Lajme nga vendi
Sindikata e Maqedonisë kërkon rritje të menjëhershme të pagave të punëtorëve
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që Qeveria e RMV-së dhe punëdhënësit nga sektori privat në vend menjëherë të nisin me rritjen e pagave të punëtorëve, sepse siç thonë ata, edhe në kohën e pandemisë së COVID-19 punëtorët me punën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e kapitali i punëdhënësve dhe shteti mblidhte të ardhura në bazë të taksave, shkruan Portalb.mk.
“Njëqind kompanitë më të mëdha në vitin 2021 kanë pasur gjithsej 735.5 milionë euro fitim, ndërsa në vitin 2020 fitimi i këtyre kompanive ka qenë 517.4 milionë euro, që do të thotë se për një vit fitimi është rritur për 42 përqind. Kjo do të thotë se punëtorët vetëm në këto 100 kompani më të mëdha ishin më produktivë dhe u dhanë punëdhënësve të tyre një fitim fantastik prej 218.1 milionë euro shtesë në vetëm një vit”, thonë nga Sindikata.
LSM thekson se për ndryshim nga rritja e fitimeve kapitale të punëdhënësve, pagat e punëtorëve u rritën me vetëm 5.8 përqind, ndërsa paga mesatare u rrit nga dhjetori 2020 deri në dhjetor 2021 sipas Entit Shtetëror të Statistikave.
“Kjo është periudha për të cilën Enti Shtetëror i Revizionit në raportin për masat dhe politikat e ndërmarra qeveritare për përkrahjen e punësimit dhe profesioneve të prekura nga pandemia COVID-19 konstaton të hyra të reduktuara në Buxhetin e RSM në vlerë të përgjithshme prej 1 437 005 mijë denarë. Domethënë rreth 23 milionë euro dhe një pjesë e madhe e atyre mjeteve nuk kanë arritur as në llogaritë e punëtorëve, gjë që LSM paralajmëroi se do të ndodhte”, thonë nga Sindikata.
Para një jave, Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkoi nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik.
Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale “e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë”.
Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë.
Lajme nga vendi
Dashtevski: Shkollat do të punojnë të martën, do të mbyllen vetëm ato hapësira me material zgjedhor
Shkollat ku do të votohet për zgjedhjet presidenciale do të punojnë të martën, një ditë para zgjedhjeve. Do të mbyllen vetëm ato hapësira ku do të vendoset materiali zgjedhor.
“Kjo tashmë është rënë dakord dhe mendoj është vendosur në ueb faqe. Ato shkolla do të punojnë, por hapësirat ku do të vendoset materiali zgjedhor do të mbyllen dhe do të sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi sot kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski.
Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të mërkurën e ardhshme më 24 prill.
Për shkak të zbatimit pa pengesë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të planifikuara më 24 prill dhe 8 maj, Qeveria dje mori vendim që këto dy ditë të jenë ditë jo pune dhe të mos punohet.
Lajme nga vendi
Universiteti I Tetovës shënon 30 vjetorin e themelimit
Universiteti I Tetovës shënon 30 vjetorin e themelimit, sot në emisionin e pasditws në Televizionin Koha ishte i ftuar rektori i Universitetit Shtetror të Tetovës për të na treguar për së afërmi në lidhje me aktivitetet që do të shënojnë 30 vjetorin e themelimit të UT sipas rektorit të këtij Univeristeti Prof. Dr. Jusuf Zejneli, viti 2024 është vit jubilar për UT- sepse këtë vit deri me 17 dhjetor do të realizohen aktivitete të shumta, bashkëpunime, që do ta shënojnë këtë vit jubilar që shënon 30 vjetorin e themelimit. Bartim përgjegjësi sepse ky universitet është vlerë kombëtare është dhënë shumë mund, sakrificë dhe gjak për të frymuar shqip, shprehet rektori prof. Dr. Jusuf Zejneli.
Me 25 prill do të jetë ‘’Dita e hapur” dhe ‘’Panairi I karrierës’ rektori thekson që: ftoj maturantët, të gjithë janë të mirëseardhur që të njihen me shumëllojshmërinë e programeve studimore të akriduara dhe atë ditë në panairin e karrierës do të jenë prezente dhe kompani që studentët do të mund të kontaktojnë me përfaqesues të kompanive dhe të shfaqin aftësitë e tyre, kjo do të ju shërbej si një urë lidhëse për krijimin e vendeve të punës. Janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e stafit, administratës dhe studentëve sepse kushtet në UT janë shumë të mira, me salla, parkingje, ambient I gjelbëruar i stilit europian. Kurse, dhe programet studimore, ai thotë që: jemi të shtrirë në 13 fakultete me afro 100 programe studimore në ciklin e parë, 100 programe studimore në ciklin e dytë, dhe jemi në akreditim të studimeve të ciklit të tretë.TV KOHA
Lajme nga vendi
Dy muaj pritje për një pasaportë maqedonase
Në dyert e Institucionit të Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë trokasin qytetarët me ankesën se u shkelet e drejta e lëvizjes së lirë për shkak të paaftësisë së institucioneve për të realizuar detyrimet e marra nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht për të organizuar pajisjen me dokumente me emrin e ri kushtetues në afatin e paraparë me ligj – brenda 15 ditëve.
“Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente të reja presin më shumë se afati ligjor prej 15 ditësh, i cili është i paraparë me Ligjin për dokumentet personale. Në vazhdimësi marrim ankesa, edhe pse ky numër është në rënie. Qytetarët ankohen se kanë dorëzuar aplikimin para një muaji e më shumë, dhe dokumentet personale si pasaporta, letërnjoftimi apo patenta e shoferit dhe se ato nuk janë gati”, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, institucioni i Avokatit të Popullit.
Një nga ata që tashmë më shumë se dy muaj pret për të marrë pasaportën, është edhe Daniella Nastevska, e cila thotë se rrezikon ta humbë biletën e prerë për të shkuar te vajza në Belgjikë e cila është para lindjes.
“Sapo fillojnë qytetarët të reagojnë, e mbyllin sportelin dhe s’marrim asnjë informacion. Më thonë se akoma nuk është gati, nuk është printuar. Nuk e kuptoj pse duhet aq shumë kohë për t’u printuar. Kam frikë se do t’më digjet bileta e aeroplanit që më nxorën fëmijët. Ndihem aq e pafuqishme, pasi nuk mund ta takoj vajzën në ditët e para që bëhet nënë”, thekson ajo për Radion Evropa e Lirë.
Bashkim Selmani, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tetovës thotë për Radion Evropa e Lirë se me dy këmbë po shkelet e drejta e qytetarëve për sa i përket lëvizjes së lirë për shkak të mosdhënies me kohë të dokumenteve personale.
“As që diskutohet shkelja. Mirëpo, shqetësimi shtrohet se jo vetëm se nuk respektohen afatet, por askush nuk jep llogari për shkeljen e tyre. Shto këtu edhe mosorganizimin e qytetarëve që ta padisin shtetin për mosmarrjen me kohë të dokumenteve personale pasi Maqedonia e Veriut nga ai moment që do të fillojë të paguajë gjoba për shërbimet jofunksionale në bazë të së drejtës publike, do të marrë masa, në të kundërtën ky kaos me dokumentet personale do të vazhdojë edhe shumë kohë”, thotë Selmani.
Ai shton se Administrata e Maqedonisë së Veriut është gjenerator i depresionit te qytetarët për arsye se dokumentet elementare janë bazë kushtetuese, me të cilat qytetarët duhet të shërbehen në kohën e duhur brenda afateve ligjore.
“Nëse këto afate nuk respektohen, atëherë nuk kemi administratë, e cila ofron shërbim me dinjitet për qytetarët, por ajo përkundrazi i kufizon të drejtat e qytetarëve duke krijuar shumë shqetësime për ta”, thekson Selmani.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk japin detaje se sa qytetarë aktualisht nuk kanë asnjë dokument identifikimi valid, si pasaporta dhe letërnjoftimi.
Nga kjo ministri thonë për REL-in se nga 5 qershori i vitit 2021, kur ka filluar dhënia e dokumenteve me emrin e ri të shtetit, e deri më 4 prill 2024, për t’u pajisur me pasaportat e reja kanë aplikuar 1 milion e 491 mijë e 408 qytetarë.
“Ministria e Punëve të Brendshme me përforcimin e kapaciteteve, ka ndërmarrë masa që qytetarët sa më shpejt që është e mundur, t’i marrin të gjitha dokumentet”, kanë theksuar nga kjo ministri, pa dhënë më shumë detaje për vonesat për sa i përket marrjes së pasaportave nga afati i aplikimit.
Nga ky dikaster kanë theksuar se pasaporta me procedurë të shpejtuar, për të cilën paguhet dyfish më shumë, mund të merret brenda 48 orëve.
Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor në mars të këtij viti mbi 100 mijë qytetarë do të mund të votojnë me letërnjoftim ose dokument udhëtimi, të cilit i ka skaduar afati i vlefshmërisë brenda nëntë muajve deri në ditën e zgjedhjeve.
Maqedonia e Veriut pritet t’i ndërrojë mbi 1 milion pasaporta
Për ndërrimin e targave nga MK në NMK, qytetarët duhet të paguajnë vetë
Por, dokumentet e pavlefshme nuk vlejnë në banka ose institucionet ku kërkohet përditësimi i të dhënave.
“Ankesat e qytetarëve janë nga më të ndryshmet për sa u përket problemeve, me të cilat përballen gjatë procedurës së pajisjes me dokumente personale. Ka dhe të tillë që u është bllokuar llogaria bankare pasi nuk mund të azhurnojnë të dhënat në bankë, megjithëse ky numër është më i vogël. Si preventivë kërkojmë që të gjendet zgjidhje nga ana e institucioneve kompetente”, thonë për Radion Evropa e Lirë nga Institucioni i Avokatit të Popullit.
Në bazë të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë për ndryshimin e emrit të shtetit, që u arrit më 17 qershor 2018, qytetarët e Maqedonisë së Veriut u obliguan që deri më 14 shkurt të këtij viti t’i zëvendësojnë dokumentet personale, gjegjësisht pasaportat, letërnjoftimet dhe lejet e qarkullimit, me emrin e ri të shtetit, Maqedoni e Veriut.evropaelire
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login