Connect with us

Lajme nga vendi

Muaremi dorëzoi kallëzim penal për Ruskoskën, Trajçevën dhe Josifovskën

Published

on

Drejtoria e Policisë Financiare sot ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup në të cilën, siç informojnë, janë përfshirë të gjithë prokurorët për të cilët vlerësojnë se ekzistojnë baza të dyshimit për veprat e kryera penale gjatë veprimit në lëndën për të cilën ishte kryer bastisja në Drejtori.

Nga Drejtoria e Policisë Financiare, nuk informojnë se sa persona konkretisht janë përfshirë me kallëzimin.

“Duke pasur parasysh atë që procedura për të gjithë personat e denoncuar nga ky moment është fshehtësi, duke e respektuar prezumimin e pafajësisë së të denoncuarve, kjo është e tëra që në këtë moment mund ta ndajmë me publikun”, sipas Ligjit të Procedurës Penale”, thuhet në kumtesën dërguar mediave nga Drejtoria e Policisë Financiare.

Drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muharemi, javën e kaluar në brifing me gazetarët paralajmëroi se deri në fund të javës do të ngritë kallëzim penal kundër prokuroreve Villma Ruskovska, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “falsifikim të dokumenteve zyrtare”.

Ndryshe, Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit më 18 korrik të këtij viti kreu bastisje në Drejtorinë e Policisë Financiare, pas çka vijuan zënka dhe akuza mes shefes së Prokurorisë së Ndjekjes së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskoska dhe drejtorit të Drejtorisë së Policisë Financiare, Arafat Muaremi.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

KF Shkëndija më e mirë se KF Shkupi, së bashku me Strugën tani në vendin e parë

Published

on

Në orët e pasdites në stadiumin e Çair u zhvillua ndeshja ndërmjet KF Shkupit dhe KF Shkëndijës, ku mysafirët arritën të fitojnë me rezultat 0-2,

Me këtë rezultat, Shkëndija tani është tri pikë para Shkupit. Në vendin e parë është edhe Struga, e cila sot fitoi kundër Gostivarit me rezultat 1-0.

Voska Sport gjithashtu u tregua e suksesshme, pasi në minutat e fundit arriti të fiton 3 pikë, pasi fitoi kundër Sileksit me rezultat 2-1.

Në të njëjtën kohë u luajtën edhe ndeshjet tjera të javës së XXXI-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut: Akademija Brera – Bregallnica 1-1, Vardar – Makedonija 1-1 dhe Rabotnicki – Tikvesh 3-1.

Në krye të tabelës gjendet Shkëndija dhe Struga me 61 pikë, e treta Shkupi me nga 58 pikë, ndërsa Voska Sport dhe Gostivari gjendet në pozitën e shtatë dhe të tetë me 40 pikë. Pas kësaj jave, kanë ngelur edhe dy javë tjera, duke përfshirë edhe dy ndeshjet e rëndësishme Shkëndija – Struga (12 maj) dhe Struga – Shkupi (19 maj).

Advertisement

Ndryshe, në sezonin 2024/25 në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut do të jetë edhe ekipi tjetër shqiptar, Besa e Dobërdollit, pasi arriti të bëhet kampion në Ligën e Dytë në sezonin 2023/24.

Më 17 prill, Voska Sport nga Ohri për herë të parë u kualifikua në finalen e Kupës së Maqedonisë. Finalja e Kupës së Maqedonisë së Veriut do të luhet më 22 maj.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami në ‘Euronews’: Rruga Tetovë-Prizren, prioritet i qeverisjes së VLEN

Published

on

Rruga Tetovë-Prizren patjetër që do të jetë prioritet i qeverisjes së VLEN, tha kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistën për Euronews Albania.

“Patjetër që do të jetë prioritet dhe kjo nuk është vetëm deklarative por është edhe me vepra. Nga pozicioni i kryetarit të Komunës së Tetovës e din opinioni që bashkë me kryeministrin e Kosovës bëmë një vizitë në malësinë e Sharrit që duhet të kalojë edhe aksi rrugor Tetovë-Prizren, si rezultat i të cilës ne mund të them që detyruam Qeverinë e RMV-së të nënshkruaj marrëveshje me Qeverinë e Kosovës.Sipas informatave diku gjashtë muaj ajo marrëveshje kishte qendruar në sirtarët e Qeverisë së Maqedonisë në Shkup. Më pas Qeveria u deyrua që të shpallin tenderin për përpilimin e projektit të tunelit që do lidh Tetovën me Prizrenin, një tunel diku mbi 6 kilometra”, tha Kasami.

Kreu i BESËS, njëherit edhe bartës i listës për njësinë e zgjedhore numër 6 ka garantuar shqiptarët se në mandatin e parë do ta përmbyllin përfundimisht edhe autostradën nga Shkupi deri në Bllacë sepse kjo Qeveri nuk arriti të ndërtojë as 2 kilometra e nga ana tjetër Kosova ndërtoi autostradën 60 kilometërshe.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nis distribuimi i materialit zgjedhor – 3.6 milionë fletëvotime për zgjedhjet e dyfishta!

Published

on

Nga shtypshkronja “Kiro Dandaro” në Manastir nisi distribuimi i materialit zgjedhor nëpër komisionet zgjedhore. Për zgjedhjet e dyfishta të 8 majit, janë distribuar 3.6 milionë fletëvotime.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, thotë se me sukses kanë përfunduar përgatitjet për zgjedhjet e 8 majit.

“Gjithçka përfundoi me sukses. Tani mbetet vetëm që të dëshirojmë fat për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjeve të rregullta parlamentare, pasi na ndajnë vetëm disa ditë. Tashmë në mënyrë shumë më efikase e distribuojmë materialin e besueshëm zgjedhor”, tha Aleksandar Dashtevski.

Kanë votuar 140 anëtarët e këshillave zgjedhore që shkojnë nëpër përfaqësitë diplomatiko-konsulare për t`i zbatuar zgjedhjet në diasporë.

Diaspora do të votojë vetëm për presidentin, për shkak se nuk pati interesim për zgjedhjet parlamentare. Por, të gjithë ata që do të vijnë në ditën e zgjedhjeve, mund ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Advertisement

Në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, 1.814.317 qytetarë kanë të drejtë të votojnë për njërin nga dy kandidatët.

Për zgjedhjet parlamentare, 17 parti dhe koalicioni dorëzuan lista të kandidatëve, ku të drejtë vote kanë 1.815.350 qytetarë.

Zgjedhjet e dyfishta të 8 majit do të ndiqen nga 1.800 monitorues nga vendi dhe të huaj.

Continue Reading

Më të lexuarat