Connect with us

Sport

KUALIFIKIMET PËR BOTËRORIN 2026: SONTE  NË SHKUP PËRBALLEN MAQEDONIA – UELLSI 

Published

on

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte zhvillon ndeshjen e dytë kualifikuese  në kuadër të Grupit J, për Kampionatin Botërorë  që do të mbahet  në SHBA  në vitin  2026. Kundërshtar i reprezentacionit tonë është Uellsi e cila në raundin  e parë shënoi fitore 3-1 kundër Kazakistanit. Në pritje  të ndeshjes  së sotme, mbrëmë para  seancës së  fundit stërvitore  në arenën ‘’Todor Proeski’’ u mbajt press konferenca  zyrtare  ku  pra mediumeve  pikëpamjet e tyre  për duelin me Uelsin i dhanë seleksionuesi Bllagoja Milevski dhe portieri Stole Dimitrievski.  Seleksionuesi Milevski tha se kanë analizuar ekipin kundërshtar edhe pse   është shumë më ndryshe  ndeshja me Lihtenshtajnin

 “ Gjithsesi se kemi analizuar Uellsin jo vetëm në ndeshjen e  fundit  por të gjitha ndeshjet  prej kur seleksionuesi i tyre nisi  me  punë  dhe mendoj se jemi të përgatitur  duhet të  jemi të përsosur në planin taktik me  disiplinë taktike  në pjesën fizike  dhe sigurisht duhet të jemi maksimalisht të fokusuar nëse duam të shpresojmë në rezultat pozitiv’’. tha  seleksionuesi Milevski

 Portieri Stole Dimitrievski   theksoi se ndeshja me  Lihtenshtajnin ishte mjaftë e vështir duke pasur  para sysh se  ishin në ankthin e tragjedisë në Koçani-:

 “ Gjithmonë  që kam ardhur  në  pres Konferencë  kemi pasur  një ‘’rrjetë të pastër’’ , le të bëjmë të njëjtën gjë kundër Uellsit. Le të jetë kjo lumturi e re. Do të doja që të kishim një ndeshje tjetër të mirë, po punojmë dhe jemi gati. Nëse arrijmë të mbrohemi, kemi të paktën një barazim dhe pse të mos dalim edhe fitues’’ tha portieri Stole Dimitrievski

Ndeshja e raundit të dytë e  grupit J, mes Maqedonisë së Veriut dhe Uellsit  do të zhvillohet  sonte në arenën ‘’Todor Proeski’’ në Shkup me fillim në ora 20 e 45 minuta

Shaban Sinani – Tv Koha

Advertisement

Advertisement

Sport

LIGA E PARË: SHKËNDIJA SIPAS PLANIT, NGECË GOSTIVARI

Published

on

Shkëndija e Tetovës në përballjen me ekipin AP Brera të Strumicës regjistroi fitoren e 15 sezonale duke fituar me rezultatin e ngushtë  2-1. Fjalën kryesore në këtë përballje e kishte  golashënuesi më  i mirë në historinë e  futbollit të Maqedonisë dhe të Shkëndijës Besart Ibraimi i cili shënoi 2 gola për tre pikë të reja  që  çojnë  ekipin  drejt  titullit të pestë kampion i Maqedonisë së Veriut.  Trajneri Jeton Beqiri pas përfundimit të ndeshjes duke u bazuar në rezultate e  ndeshjeve tjera  theksoi se  ekipi  të jetë  më në nivel

  “Unë pres  që ekipi  të jetë me kalimin e kohës edhe më  mirë fizikisht edhe besoj që do jemi aq vigjilent dhe të mençur që të menaxhojmë situatën deri në  fund  ashtu si duhet’’ deklaroi Jeton Beqiri.

Ndërkohë me një komunikatë zyrtare  të klubit thuhet: ‘’Klubi i futbollit Shkëndija respekton viktimat dhe distancohet nga sjelljet e papërgjegjshme  të një  grupi të tifozëve distancohet nga sjellja e një grupi të caktuar individësh nuk pasqyron qëndrimin e tifo-grupit, i cili aktualisht është në proces riorganizimi, dhe as të pjesës tjetër të publikut, që në atë moment reagoi me fishkëllima për të shprehur pakënaqësinë ndaj atyre që këndonin”, thuhet  pos  tjerash  në komunikat. 

