Connect with us

Lajme nga vendi

I paarmatosur, por i fuqishëm politikisht, figura unike politike e shqiptarëve Arbën Xhaferi i mendimeve të mëdha!

Published

on

Mungon Arbën Xhaferi i mendimeve të mëdha! Popullariteti i Arbën Xhaferit nuk shënoj rrënje as para, as pas konfliktit te vitit 2001, por as pas vdekjes së tij

Nga Destan Jonuzi

Arbën Xhaferi për arsye të ndryshme mbetet figura unike politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Fjala latine “Memento” do të thotë “mos harro mbajë në mendje”, vitet 1991, 92’ dhe 93’. Pse? E gjitha filloj në këto vite, kur gazetari i urtë, pati guximin të dalë në krye të një partie opozitare shqiptare për të promovuar demokracinë, pluralizmin politik dhe kërkesat legjitime politike të shqiptarëve të Maqedonisë së asaj kohe, e Maqedonisë së Veriut të sotshme.

Partia e Xhaferi e cila atë botë kundërshtonte pushtetin e Gligorovit dhe Cervenkosvskit ishte më shumë se një parti politike, ishte një lëvizje popullore e cila kundërshtonte politikën diskriminuese dhe shtypëse që iu bëhej shqiptarëve. Në kohën kur ndodhën edhe momentet ekzaltuese të shqiptarëve të Maqedonisë Ladorishti, Universiteti i Tetovës, Bit Pazari, Lufta në Kosovë, Konflikti i vitit 200, ai ishte në mesin e shqiptarëve. I paarmatosur, por i fuqishëm politikisht. Nga shumica e shqiptareve u vlerësua si e drejt thirrja e tij për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (ju kujtohet slogani SHQIP, SHQIP…) dhe kërkesat për ndryshime Kushtetuese.

Pas kësaj vijnë periudha e integrimit politik të shqiptarëve gjatë viteve 1998 -2001. Më pas vjen periudha ku i gjithë aktiviteti politik përmblidhet në korniza frazologjike. Popullariteti i Arbën Xhaferit nuk shënoj rrënje as para, as pas konfliktit te vitit 2001, por as pas vdekjes së tij. Pas vdekjes, mungesën e mendimeve të tij brilante por edhe të zgjidhjeve konkrete e ndjenjë jo vetëm aktorët politikë, por edhe shqiptarët kudo në rajon. Mungon Arbën Xhaferi i mendimeve të mëdha! Këto janë disa nga më shumë fakte që cementojnë “Fenomenin Xhaferi” në Maqedoni.

Advertisement

Që gjërat të jenë kështu siç janë kanë kontribuar më shumë faktorë. Një ndër më të theksuarit është besimi i shqiptarëve të Maqedonisë në Xhaferin, politikan, filozof, letrar, gazetar e vizionar. Apo siç e quajti Xhorxh Roberson lideri i Ballkanit.

Pse pikërisht Arbën Xhaferi? Të kuptohemi. Ka shumë merita, për zhvillimet e ndodhura në interes të shqiptarëve në Maqedoni. Kur jemi te interesi i shqiptarëve duhet të theksohet edhe ai mbarshqiptar, që ishte pjesë e filozofisë së plakut të urtë. Fundja është mësues i klasës së re politike. Nga ai duhet të mësojnë politikanët nga pozita, e opozita e tanishme (maqedonas e shqiptare). Shumë mbështetës të politikave të tij e quajnë shqiptari i madhe dhe lider i gjithë shqiptarëve.

Ndërsa kundërshtarët të cilët edhe pse i bënin oponencë sa ishte aktiv në politik, përsëri respekti për të e kishin shumë të madh, e quanin politikan modern, vizionar, e humanist. Ka më shumë arsye pse shqiptarët nuk kritikojnë Xhaferin. Veprimtaria e tij kombëtare e mbarëkombëtare e ka kthyer atë në një politikan respekti, të paprekshëm dhe të paharruar. Arbën Xhaferi e kishte për qejf një thënie të Umberto Eco-s për politikën si mendim në ecje. “Siç je duke ecur, ta vënë mikrofonin përpara dhe duhet të flasësh”-Arbën Xhaferi. Ai eci dhe mendoi tërë jetën.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme nga vendi

Bastisje për vrasjen e mjekut në Shkup – arrestohet dy persona

Published

on

Policia ka realizuar bastisje sot në Shkup, për vrasjen e mjekut ditë më parë afër Poliklinikës në “Hekuranë” në Shkup, përcjell TV21.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në podkastin “Pretres”(Bastisje), njoftoi se tashmë janë arrestuar edhe dy persona.

