Connect with us

Lajme nga vendi

Mot i vranët, i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë

Published

on

Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme, i freskët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Lokalisht në orët e pasdites do të ketë paraqitje të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe breshër.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 19, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 23 deri në 30 gradë. UV-5.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa në orët e pasdites në disa pjesë të rajonit do të ketë shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Sinoptikët paralajmërojnë edhe motit të ligë afatshkurtër me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fortë dhe zbrazje elektrike. Temperatura minimale do të ulet deri në 17, ndërsa ajo maksimalja do të jetë deri në 29 gradë.

Edhe në ditët në vijim rajoni i vendit do të jetë nën ndikimin e valës së lagësht dhe jostabil të ajrit, që do të ketë kushte për vranësira të ndryshueshme dhe jostabil, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Lokalisht, kryesisht në orët e pasdites, do të ketë procese më intensive në formë të motit të ligë me shi të rrëmbyeshëm për një kohë të shkurtër, zbrazje të fuqishme elektrike, erë të fortë dhe paraqitje të breshrit. Temperaturat do të mbesin dukshëm më të ulëta në krahasim me periudhën e fundit.

Advertisement
1 Comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Published

on

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje,përcjell TV21. Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

Published

on

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.

Continue Reading

Më të lexuarat