Lajme nga vendi
Toshkovski: 20 persona të dyshuar për tragjedinë në Koçani, është arrestuar një ish Sekretar Shtetëror në ministrinë e Ekonomisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski tha se deri në këto momente ka të dyshuar më shumë se 20 persona rreth 15 prej tyre, janë në stacion policor, 9 nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje kanë vdekur.
“Një pjesë janë në spital, 4 persona janë të siguruar në spital, dy anëtarë të grupit, djali i pronarit të diskotekës dhe drejtues i subjektit juridik. Një pjesë të arrestuarve që janë në stacion policor janë njerëz që kanë faj direkt në lidhje me këtë ngjarje”, tha Toshkovski, raporton SHENJA.
Toshkovski tha se po ashtu janë arrestuar një ish Sekretar Shtetëror të ministrisë së Ekonomisë, një udhëheqës të sektori në Ministrinë e Ekonomisë, ish drejtor i Drejtorisë për Shpëtim dhe tre të punësuar në drejtorin.
Sa i përket licencës, Toshkovski tha se licencë legale nuk ka.
Toshkovski tha se janë lënduar 20 persona të mitur, ndërsa tre prej tyre kanë vdekur.
“Në diskotetë ka pasur rreth 500 persona, janë shitur 250 bileta”, tha mes tjerash.
Në gjendje kritike janë 22 persona dhe një pjesë e tyre do të transportohen në vend të ndryshme.
Lajme nga vendi
Tragjedia në Koçan, Shqipëria shprehet e gatshme për ndihmë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama, kanë shprehur ngushëllime në lidhje me tragjedinë e ndodhur në Koçan, derisa kanë shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihme që mund të jetë e nevojshme.
Begaj shprehet se lutjet e tij dhe të popullit shqiptar shkojnë për të lënduarit, që të gjejnë shërim të shpejtë e të mos rëndojë më shumë dhimbja në qytetin e Koçanit.
Kurse, kryeministri Edi Rama ka shkruar në X, se me një ndjenjë hidhërimi të veçantë u përcjell vëllezërve e motrave të Maqedonisë së Veriut ngushëllimet e tij për tragjedinë e madhe të Koçanit.
“Jam pa fjalë dhe lutem që të lënduarit të shërohen dhe që familjarët e viktimave të gjejnë forcën të përballojnë humbjen e tyre të pangushëllueshme. I përcjell po ashtu kryeministrit Mickovski dhe autoriteteve të vendit fqinj ngushëllimet në emër të Shqipërisë e shqiptarëve, duke shprehur gatishmërinë për çfarëdoqoftë ndihma jonë mund të jetë e nevojshme”, ka shkruar ai.
Lajme nga vendi
Fetai: Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave

Zv.kryeministri Arben Fetai ka bërë të ditur se Qeveria ka shpallur 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
Më poshtë mund ta lexoni të plotë njoftimin e Fetait.
Vendime të rëndësishme pas tragjedisë së Koçanit
Në mbledhjen e Qeverisë mbajtur sot në ora 16:00, në lidhje me tragjedinë e Koçanit, morëm tre vendime:
– Shpallëm 7 ditë zie shtetërore në nderim të viktimave.
– Ngarkuam Inspektoratin Shtetëror të Tregut që, brenda tre ditëve të ardhshme, të kryejë mbikëqyrje të jashtëzakonshme në kabaretë, klubet
e natës dhe diskotekat në gjithë vendin, duke raportuar menjëherë tek Qeveria mbi gjetjet.
– Aktivizuam mekanizmin e asistencës ndërkombëtare për mbështetje në këtë situatë të rëndë për vendin.
Jemi të përkushtuar për të siguruar drejtësi dhe mbështetje për të prekurit nga kjo tragjedi.
Lajme nga vendi
Turqia merr në mjekim nëntë të lënduar nga tragjedia në Koçan

Nëntë pacientë në gjendje kritike, të lënduar nga zjarri në klubin e natës në Koçan të Maqedonisë së Veriut i cili mori jetën e dhjetëra personave do të nisen drejt Turqisë për mjekim të mëtejshëm.
Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve