Connect with us

Lajme nga vendi

Tilev: Nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese, negociatat me BE-në nuk do të mund të vazhdojnë

Published

on

Këshilltari shtetëror për politika evropiane në Sekretariatin për çështje evropiane, Dragan Tilev, informoi se në shtator duhet të fillojë procesi bilateral i skriningut me BE-në për harmonizimin e legjislacionit evropian me atë maqedonas. Ai tha se nga pikëpamja formale dhe juridike nuk ka dyshim se për ne negociatat tashmë kanë filluar me hapjen e Konferencës Ndërqeveritare, e cila do të qëndrojë e hapur gjatë gjithë kohëzgjatjes së negociatave, të cilat duhet të rezultojnë me nënshkrimin dhe ratifikimin e Marrëveshjes së anëtarësimit dhe anëtarësimi i plotë i vendit në BE, transmeton Portalb.mk.

Tilev thotë se konstelacioni gjeopolitik i situatave kërkon që të mendojmë racionalisht dhe të marrim vendime shpejt, por edhe drejt, në interes të prioriteteve shtetërore dhe kombëtare dhe se nuk ka alternativë më të mirë për ne sesa anëtarësimi në BE dhe se alternativë më të mirë për ne se sa antarësimi i BE nuk ka dhe nuk do të ketë në të ardhmen e parashikueshme.

Sipas tij, çdo dobësi që do të shfaqnim në orientimin tonë euroatlantik do të na dëmtonte dhe mund të kishte pasoja negative afatgjata.

“Nga konkluzionet e Këshillit dhe nga deklaratat e liderëve politikë të BE-së, është mjaft e qartë se negociatat nuk do të mund të vazhdojnë, nëse nuk ndodhin ndryshimet kushtetuese. Është një barrë e madhe për shoqërinë tonë dhe një sfidë e madhe politike”, vlerëson këshilltari shtetëror Tilev.

Ai sqaron se procesi i skriningut ose rishikimi i legjislacionit është pjesë integrale e procesit të negociatave të anëtarësimit dhe se zhvillohet në dy faza – një pjesë shpjeguese dhe dypalëshe.

Advertisement

Ai rikujton se vendimi për fillimin e negociatave është marrë në mars të vitit 2020 me unanimitet, ndërsa pas nënshkrimit të Protokollit bilateral më 17 korrik 2022 dhe pëlqimit të marrë nga Bullgaria, Korniza e negociatave është miratuar edhe nga Këshilli i BE-së në procedurë me shkrim të seancës së jashtëzakonshme më 18 korrik 2022. Një ditë më pas, pra më 19 korrik, u hap Konferenca Ndërqeveritare për takim politik ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, dhe menjëherë procesi i shqyrtimit filloi zyrtarisht me shënimet e para të përgjithshme për rrjedhën e saj dhe draft Kalendarin.

“Faza e parë, skriningu shpjegues është rishikim i legjislacionit evropian kur ekspertët e Komisionit Evropian prezantojnë dhe shpjegojnë në detaje legjislacionin evropian tek ekspertët tanë. Këto janë aktet ligjore që janë objekt i negociatave të anëtarësimit, ose më saktë, të cilat do të duhet t’i transpozojmë në sistemin ligjor të brendshëm dhe t’i zbatojmë plotësisht. Faza e dytë është pjesa dypalëshe, kur ekspertët tanë prezantojnë statusin e transpozimit të të njëjtit legjislacion evropian në sistemin juridik kombëtar, pra çfarë kemi futur deri tani, si po shkon zbatimi, çfarë dhe kur do të transpozojmë nga Legjislacioni evropian në periudhën e ardhshme, me plan të qartë dhe se kur do të harmonizohemi plotësisht me legjislacionin evropian, në të gjitha fushat”, thotë Tilev.

Ai theksoi se fazën e parë, gjegjësisht skriningun shpjegues, vedi së bashku me Shqipërinë e ka bërë tashmë në periudhën 2018-2019, në gjithsej 33 kapituj, por për shkak të bllokimeve që kemi hasur ndërkohë i njëjti është vënë në pauzë.

“Me zhbllokimin e procesit dhe hapjen e Konferencës ndërqeveritare dhe rifillimin e skriningut, në fakt do të riorganizohemi tani sipas Metodologjisë së re për Negociatat e anëtarësimit. Skriningu do të vazhdojë sipas një strukture klasteri, në gjashtë klasterë në të cilat janë grupuar 33 kapituj dhe me një rifreskim të pjesës së skriningut shpjegues, së bashku me ne edhe Shqipëria, me legjislacionin e ri të miratuar nga dhjetori 2019 deri më sot, gjegjësisht deri në vitin 2022/2023, dhe më pas paralelisht me shfaqjet dypalëshe për të gjithë klasterët, fushat dhe kapitujt, por në këtë pjesë veçmas, veçmas për ne dhe veçmas për Shqipërinë”, tha ai.

Skriningu do të zgjasë deri në nëntor të vitit 2023, me mundësi përshtatjesh të caktuara.

Advertisement

Ndryshe, pas 17 vitesh Maqedonia e Veriut më 19 korrik të këtij viti filloi negociatat me BE-në me mbajtjen e konferencës ndërqeveritare.

Propozimi francez për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut dhe hapjen e negociatave eurointegruese, në vend mbërriti më 30 qershor.

Menjëherë pas miratimit të propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, më 19 korrik u zhvillua konferenca e parë ndërqeveritare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese nga pala e Maqedonisë, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojmë për ndryshimin e Kushtetutës, madje duke e kundërshtuar atë me protesta.

Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria. Sofja zyrtare kërkonte që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Josip Broz Tito. Ky kontest bllokoi për dy vite procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Advertisement
Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

CIVIL me kritika: Mos abuzoni fëmijët për fushatë zgjedhore! Duhet të ndalohet menjëherë

Published

on

Abuzimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve: “Ndalohet keqpërdorimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar”.

Ekipi monitorues i CIVIL-it ka konstatuar më shumë raste të keqtrajtimit të fëmijëve dhe të miturve gjatë fushatës zgjedhore sesa pothuajse të gjithë kandidatët në garën për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Abuzimi politik i fëmijëve është i ndaluar me ligj! Sipas nenit 12, paragrafi 4 i Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve:

“Abuzimi i fëmijëve për shkak të organizimit dhe veprimit politik apo fetar është i ndaluar”.

CIVIL u kujton partive politike, prindërve, mediave dhe institucioneve se çdo fëmijë, pa përjashtim, ka të drejtën për një jetë dinjitoze dhe të gëzojë të gjitha të drejtat e përcaktuara në Deklaratën e të Drejtave të Fëmijëve dhe Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Ata kanë të drejtën e një fëmijërie të pakujdesshme, të lirë nga ngjarjet e përditshme politike.

Advertisement

Vendi i fëmijëve është jashtë politikës! Partitë politike dhe mbështetësit e tyre duhet të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe jo në abuzimin e tyre politik. Shteti dhe institucionet kanë detyrimin t’u sigurojnë fëmijëve zhvillim fizik, mendor, shpirtëror, moral dhe social, një mënyrë jetese të shëndetshme dhe normale në kushte lirie dhe dinjiteti!

CIVIL në vazhdimësi alarmon opinionin, institucionet, partitë politike dhe mediat për abuzimin e fëmijëve për qëllime politike dhe kërkon nga institucionet që të sanksionojnë të gjithë ata që në çfarëdo mënyre i përfshijnë fëmijët në politikë.

CIVIL kërkon nga institucionet që të marrin sanksione vendimtare ndaj kujtdo që përpiqet të vendosë fëmijët dhe të miturit në listën e tyre të aktiviteteve. Thjesht duhet të ndalet, menjëherë!

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kalendari i imunizimit/ Demiri: Qytetarët t`i marrin vaksinat e nevojshme!

Published

on

Kalendari për imunizimin e rregullt është përditësuar me vaksinën nëntëvalente HPV-Gardasil 9, e cila pas një muaji do të jetë në pikat e vaksinimit. Krahas faktit që po kalojmë nga një vaksinë katërvalente në një vaksinë nëntëvalente për HPV-në, risia e këtij viti është se do të jetë e disponueshme edhe për djemtë, deklaroi sot në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë , Ilir Demiri. Ai theksoi se kjo vaksinë do të ofrojë parandalim më të mirë të infeksioneve nga virusi papilloma humane (HPV), lezionet prekanceroze, si kanceri i qafës së mitrës. Ministri Demiri, apeloi deri tek qytetarët që të pranojnë të gjitha vaksinat enevojshme, sepse siç tha, më mirë të bëhet parandalim, se sa kurim.Duke folur për vaksinimin, Demiri tha se planifikon të kërkojë ndryshime ligjore të cilat do të ndalonin regjistrimin në shkoll të fëmijëve të pavaksinuar.

“Megjithatë, nuk ka ligj që do të sanksiononte prindërit, të cilët nuk i vaksinojnë fëmijët e tyre. Këtu është kontradikta. 09:32 Prandaj, shfrytëzoj çdo mundësi që kam që t’u bëj thirrje që t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Shpresoj që pas zgjedhjeve do të përgatitit ndonjë kornizë ligjore që do të mundësojë sanksionimin e prindërvëe që nuk vaksinojnë fëmijët”, tha Ilir Demiri.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gir: Presim zbatim të ndryshimeve kushtetuese për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së

Published

on

Euroambasadori Dejvid Gir nuk e komenton deklaratën e kandidatit për president nga Fronti Evropian, Bujar Osmani, se ndryshimet kushtetuese do të jenë kusht për formimin e qeverisë së ardhshme, por përsëriti se pret zbatimin e këtyre ndryshimeve për vazhdimin e rrugës së vendit drejt BE-së.

Para fillimit të panel diskutimit “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor” i cili u mbajt sot në Info qendrën e BE-së në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve nëse ky kusht do të nënkuptonte hyrje në një krizë politike, tha se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë do të vazhdojë rrugën e vendit drejt Bashkimit Evropian.

“Jemi mes fushatës zgjedhore dhe nuk u përgjigjem në pyetjet për çështje politike. Natyrisht, ne presim zbatimin e ndryshimeve kushtetuese të cilat do t’i mundësojnë vendit të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Duam që kjo të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Gir.

Në organizim të Shoqatës ESTIMA, Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim nga Shqipëria dhe Sekretariatit të përhershëm të Komunitetit të transportit në Info qendrën e BE-së u mbajt panel diskutim me temë “Rruga para nesh: konsolidimi i përfshirjes së shoqërisë civile në Planin ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor”. Përveç euroambasadorit Gir morën pjesë edhe drejtori i Sekretariatit të komunitetit të transportit pranë EJL-së Matej Zakonjshek si dhe kryetarja e Shoqatës ESTIMA Ana Kërstinovska.

Continue Reading

Më të lexuarat