Connect with us

Lajme nga vendi

Më mirë për Tetovën: Përgjegjësit e tragjedisë në spitalin modular të Tetovës shëtisin të lirë (VIDEO)

Published

on

Te dashur qytetarë,
Sot mbushen plot 11 muaj nga tragjedia më e madhe që ka përjetuar Tetova në historinë e saj bashkëkohore, ku humbën jetën 14 persona në mënyrë në mënyrë të dhimbshme.
Edhe pse së shpejti do të bëhet një vit nga zjarri i kobshëm në Spitalin modular të Tetovës, sot e kësaj dite nuk kemi asnjë të ndëshkuar në lidhje me këtë rast tragjik.
Në njërën anë organet e drejtësisë lëshojnë raporte të cilat janë në kundërshtim me deklaratat e dëshmitarëve, kurse në anën tjetër të njëjtat blejnë kohë duke e stërzgjatur procesin për gati një vit.
Në ndërkohë, përgjegjësit e kësaj tragjedie lëvizin lirshëm në mesin tonë.
Kujtimi i zjarrit të kobshëm në Spitalin e Tetovës është ende i freskët në memorjen e Tetovarëve, prandaj kjo lëndë nuk duhet të lihet në harresë, dhe të mbahet në sirtarët e prokurorisë dhe gjyqësorit, si shumë raste tjera.
PO, depolitizimit të prokurorisë dhe gjykatave, dhe JO kulturës së pandëshkueshmërisë. Në të kundërtën tragjeditë e tilla do të vazhdojnë të na ndodhin përsëri.

Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

U akuzua se ndihmoi vrasësit e së bijës ta rrëmbenin, del nga burgu babai i Vanjës Aleksandar Gjorçevski

Published

on

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut ka pranuar ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, dhe i ka caktuar masën e siguerisë “arrest shtëpie”, duke e liruar nga qelia.

“Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur më 25.04.2024, këshilli për vepra penale ka marrë vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A. G., deklararuar përmes avokatit të tij mbrojtës Vladimir Tufegxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar dhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup KSŽ-320/24 i datës 04.02.2024, e ka ndryshuar dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë sigurie”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Babai i Vanjës dyshohet se ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij, të miturës Vanja Gjorçevska, e cila ishte shpallur e zhdukur më 27 nëntor dhe u gjet e vdekur në afërsi të Shkupit më 3 dhjetor, kur edhe Pançe nga Velesi u gjet i vdekur në afërsi të Velesit, nga ana tjetër, u raportua i zhdukur më 24 nëntor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë

Published

on

Propozimi i ardhur nga Mickoski tregon se edhe VMRO e ka kuptuar ku qëndron pesha e votës dhe deputetëve shqiptarë.
Megjithatë, fokusi ynë si koalicion dhe si parti, është puna për zgjedhjet e 8 majit, për numrin më të madh të mandateve.
Pas zgjedhjeve, do të udhëhiqemi nga interesi kombëtar i shqiptarëve, nga nevoja urgjente për pastrim të qeverisë nga korrupsioni, dhe nga orientimi ynë i panegociueshëm pro-perëndimor.
Ne si VLEN jemi më të bashkuar se kurrë. Vota jonë është shumica e votës shqiptare. Mandatet tona shkojnë për deputetë shqiptarë. Sepse ne i mbrojmë e i përparojmë shqiptarët, nuk i shesim e nuk i blejmë! shkruan mes tjerash Taravari.

Continue Reading

Lajme nga vendi

(VIDEO) Universiteti i Tetovës përmes ditës së hapur dhe panairit të karrierës ka pritur maturantët e shkollave të mesme

Published

on

Universiteti i Tetovës përmes ditës së hapur dhe panairit të karrierës ka pritur maturantët e shkollave të mesme në rektoratin e Tetovës. Këto aktivitete mbahen për të tërhequr sa më shumë maturantë që të regjistrohen në vitin e ri akademik 2024/25 në Universitetin e Tetovës.Deri më tash stafi akademik i Universitetin e Tetovës ka prezantuar ofertën akademike nëpër shkollat e mesme të vendit. Prorektori për arsim Ibrahim Neziri tha se sot organizohet Dita e Hapur me një agjendë shumë të pasur nga 13 fakultetet dhe 98 programe studimore të cilët kanë përgatitur prezantime për natyrën e programeve, kompetencat që do t`I fitojnë pas përfundimit të studimeve me qëllim që të përfocohet komunikimi me maturantët dhe ata ta kenë më lehtë për të marrë vendime për të vendosur për të ardhmen e tyre. “Këtë vit akademik në Universitetin e Tetovës listës së programeve studimore i shtohen edhe katër programe të reja, Mjekësia Veterinare në fakultetin e Bujqësisë, Kozmetikë dhe estetikë në shkencat e mjekësisë, biologji dhe kimi i përshtatur kuadro për shkollat fillore që është në kuadër të fakultetit të shkencave mjekësore dhe informatike afariste që është në kuadër të fakultetit të administrimit të Biznesit”, deklaroi prorektori për arsim Ibrahim Neziri.Në ndërkohë, në kuadër të ditës së hapur është mbajtur edhe Panairi i Karrierës, ku shumë kompani prezantojnë ofertat e tyre për vende të punës. Në ndërkohë, nga Universiteti i Tetovës thonë se gjithnjë janë duke bërë përpjekje që të ofrojnë programe studimore që në të ardhmen do të mund të jenë konkurues në tregun e punës.“Kjo platformë paraqet edhe urën lidhëse mes studentëve, stafit akademik dhe komunitetit të biznesit.Tradicionalisht çdo vit Universiteti i Tetovës hap dyert për një numër të konsiderueshëm të kompanive, kryesisht të vendit, ku përfshihen ato me kapacitete prodhuese, kompani ushqimore, librari, farmaci e kështu me rradhë, të cilët kanë interes që të inkuadrojnë kuadrin tonë në rradhët e tyre.Kjo është një mundësi e mirë për apsolventët që të njihen edhe me ofertën e tregun e punës në të ardhmen ku do të veprojnë”, tha prorektori për shkencë Agon Memedi.Sipas autoriteteve të Universitetit të Tetovës, programet janë duke u përditësuar në bazë të tregut të punës. Universiteti i Tetovës ka kërkuar nga Ministria e Arsimit 4700 vende të lira për pranim të studentëve të rinj.

Continue Reading

Më të lexuarat