tonë është e ndotur nga korrupsioni dhe urgjentisht duhet të krijohet klimë dhe sistem i shëndoshë kundër korrupsionit, që të gjithë ata që ikën jashtë shtetit tonë, të kthehen.

“Ne kemi bërë eksport më të madh të mendjes. Mendjet më të mëdha jashtë shtetit funksionojnë dhe janë punëtor më të mëdhenj, ndërsa këtu nuk mund të kenë sukses sepse ka ndikime më të mëdha nga ana e politikës. Ekziston politikë e mos ndëshkimit, ekziston mungesë e transparencës, mungesë e integritetit. Të gjithë këto janë faktorë që ndikojnë shumë në ekzistimin e korrupsionit. Kur kemi konstatuar se çka na pengon, duhet të ecim një hap para, ta largojmë atë që na pengon dhe të vijmë në një pastërti sepse vetëm me vetëdije të lartë mund të luftojmë”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Anti-korrupsionit.

Zoran Ilievski nga koalicioni i organizatave rinore “SEGA” thotë se në analizat dhe hulumtimet e bëra, të rinjtë vlerësojnë se korrupsioni është çështja më shqetësuese për ta. Ai thotë se një e treta e qytetarëve mendojnë se kanë qenë pjesë e ndonjë lloj të sjelljes korruptuese ose rreth 540 mijë qytetarë.

“Hetimet e dëshmojnë të njëjtën se 63% e të rinjve mendojnë se sjellja korruptuese më e pranishme është ndikimi mes marrëdhënieve familjare e miqësore, më pas në vend të dytë tek 62% e të rinjve është korrupsioni i cili ka të bëjë me kryerjen e shërbimeve dhe dhënien e mitos, dhe dhënia e mitos tek 48% e të rinjve vlerësohet se është më e pranishme kur bëhet fjalë për korrupsionin… Me faktin që në vitin 2020 vetëm 87 persona janë dënuar për korrupsion tregon se është e domosdoshme të ketë ndryshime sistemore ose reforma në sistemin gjyqësor i cili duhet të veprojë”, deklaroi Zoran Ilieski, “SEGA”.

Ilieski shtoi se sipas hulumtimit të tyre vetëm 0.015% e rasteve korruptuese janë zgjidhur nëpër gjykatat e vendit. Kjo, sipas tij, tregon interesin dhe punën e ulët të sistemit gjyqësor në vend, për të luftuar korrupsionin. Andaj shton se duhet të bëhen reforma sistemore urgjente. /Alsat.mk  Gazetar: Mefail Ismaili

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Fetai: Një hap më afër drejt transparencës në menaxhimin me pronën shtetërore

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi dje kërkesën e Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të ngarkuar për politika të qeverisjes së mire, Arben Fetai për zgjerimin e grupit të punës që do të hartojë Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të Raportit final të Revizorit shtetëror mbi menaxhimin e pronës shtetërore.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi efikas, të drejtë dhe të përgjegjshëm të menaxhimit të pasurisë publike, si dhe në parandalimin e keqpërdorimeve dhe mungesës së transparencës që kanë ndodhur në të kaluarën, thekson zëvendëskryeministri Fetai.

Grupi i punës, i udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit, do të përfshijë përfaqësues nga institucionet kyçe shtetërore: Shërbimi i punëve të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë, Ndërmarrja Publike për ndërtimin dhe administrimin e hapësirave banesore dhe afariste (Sh.A. – Shkup), Ndërmarrja Publike për administrimin e hapësirave afariste në pronësi shtetërore (Sh.A. – Shkup), Agjencia për Kadastrën e Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Financave, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë dhe Komisioni për Çështje Banesore.

Për herë të parë në historinë e vendit, po përgaditet edhe Regjistri Kombëtar i Pronës Shtetërore, një nismë e udhëhequr nga Kabineti i Zëvendëskryeministrit Fetai dhe bazuar në praktikat më të mira evropiane, me qëllim të eliminimit të rrezikut të korrupsionit dhe keqpërdorimeve në këtë sektor të ndjeshëm.

“Ky është një moment kyç për të ndërtuar një sistem modern të menaxhimit të burimeve shtetërore, ku transparenca dhe llogaridhënia janë parimet udhëheqëse,”  vlerëson Fetai.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: 229 milionë denarë për projekte ekologjike, ftoj të gjithë qytetarët të aplikojnë!

Published

on

Zëvëndëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit, Izet Mexhiti, sot ka njoftuar për shpalljen e Konkursit publik për ndarjen e mjeteve nga Programi për Investime në Mjedis për vitin 2025.

“Me këtë program synojmë të financojmë projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e mjedisit; ujë të pastër, tokë të shëndetshme, biodiversitet të mbrojtur dhe vetëdije më të lartë publike. Kemi ndarë gjithsej 229 milionë denarë, të cilat do të shpërndahen për kanalizime dhe pastrim të ujërave të zeza; për ujësjellës; për projekte kërkimore e arsimore; si dhe për edukim dhe vetëdijesim mjedisor”, ka shkruar ministri Mexhiti.

Ai tutje në këtë njoftim ka ftuar të gjithë qytetarët e gjitha kategorive që të aplikojnë dhe ka veçuar kriteret të cilat do të kenë përparësi.

“Ftoj të gjitha komunat, OJQ-të, institucionet arsimore dhe shkencore, si dhe çdo individ apo organizatë që ka ide dhe vullnet të kontribuojë, që të aplikojnë. Këtë vit i japim rëndësi të veçantë zgjidhjeve inovative, ndaj ftoj veçanërisht kompanitë startup dhe IT që të sjellin ide të reja për një mjedis më të mirë. Afati është 3 javë nga dita e sotme dhe formularët janë të disponueshëm në faqen e Ministrisë”, ka përfunduar ministri Mexhiti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Çair, hidhet koktej molotovi për të djegur një kazino

Published

on

Më 8 prill, në orën 03:31, në SPB Shkup është raportuar nga një kazino në rajonin e Çairit se dy persona kishin hedhur një shishe me lëng të ndezshëm para hyrjes së kazinosë. Punonjësit e sigurimit e kanë shuar zjarrin.

Nuk ka persona të lënduar.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat