Site icon Tetova Expres

Shtetasi i Maqedonisë së Veriut dyshohet për mashtrimin e të moshuarve në Kroaci, dyshohet se ka përfituar 278,850 €

Një 26-vjeçar shtetas i Maqedonisë së Veriut  dyshohet për tetë mashtrime në Kroaci, përcjell TV21. Policia e Zagrebit tha se shtetasi i Maqedonisë e ka kryer mashtrimin bashkë me një burrë dhe një grua deri tani të paidentifikuar. Dyshohet se nga data 9 deri më 30 prill të këtij viti, të moshuarve nga Zagrebi, Gorica e Madhe dhe Spliti, u janë kërkuar që të dorëzojnë para dhe bizhuteri.

Sipas autoriteteve, dyshohet se personave të mashtruar fillimisht u telefononte një burrë apo grua e panjohur nga ndonjë lokacion në Rumani. Ata rrejshëm paraqiteshin si mjekë nga një spital në Zagreb. Madje në një rast, sipas autoriteteve, ata deklaruan se ishin mjekë nga një spital amerikan.

“Mirëdita. Një anëtar i familjes suaj ka pësuar aksident dhe është lënduar rëndë. Ai ka nevojë për një operacion urgjent për të mbijetuar. Ndoshta do të ketë nevojë për amputim. Dhe prandaj duhet urgjentisht të na jepni para ose bizhuteri për të mbuluar shpenzimet”, thuhej në deklaratat e mashtruesve.

Duke besuar se ishte një histori e vërtetë, të moshuarit do të pajtoheshin me telefonuesin se ku t’i dorëzonin paratë ose bizhuteritë.

Vendi ku janë dorëzuar paratë ka qenë gjithmonë afër shtëpisë së të dëmtuarve, ku ata ia dorëzonin paratë dhe bizhuteritë 26-vjeçarit.

Advertisement

Sipas autoriteteve kroate, mashtruesit kanë përfituar 278, 850 euro.

Exit mobile version