Mungon Arbën Xhaferi i mendimeve të mëdha! Popullariteti i Arbën Xhaferit nuk shënoj rrënje as para, as pas konfliktit te vitit 2001, por as pas vdekjes së tij
Nga Destan Jonuzi
Arbën Xhaferi për arsye të ndryshme mbetet figura unike politike e shqiptarëve të Maqedonisë. Fjala latine “Memento” do të thotë “mos harro mbajë në mendje”, vitet 1991, 92’ dhe 93’. Pse? E gjitha filloj në këto vite, kur gazetari i urtë, pati guximin të dalë në krye të një partie opozitare shqiptare për të promovuar demokracinë, pluralizmin politik dhe kërkesat legjitime politike të shqiptarëve të Maqedonisë së asaj kohe, e Maqedonisë së Veriut të sotshme.
Partia e Xhaferi e cila atë botë kundërshtonte pushtetin e Gligorovit dhe Cervenkosvskit ishte më shumë se një parti politike, ishte një lëvizje popullore e cila kundërshtonte politikën diskriminuese dhe shtypëse që iu bëhej shqiptarëve. Në kohën kur ndodhën edhe momentet ekzaltuese të shqiptarëve të Maqedonisë Ladorishti, Universiteti i Tetovës, Bit Pazari, Lufta në Kosovë, Konflikti i vitit 200, ai ishte në mesin e shqiptarëve. I paarmatosur, por i fuqishëm politikisht. Nga shumica e shqiptareve u vlerësua si e drejt thirrja e tij për zyrtarizimin e gjuhës shqipe (ju kujtohet slogani SHQIP, SHQIP…) dhe kërkesat për ndryshime Kushtetuese.
Pas kësaj vijnë periudha e integrimit politik të shqiptarëve gjatë viteve 1998 -2001. Më pas vjen periudha ku i gjithë aktiviteti politik përmblidhet në korniza frazologjike. Popullariteti i Arbën Xhaferit nuk shënoj rrënje as para, as pas konfliktit te vitit 2001, por as pas vdekjes së tij. Pas vdekjes, mungesën e mendimeve të tij brilante por edhe të zgjidhjeve konkrete e ndjenjë jo vetëm aktorët politikë, por edhe shqiptarët kudo në rajon. Mungon Arbën Xhaferi i mendimeve të mëdha! Këto janë disa nga më shumë fakte që cementojnë “Fenomenin Xhaferi” në Maqedoni.
Që gjërat të jenë kështu siç janë kanë kontribuar më shumë faktorë. Një ndër më të theksuarit është besimi i shqiptarëve të Maqedonisë në Xhaferin, politikan, filozof, letrar, gazetar e vizionar. Apo siç e quajti Xhorxh Roberson lideri i Ballkanit.
Pse pikërisht Arbën Xhaferi? Të kuptohemi. Ka shumë merita, për zhvillimet e ndodhura në interes të shqiptarëve në Maqedoni. Kur jemi te interesi i shqiptarëve duhet të theksohet edhe ai mbarshqiptar, që ishte pjesë e filozofisë së plakut të urtë. Fundja është mësues i klasës së re politike. Nga ai duhet të mësojnë politikanët nga pozita, e opozita e tanishme (maqedonas e shqiptare). Shumë mbështetës të politikave të tij e quajnë shqiptari i madhe dhe lider i gjithë shqiptarëve.
Ndërsa kundërshtarët të cilët edhe pse i bënin oponencë sa ishte aktiv në politik, përsëri respekti për të e kishin shumë të madh, e quanin politikan modern, vizionar, e humanist. Ka më shumë arsye pse shqiptarët nuk kritikojnë Xhaferin. Veprimtaria e tij kombëtare e mbarëkombëtare e ka kthyer atë në një politikan respekti, të paprekshëm dhe të paharruar. Arbën Xhaferi e kishte për qejf një thënie të Umberto Eco-s për politikën si mendim në ecje. “Siç je duke ecur, ta vënë mikrofonin përpara dhe duhet të flasësh”-Arbën Xhaferi. Ai eci dhe mendoi tërë jetën.