Connect with us

Lajme nga vendi

Me masat e reja anti-krizë në Maqedoni, pritet të përfitojnë qytetarët me të ardhura të ulëta

Published

on

Këtë muaj pritet që të shpallet sërish gjendje krize në sektorin e energjisë. Qeveria e Maqedonisë së Veriut paralajmëron masa të reja kundër krizës për qytetarët dhe kompanitë, por synimi kryesor është sigurimi i energjisë elektrike dhe burimeve të tjera të energjisë për dimër.

“Masat kundër krizës do të drejtohen ndaj atyre që janë më të cenuarit në vend, siç ishte më parë. Prandaj qytetarët që kanë të ardhura të ulëta, që kanë më pak se të tjerët, duhet ta dinë se do të jenë të parët që do të preken nga këto masa”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.

Kovaçevski kujton se me rebalancin e Buxhetit janë siguruar 76 milionë euro për zbutjen e pasojave të krizës dhe tha se tashmë ka filluar dialogu me odat ekonomike për të përcaktuar masat, para së gjithash për furnizimin me energji elektrike.

“Na pret dimri më i vështirë në Evropën e pasluftës”, tha Kovaçevski.

Duke marrë parasysh faktin se Republika e Maqedonisë furnizohet tërësisht me gaz nga Rusia, kryeministri Kovaçevski thotë se do të jetë e nevojshme të sigurohet furnizim i pandërprerë përmes burimeve alternative dhe se ministrat përkatës tashmë janë duke punuar në atë drejtim në bashkëpunim me vendet fqinje.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Lajme nga vendi

Mobilizohet diaspora në Gjermani dhe Itali për VLEN: Vendlindja na thërret, të shkojmë të votojmë më 8 maj

Published

on

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizimin për zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani.

Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve të rrugës Tetovë – Prizren, këto janë garancitë e VLEN-it në qeverisje

Published

on

Kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami thotë se opozita VLEN do të ketë kushtet e saj për pjesëmarrje në qeverisje,përcjell TV21. Kasami përmes një shkrimi thotë se VLEN do të kërkojë daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma Ballkani i Hapur, por edhe realizimin e rrugës Tetovë-Prizren brenda 3 viteve.

“Hajdutët po luten të shkojnë në qeveri pa kushte, siç kanë shkuar gjithmonë! Ndërsa VLEN është ndryshe. Dalje nga Ballkani i Hapur dhe fillim i menjëhershëm i punimeve (realizim brenda tre viteve) të rrugës Tetovë – Prizren. Këto janë garancitë që sjell VLEN, pas 8 majit, në qeverisje!”, shkruan Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sa janë të sigurt punëtorët në Maqedoni? Vitin e kaluar 15 persona humbën jetën në vendet e punës

Published

on

15 persona humbën jetën në vendet e punës në vitin 2023. Me rastin e 28 prillit – Dita botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë, shoqata e Maqedonisë për mbrojtje në punë, e prezantoi raportin vjetor për fatkeqësi në punë për vitin 2023, përcjell TV21.

“Në Maqedoni këtë vit po mbjellim 15 fidanë për 15 jetë të humbura, 15 persona të vdekur në vendin e punës në Maqedoni. Kjo në vetvete çon në pyetje të shumta, por gjëja më e rëndësishme është se kush do të marrë përgjegjësinë. Sipas ligjit për sigurinë dhe shëndetin në punë, punëdhënësi është përgjegjësi i parë dhe i vetëm për sigurinë dhe shëndetin në punë, por sipas këtij trendi që kemi parë vitet e kaluara, disi kjo përgjegjësi është gjithnjë e më pak. Këtu gjejmë një vërejtje tjetër, ajo është se nëse shteti i qaset seriozisht kësaj pandemie dhe këtij dëmtimi, duhet t’i analizojë më seriozisht këto të dhëna, dhe përveç një organizate, edhe shteti ka detyrim të dalë me të dhënat e veta për atë se sa persona kanë vdekur dhe si e kanë humbur jetën në vendet e punës”, pohoi Millan Petkovski, Shoqata e maqedonisë për mbrojtje në punë.

Continue Reading

Më të lexuarat