Lajme nga vendi
Reshje shiu në të gjithë vendin, ky është parashikimi i motit për sot
Moti për ditën e sotme do të jetë i ndryshueshëm dhe vranët, në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me rreshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër. UV=7
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës, temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 31 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, pasdite jostabile me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura e paradites do të arrijë në 17 gradë, ndërsa ato të pasdites do të arrijë në 26 gradë celcius.
Deri të dielën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në shumë vende jostabile me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi me rreshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër. Gjatë kësaj periudhe do të ketë rreshje shiu vende-vende mbi 30 l/m2. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna moti do të stabilizohet gradualisht me rritje të shpejtë të temperaturave.
Lajme nga vendi
Vazhdon trendi i rënies së numrit të filloristëve në Tetovë
Regjistrimi i fëmijëve në shkollat fillore do të fillojë pas përfundimit të pushimit që kanë fëmijët në këtë periudhë, respektivisht pas 7 majit. Në 12 shkollat fillore të komunës së Tetovës të dhënat e deritanishme flasin se duhet të regjistrohen 840 nxënës. Por në këto lista nuk janë përfshirë fëmijët e lindur jashtë Tetovës, bëjnë të ditur nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.
Në ndërkohë, vazhdon problemi i rënies së numrit të nxënësve që regjistrohen në shkollat e Malësisë së Tetovë, ku këtë vit pritet që të regjistrohen 100 nxënës më pak.
Edhe përskaj rënies së numrit të nxënësve, nuk parashihet që të mbyllet ndonjë shkollë, sidomos në fshatrat e Malësisë, pohojnë nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.
“Jo, me këto numra nuk rrezikohet që të mbyllet ndonjë paralele, apo ndonjë shkollë. Besoj se ende jemi në nivel që të mos vijmë deri tek kjo situatë. Poashtu nuk rrezikohen edhe vendet e punës për mësimdhënës”, nënvizoi Ademi.
Kushtet për regjistrim janë certifikata e lindjes, vërtetim se fëmija është vaksinuar, certifikatën e stomatologut dhe fëmija duhet të jetë vet prezent gjatë regjistrimit. Fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse mbush gjashtë vjeç deri më 31 janar të vitit ardhshëm, pas një kërkese të mëparshme të prindit, gjegjësisht kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë.
Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku banon ose qëndron përgjithmonë. Shkolla fillore është e obliguar të përfshijë nxënës nga zona e saj. Me kërkesë të prindit dhe nëse ka pëlqim nga shkolla, si dhe vende të lira, fëmija mund të regjistrohet në një shkollë që nuk është në zonën e tij të banimit./Koha/
Lajme nga vendi
VLEN: Qeveri dhe Badinter PO, pa BDI-në dhe Levicën
Koalicioni opozitar shqiptar VLEN i ka reaguar Frontit Evropian të cilët sot deklaruan se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë dhe badenter.
Ata thonë se kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, BDI përpiqet të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng.
“Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
Nuk mundet dhe nuk duhet që shkuarja në opozitë e BDI-së të përfaqësojë problem për mbijetesën e shtetit. Kjo është tërësisht e papërgjegjshme dhe qyqare.
Prandaj ju bëjmë thirrje të ndalen duke turpëruar shqiptarët dhe luftëtarët e lavdishëm të UÇK-së. Nuk është fundi i botës nëse shkojnë në opozitë. Garantojmë që nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore”, thuhet në reagimin e VLEN-it.
Lajme nga vendi
Në Klinikë punonin persona pa kontrata pune, Inspektorati ua ndalon hyrjen në Klinikën e Toksologjisë në Shkup
Inspektorati Shëndetësor dhe Sanitar do të jap vendim sipas të cilës punëtorët shëndetësor të cilët nuk kanë marrëveshje për punë në Klinikën për Toksologji do t’ju ndalohet hyrja në Klinikë.
Ky vendim i ISHS-së vjen pasiqë menaxhmenit i Klinikës nuk ka vepruar sipas vendimit të paralajmërimit të lëshuar me masa të urdhëruara inspektuese.
Siç njofton Drejtoresha e ISHS-së, Renata Mlladenovska menaxhmenit i Klinikës nuk ka vepruar sipas masave të përcaktuara nga ISHS, përveç një pikës për të thirrur Bordin Drejtues.
Mlladenovska tha se nëse nuk veprohet sipas vendimeve të ISHS-së do të pasojnë dënime në para për organizatorët dhe drejtorin medicinal, por edhe për vetë Klinikën.
E pyetur se si mundet të paraqiten në punë persona të cilët nuk kanë marrëveshje për punë Mlladenovska tha se kjo përgjigje duhet të kërkohet tek menaxhmenti i Klinikës./Telegrafi/
-
Lajme nga vendi2 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi2 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi1 year ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve
You must be logged in to post a comment Login