Site icon Tetova Expres

Sindikata e Maqedonisë kërkon rritje të menjëhershme të pagave të punëtorëve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) kërkon që Qeveria e RMV-së dhe punëdhënësit nga sektori privat në vend menjëherë të nisin me rritjen e pagave të punëtorëve, sepse siç thonë ata, edhe në kohën e pandemisë së COVID-19 punëtorët me punën e tyre kanë ndihmuar në rritjen e kapitali i punëdhënësve dhe shteti mblidhte të ardhura në bazë të taksave, shkruan Portalb.mk.

“Njëqind kompanitë më të mëdha në vitin 2021 kanë pasur gjithsej 735.5 milionë euro fitim, ndërsa në vitin 2020 fitimi i këtyre kompanive ka qenë 517.4 milionë euro, që do të thotë se për një vit fitimi është rritur për 42 përqind. Kjo do të thotë se punëtorët vetëm në këto 100 kompani më të mëdha ishin më produktivë dhe u dhanë punëdhënësve të tyre një fitim fantastik prej 218.1 milionë euro shtesë në vetëm një vit”, thonë nga Sindikata.

LSM thekson se për ndryshim nga rritja e fitimeve kapitale të punëdhënësve, pagat e punëtorëve u rritën me vetëm 5.8 përqind, ndërsa paga mesatare u rrit nga dhjetori 2020 deri në dhjetor 2021 sipas Entit Shtetëror të Statistikave.

“Kjo është periudha për të cilën Enti Shtetëror i Revizionit në raportin për masat dhe politikat e ndërmarra qeveritare për përkrahjen e punësimit dhe profesioneve të prekura nga pandemia COVID-19 konstaton të hyra të reduktuara në Buxhetin e RSM në vlerë të përgjithshme prej 1 437 005 mijë denarë. Domethënë rreth 23 milionë euro dhe një pjesë e madhe e atyre mjeteve nuk kanë arritur as në llogaritë e punëtorëve, gjë që LSM paralajmëroi se do të ndodhte”, thonë nga Sindikata.

Para një jave, Konfederata e organizatave sindikaliste të Maqedonisë (KOSM) kërkoi nga Qeveria urgjentisht të mbahet mbledhje e Këshillit social-ekonomik.

Advertisement

Sipas KOSM-së, shkak për kërkesën e këtillë është gjendja aktuale “e cila është e papërballueshme për shkak të shpenzimeve enorme të rritura për jetë”.

Nëse nuk plotësohen kërkesat për mbledhje urgjente, KOSM paralajmëron se do të mbajë grevë.

Exit mobile version