“Po bëhet bastisje në një lokacion. Kemi persona të dyshuar për vrasjen, kemi dëshmi materiale dhe dy persona janë arrestuar dhe shpresoj se në kohë sa më të shkurtër të mund të dalim me detaje për këtë pjesë të hetimeve”, tha Toshkovski, ministër teknik.

Ai shtoi se sipas të dhënave të para, motivi i vrasjes ndërlidhet me profesionin.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shkollat fillore në Tetovës pa salla sportive

Published

on

Rreth shtatë shkolla fillore në komunën e Tetovës nga gjithsej 12 sa janë nuk kanë salla sporti.Ndërsa nga shkollat e mesme vetëm Gjimnazi 7 marsi nuk ka sallë sporti. Kështu thonë nga sektori për arsim në komunën e Tetovës, prej nga bëjnë të ditur se shkollat fillore që nuk kanë salla sporti janë në pjesën qendrore të Tetovës. Bëhet fjalë për shkollën fillore Migjeni, shkollën fillore Liria, shkollën fillore Istikball, shkollën fillore Kirili dhe Metodi, shkollën fillore Naim Frashëri, shkollën fillore në fshatin Sellcë dhe Shkolla në fshatin Reçicë të Vogël Besa.Aplikimi është bërë në Ministrinë e arsimit dhe Shkencës por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje, thonë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës. Deri më tani nuk ka asnjë lloj përgjigje nga ana e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës se kur do të miratohen kërkesat për ndërtimin e sallave të sportit.“Ministria e Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me Agjencionin për Rini dhe Sport, vit për viti hapin thirrje për aplikim për ndërtimin e sallave në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Zakonisht thirrja hapet në kuadër të projektit për ndërtimin e 145 sallave sportive ku selektimi bëhet nga ana e tyre. Nuk e di se në çfarë mënyre bëhet selektimi, neve si komunë kemi bërë aplikim për gjashtë shkollat pra për ndërtimin e sallave të sportit.Baza e aplikimi është vetëm fleta e pronësisë, ku ata kanë dy lloje projektesh, njëra është sallë me tribunë dhe tjetra është pa tribunë”, deklaroi Valedin Ademi, udhëheqës I Sektorit për Arsim në komunën e Tetovës.Nga komuna e Tetovës njoftuan se sa I përket sallës sportive në Gjimnazin e Tetovës janë siguruar mjetet dhe punimet do të vazhdojnë deri në përfundimin e së njejtës. Në ndërkohë, pyetje dërguam edhe në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës lidhur me mungesën e sallave sportive në shkollat fillore të Tetovës, por ende nuk ka përgjigje.TV KOHA

Continue Reading

Lajme nga vendi

Toshkovski: Jam i shqetësuar për procesin zgjedhor në njësinë numër 6

Published

on

Ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski thotë se është jashtëzakonisht i shqetësuar për njësinë zgjedhore numër gjashtë, gjegjësisht siç tha, në Tetovë, Gostivar, Bërvenicë dhe rrethinën e këtyre vendeve.

Sipas tij, alarmante është fakti se qeveria nuk lejon të bëhen ndryshime të njeriut të parët të policisë në qytetet që përfshinë njësinë zgjedhore numë gjashtë.

“Nuk kanë lejuar të bëhet një ndryshim në sistemim, i cili do të mundësonte emërimin e një shefi nga ana ime, si dhe një shef shtesë nga ana e ministrit shtesë. Ai është dashur të garantojë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik në territorin e Tetovës, Gostivarit, Bërvenicës etj”, tha Toshkovski.

Pikërisht për njësinë zgjedhore numër gjashtë në referendum ishte vendosur rekordi botëror ku në çdo kuti në një qendër votimi hidhej një fletë votimi çdo 2 sekonda.

Continue Reading

Më të lexuarat