Lajme nga vendi
Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

Një 26-vjeçar shtetas i Maqedonisë së Veriut dyshohet për tetë mashtrime në Kroaci, përcjell TV21. Policia e Zagrebit tha se shtetasi i Maqedonisë e ka kryer mashtrimin bashkë me një burrë dhe një grua deri tani të paidentifikuar. Dyshohet se nga data 9 deri më 30 prill të këtij viti, të moshuarve nga Zagrebi, Gorica e Madhe dhe Spliti, u janë kërkuar që të dorëzojnë para dhe bizhuteri.
Sipas autoriteteve, dyshohet se personave të mashtruar fillimisht u telefononte një burrë apo grua e panjohur nga ndonjë lokacion në Rumani. Ata rrejshëm paraqiteshin si mjekë nga një spital në Zagreb. Madje në një rast, sipas autoriteteve, ata deklaruan se ishin mjekë nga një spital amerikan.
“Mirëdita. Një anëtar i familjes suaj ka pësuar aksident dhe është lënduar rëndë. Ai ka nevojë për një operacion urgjent për të mbijetuar. Ndoshta do të ketë nevojë për amputim. Dhe prandaj duhet urgjentisht të na jepni para ose bizhuteri për të mbuluar shpenzimet”, thuhej në deklaratat e mashtruesve.
Duke besuar se ishte një histori e vërtetë, të moshuarit do të pajtoheshin me telefonuesin se ku t’i dorëzonin paratë ose bizhuteritë.
Vendi ku janë dorëzuar paratë ka qenë gjithmonë afër shtëpisë së të dëmtuarve, ku ata ia dorëzonin paratë dhe bizhuteritë 26-vjeçarit.
Sipas autoriteteve kroate, mashtruesit kanë përfituar 278, 850 euro.
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve