Lajme nga bota
Turqi, aksident rrugor fatal, të paktën 16 persona të vdekur dhe 21 të lënduar (FOTO)
Një aksident trafiku la të vdekur të paktën 16 persona dhe 21 të lënduar në provincën juglindore të Gaziantep të Turqisë, njoftuan autoritetet, shkruan Anadolu Agency (AA).
Ndërsa një ekip zjarrfikësish dhe ndihmës së shpejtë po i përgjigjeshin një aksidenti trafiku në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep, një autobus pasagjerësh që u përmbys dhe u tërhoq zvarrë për dhjetëra metra, goditi brigadën e zjarrfikësve dhe një automjet transmetues.
Në mesin e të vdekurve gjenden tre zjarrfikës, katër punonjës shëndetësorë dhe gazetarët e agjencisë së lajmeve IHA Muhammed Abdulkadir Esen dhe Hope Yakup Tanriöver.
Guvernatori i Gaziantepit, Davut Gül u tha gazetarëve se aksidenti i parë ndodhi rreth orës 10:45 të mëngjesit, më pas ka pasuar tjetri. Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spital.
Lajme nga bota
Ari mbërrin vlerë rekorde

Ari ka mbërritur në vlerë rekorde, në kohën kur nervozizmi ka prekur të gjitha tregjet dhe ekonominë botërore.
Siç ka shkruar “The Guardian”, çmimi në mëngjesin e së martës ka mbërritur në 3148.8 dollarë për ons (28 gramë).
Krejt kjo ndodhi në prag të 2 prillit, të asaj që po quhet si “dita e çlirimit” nga presidenti amerikan Donald Trump. Trumpi i sheh tarifat si mënyrë e mbrojtjes së ekonomisë së brendshme nga “gara jo e drejtë botërore”. Ai ka premtuar shpalosjen e një plani të tarifave të mërkurën. Tarifat që do t’i shpalosë ai, pritet të prekin të gjithë botën.
Ngritja e çmimit në vlerë rekorde përbën po ashtu tremujorin më të fuqishëm të arit që nga viti 1986.
Lajme nga bota
Shpërthen vullkani në Islandë, nisin menjëherë evakuimet

Vullkani Sunddhnúksgígar në Islandë ka shpërthyer, duke detyruar autoritetet të shpallin “alarmin e kuq” dhe të evakuojnë turistët nga zona.
Sipas Benedikt Ófeigsson, drejtor i matjeve të deformimeve, shenjat e para të shpërthimit u regjistruan pas aktivitetit sizmik nëntokësor. Aktualisht, autoritetet po punojnë për të evakuuar qytetin Grindavík, ndërsa magma ende nuk ka arritur në sipërfaqe.
Një nga vendet më të njohura turistike, hoteli luksoz Blue Lagoon, është evakuuar plotësisht, duke zhvendosur të gjithë vizitorët në hotele të tjera. Menaxherja e hotelit, Helga Árnadóttir, deklaroi se mysafirët u zgjuan dhe u larguan menjëherë sapo u bë e qartë se shpërthimi kishte filluar.
Autoritetet lëshuan alarmin e kuq rreth orës 6:00 të mëngjesit. Zyra Meteorologjike e Islandës raportoi ndryshime të dukshme në presionin e matjeve, duke treguar rrjedhje magme dhe një shpërthim të mundshëm.
Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se një shpërthim në kraterin Sundhnúkur ishte shumë i mundshëm për shkak të akumulimit të magmës.
Lajme nga bota
Masxhidi Al-Haram kanë zbatuar një proces inovativ pastrimi që freskon të gjithë xhaminë dhe oborret e saj në vetëm 35 minuta çdo ditë

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login