Nga ana tjetër për sjelljet një grupi të tifozëve që nuk e respektuan heshtjen  dedikuar  viktimave  nga  tragjedia e Koçanit,  Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani

Çka të thuhet për rezultatet e ndeshjeve tjera ku vërtet janë befasuese sidomos fitorja e Voska Sport në transfertën me Gostivarin në Maxhari, kur dihet se skuadra vendase ishte njëra  nga  ekipet pretendente për titullin kampion, ndërsa pas kësaj disfate titulli mbetet vetëm një dëshirë e pa realizuar. Edhe pretendenti tjetër për kreun e tabelës Sileksi ka zhgënjyer tifozët e vet duke barazuar me Tikveshin. Ndeshja Rabotniçki – Besa ishte e barabartë por një   penalti vendosi  që tre pikët të mbeten në Shkup, ndërsa ekipi nga Dobërdolli vazhdon të mbetet  në situatë të vështirë  për siguruar mbijetesën. Struga Trim Lum  edhe  në përballjen  me  ekipin Shkupi dëshmoi se nuk është në formën e vetë të duhur  pasi  luajti  vetëm me barazim pa gola. Pelisteri që në disa ndeshje të fundit ishte mjaft e  suksesshme por   në përballjen e së shtunës  dështoi   kundër Vardarit duke zhgënjyer tifozët e vetë. Pas  javës së  25-të  Shkëndija  me  53 pikë, Sileksi me  48  dhe  Rabotniçki  me 48 pikë mbeten tre  kandidatët më serioz për  titullin kampion, ndëras  mbijetesa  do të diskutohet mes  ekipeve Tikveshi  e AP Brera që kanë nga  22 pikë dhe Voska Sport e  Besa e Dobërdollit  që kanë  nga  21 pikë. Deri në fund  të kampionatit në Ligën e parë kanë mbetur  edhe  tetë  xhiro, ndërsa kampionati  përfundon  me  ndeshjet e xhiros së 33-të më 18 maj.
 
Shaban Sinani – TV Koha
Continue Reading

Sport

FFM hap procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës

Published

on

Federata e Futbollit e Maqedonisë ka hapur procedurë disiplinore ndaj Shkëndijës. Sipas FFM-së kjo vjen për shkak të sjelljes jo njerëzore të tifozëve dhe mosrespektimit të minutës së heshtjes në nder të viktimave në Koçani. 

“Ky akt përfaqëson një mosrespektim të papranueshëm ndaj të ndjerëve dhe familjeve të tyre. FFM do të ndërmarrë masa të përshtatshme në përputhje me rregullat për të siguruar që veprime të tilla të pahijshme të mos përsëriten më kurrë. Për njerëz të tillë nuk ka vend në futboll. Le të marrin shembull nga Shkëndija e Haraçinës, e cila tregoi dinjitet dhe respekt për viktimat dhe situatën e përgjithshme në vend. FFM, disa javë më parë, tashmë i zbrazi tribunat nga tifozët mysafirë në Strugë për shkak të sjelljes së pahijshme, dhe kjo do të vlejë për të gjithë – pa përjashtim. Futbolli duhet të mbetet sport i respektit dhe dinjitetit”, thuhet në komunikatën e FFM-së. 

Continue Reading

Sport

NBA: OKLAHOMA SKUADRA E PARË QË PREK 60 FITORE

Published

on

Pesë fitore të vendasve  dhe tre të  atyre mysafire është epilogu i tetë ndeshjeve  të zhvilluara sot  në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Oklahoma  vazhdon bindshëm të kryeson  Perëndimin me   61  fitore e 12  disfata, ndërsa Lindjen e kryeson Cleveland me 59 fitore e14 disfata

 Indiana fitoi 162-109 në fushën e Washington, duke u bërë skuadra që ka shënuar më shumë pikë në një ndeshje të vetme këtë sezon. Sfidë ku 9 lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë (Haliburton me 29 pikë më i miri) dhe 14 basketbollistë shënuan në koshin e skuadrës vendase.

Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke qenë e para që kalon shifrën e 60 fitoreve këtë sezon. Ajo mundi sot 125-104 Memphis. Alexander Shai me 37 pikë ishte lider. Fiton edhe Cleveland, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, që falë 29 pikëve të Allen mundi 124-116 San Antonio.

Humbje në sekondën e fundit për Lakers, që u mund 119-117 nga Chicago. Një kosh i Giddey (25 pikë, 14 kërcime, 11 asist) nga mesi i fushës i dha fitoren Bulls. Fitorja e tretë radhazi për Miami, që mundi 122-112 Atlanta (Tyler Herro 36 pikë), ndërsa Dallas fitoi 101-92 në fushën e Orlando (Jaden Hardy 22 pikë).

 

Advertisement

Rezultatet e sotme

Cleveland – San Antonio, 124-116

Orlando – Dallas, 92-101

Washington – Indiana, 109-162

Miami – Atlanta, 122-112

Advertisement

Chicago – Lakers, 119-117

Oklahoma – Memphis, 125-104

Utah Jazz – Houston, 110-121

Sacramento – Portland, 128-107

 

Advertisement

Shaban Sinani – TV koha

Continue Reading

Më të lexuarat