Connect with us

Lajme nga vendi

Inflacioni në Maqedoninë e Veriut rritet deri në 10.9%! Kur pritet të stabilizohen çmimet?

Published

on

Inflacioni mesatar në periudhën janar-korrik të këtij viti është 10.9 për qind, për të cilin peshën më të madhe prej tre muajve e zë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë. Banka Popullore sqaron se dinamika e inflacionit është ende kryesisht reflektim i faktorëve nga ana e ofertës, pra rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë elektrike, duke përfshirë edhe çmimin e brendshëm të energjisë elektrike, që ndikohet nga zhvillimet në tregun botëror të energjisë.

Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën afatgjatë të këtyre tendencave, presione të tilla përhapen shpejt në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxisin më tej pritjet për inflacion, gjë që tregon nevojën për kujdes në politikat e brendshme.

Por, ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit tregon një ngadalësim të caktuar, dhe një pjesë e madhe e rritjes mujore i detyrohet edhe vendimit të miratuar për ndryshime në çmimin e rregulluar të energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, dinamika vjetore e inflacionit bazë ka mbetur e qëndrueshme. Gjithashtu, të dhënat dhe pritjet më të fundit në tregjet botërore tregojnë për një lehtësim gradual të presioneve të çmimeve, pra pritjet për çmimet e ushqimeve janë rikthyer në rënie, ndërkohë që çmimet e naftës pritet të stabilizohen në fund të vitit 2022 dhe më pas të ulen.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kostoja e jetesës në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 16 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 14 për qind.

Advertisement

Krahasuar me qershorin e këtij viti, kostoja e jetesës është rritur me 1.9%, dhe çmimet e shitjes me pakicë me 2.5%.

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

LAJMI I FUNDIT: Forca të shumta policore në Haraçinë

Published

on

Forca të shumta policore, me automjete të rënda, janë pozicionuar sot në vende strategjike në Haraçinë, raporton TV Shenja.
Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar për qëllimin e këtij aksioni. Rajoni i Haraçinës është shpesh në qendër të operacioneve .

Continue Reading

Lajme nga vendi

Uji në Dibër i pasigurtë për pije, mund të përdoret vetëm duke e vluar paraprakisht

Published

on

Ndërmarrja publike komunale “Standard” e cila ekonomizon me ujësjellësin Rosoki-Dibër, njofton përdoruesit e ujit për pije se mund ta përdorin vetëm duke e vluar paraprakisht.

“Njoftojmë përdoruesit se rekomandohet vlimi i ujit të pijshëm para konsumimit, për sigurinë e shëndetit të qytetarëve. Ndaj kërkojmë mirëkuptim dhe vëmendje gjatë përdorimit të ujit deri në njoftimin e dytë”, thuhet në njoftimin e publikuar pasditen e sotme.

Shkak për këtë është një defekt teknik në pajisjen e stacionit të klorinimit, për këtë arsye uji nuk do të klorohet derisa të rregullohet defekti.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndalohen dy persona, tentuan të transportojnë në mënyrë joligjore emigrantë nga Kina dhe Afganistani

Published

on

MPB Maqedoni njofton se dje 17.04.2025 në ora 19:30 në vijën kufitare ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, zyrtarët policorë në Bogorodicë kanë vërejtur pesë persona të cilët kanë tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin shtetëror.

“Nga liria janë privuar personat L.J. (35) dhe një 17-vjeçar nga Kina dhe U.K. (23) nga Afganistani, ndërsa dy persona janë larguar nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pasi janë marrë masat dhe aktivitetet dhe për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”, në afërsi të vijës kufitare janë privuar nga liria edhe D.T.(32) dhe 49-vjeçari V.T, të dy nga Gjevgjelia”.

“Aty pranë janë gjetur dhe sekuestruar për përpunim të mëtejshëm celularë dhe personat janë ndaluar në stacion policor. Pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Continue Reading

Më të lexuarat