Lajme nga vendi
SHQIPËRIA BINDSHËM MUNDI ANDORËN 3:0

Shqipëria shënon fitoren e parë në kualifikimet e Botërorit 2026, mposht Andorrën në shtëpi me rezultatin 3-0
Kombëtarja e Shqipërisë pas humbjen ndaj Anglisë në ‘’Wembley’’, në raundin e parë në Grupin K për kualifikim në Botërorin 2026, mbrëmë në Arenën Kombëtare në kuadër të raundit të dytë regjistroi fitore të pastër 3 me 0 ndaj Andorrës, duke i’u gëzuar fitores së parë në këtë fushatë eliminatoresh.
Shqipëria e nisi menjëherë vrullshëm sfidën dhe me motivimin për të imponuar lojën menjëherë ndaj kundërshtarit. Autor të golave për kombëtare shqiptare ishin Manaj 2 gola dhe Uzuni 1. Futbollisti i kombëtares Kristijan Asllani pas ndeshjes ka deklaroi se u nuk shënon në pjesën e parë me këto kundërshtar është rëndë
‘’E dimë shumë mirë se kur nuk i zhbllokon këto ndeshje sidomos nga pjesa e parë të bëjnë vështirësi këto skuadrat edhe jemi të lumtur se duheshin këto tre pikë’’.
Tashmë Shqipëria i mbyll ndeshjet e marsit me tre pikë dhe ndez “motorët” për ndeshjen e madhe me Serbinë, e cila do të zhvillohet në “Arenën Kombëtare” më 7 qershor, ora 20:45.
Lajme nga vendi
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ashpër ndaj hetimit që po zhvillohet për tragjedinë në objektin Puls në Koçani, ku humbën jetën 59 persona. Partia akuzon institucionet përgjegjëse për mosveprim dhe fshehjen e të vërtetës, duke theksuar se ato ishin të informuara për shkeljet dhe kushtet e rrezikshme në këtë objekt.“Faktet janë gjithnjë e më të qarta: disa profesionistë brenda policisë së Koçanit nuk mund të heshtnin përballë shkeljeve të hapura dhe kishin dërguar informacione të shkruara për problemet në objektin PULS. Këto dokumente janë problemi më i madh për Qeverinë dhe strukturat e saj policore, sepse nuk mund të injorohen. Pikërisht për këtë arsye, këto struktura, me mbështetjen e Qeverisë, po punojnë ditë e natë për të zbatuar planin e tyre monstruoz për të zhvendosur fajin kudo tjetër, përveçse aty ku është me të vërtetë. Është e qartë se gjithë zinxhiri komandues i policisë ishte në dijeni për të miturit që festonin pas mesnate, për përleshjet e vazhdueshme, për shpërndarjen e rregullt të drogës, për shkeljet e sigurisë, për kushtet e mjerueshme në të cilat operonte objekti dhe madje edhe për kaosin me parkimin.”Ata thonë se, me cinizëm të skajshëm, po bëhet përpjekje për të fshehur të vërtetën dhe mbrojtjen e fajtorëve, duke fajësuar padrejtësisht ish-zyrtarë dhe opozitën. Qeveria nuk kërkon drejtësi, por alibi. “Strukturat policore, me ndihmën e Qeverisë, po krijojnë një histori të re ku asnjë drejtues policor, asnjë shef, asnjë komandant nuk është fajtor. Përkundrazi, akuzohet një ish-ministër i ekonomisë, një person që nuk ka shkelur kurrë në Koçan dhe që nuk ka pasur asnjë kompetencë për inspektimin e objekteve apo për kontrollin e lokaleve. Këtu shfaqet monstruoziteti i këtij plani.”Në reagimin e saj, BDI kërkon hetime të pavarura dhe transparente mbi përgjegjësitë e institucioneve të sigurisë dhe të gjitha palëve që kanë pasur dijeni për shkeljet në objektin Puls. Ata kërkojnë që të bëhet një proces i ri hetimor, që të hetohen personat që mund të jenë përpjekur për të fshehur të vërtetën dhe për të manipuluar rezultatet e hetimeve.BDI akuzon institucionet për fshehjen e të vërtetës
Lajme nga vendi
Taravari: S’e kemi plan të dalim prej Qeverie!

-Jo, as që e kemi thënë se dalim prej qeverie, as që e kemi në plan të dalim prej qeverie, tha kreu i ASH-së Arben Taravari. I pyetur nëse do ta braktisë koalicionin VLEN në rast se nuk arrihet marrëveshje për zgjedhjet lokale, Taravari tha:
“Jo, shihni, ne kemi dy opsione për zgjedhjet lokale, e kam thënë. Një është që të shkojmë VLEN-i së bashku, që kam thënë se unë dëshiroj të jetë ashtu, e dyta të dalim vetë në zgjedhje lokale, si Aleancë për Shqiptarët“, deklaroi mes tjerash Taravari.
Lajme nga vendi
KOMUNIKATË: Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme

KF Shkëndija me përgjegjësi të plotë ndjek dhe respekton çdo vendim institucional që ndërlidhet me momente të ndjeshme për shoqërinë. Si klub, e kemi përjetuar thellë tragjedinë e ndodhur në Koçan, një ngjarje që ka tronditur gjithë vendin dhe që ka ndikuar emocionalisht edhe në përditshmërinë tonë. Kjo ndjenjë ishte e pranishme në çdo seancë stërvitore gjatë këtyre ditëve dhe u reflektua edhe në ndeshjen ndaj AP Brera, ku pavarësisht fitores 2:1 dhe ruajtjes së vendit të parë në tabelë, skuadra nuk përjetoi gëzimin e zakonshëm pas ndeshjes.
Në këtë kuadër, Shkëndija e respektoi minutën e heshtjes të vendosur nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut në nderim të viktimave. Megjithatë, gjatë këtij momenti, një grup individësh në tribunë zgjodhi të mos e respektojë heshtjen, sjellje që nuk përfaqëson as klubin, as tifozërinë në tërësi. “Ballistet”, të cilët zakonisht qëndrojnë në tribunën “Marshin Beqiri” mbrapa portës, kësaj radhe ishin të vendosur në tribunën qendrore. Në stadium ishin të pranishëm rreth 3-4000 spektatorë, ndërsa vetëm një grup prej afërsisht 20 individësh tregoi sjellje të papërgjegjshme, e cila nuk përfaqëson ndjenjat, solidaritetin dhe respektin e shumicës së tifozëve të pranishëm.
“Ballistet” janë lojtari i 12-të i klubit dhe gjithmonë kanë qenë pjesë e pandashme e Shkëndijës, por sjellja e papërgjegjshme e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin.
KF Shkëndija shpreh keqardhje për këtë situatë dhe rithekson qëndrimin e saj të palëkundur në respekt të jetëve të humbura dhe dhimbjes që po kalon e gjithë shoqëria.
KF Shkëndija Tetovë
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve